Horoskopi e diel 8 janar
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj...
Shqiptarët në Maqedoni kanë bashkuar mandatet e fituara nga zgjedhjet e fundit, rreth një qëndrimi të përbashkët politik, për të pasur një ofertë të vetme ndaj dy partive maqedonase. Kërkesat sillen rreth të drejtave të premtuara ndaj shqiptarëve në ?Marrëveshjen e Ohrit? në vitin 2001, në thelbin e të cilës, është respektimi i shqiptarëve, si element shtet-formues në Maqedoni.
Entuziasmi që ka ngjallur kjo që po e quaj si ?Marrëveshja e Tetovës?, më duket pak artificial.
E vetmja gjë pozitive dhe e paarritur më parë, është se shqiptarët kanë bashkuar votat për të mos u defaktorizuar. Ky është një kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
?Marrëveshja e Ohrit? ka qenë detyrim prej mbi 15 vjetësh për t?u zbatuar, por nuk u vu në jetë kurrë, për një arsye themelore: Maqedonia nuk ishte shtet demokratik përgjatë këtyre 15 viteve. Ajo vazhdoi të ishte shtet autoritar dhe përjashtues për shqiptarët.
Në këtë aspekt, ?Marrëveshja e Ohrit? mbeti e pazbatuar dhe nga një çështje e demokracisë dhe institucioneve demokratike të shtetit të Maqedonisë, u rikatandis në një çështje etnike, që krijonte iluzionin e rremë, se nuk zbatohej ngaqë shqiptarët nuk ishin bashkë.
E vërteta është se shqiptarët gjithnjë janë kthyer në një patericë të pushtetit të Shkupit, duke hyrë në qeveri dhe duke përmbushur orekset e tyre partiake, por arsyeja kryesore përse ?Marrëveshja e Ohrit? ka ngelur në letër, është fakti që Maqedonia nuk është një shtet demokratik. Ata kanë ndjekur një politikë segregacioni ndaj shqiptarëve atje, më tej akoma kanë nxitur ?getoizimin? e tyre dhe zhvillimin jashtë konceptit të shtetit maqedon. Pak a shumë, politika e Maqedonisë i ka konceptuar shqiptarët si një geto, për të cilën ka preferuar të flasë me të parin e tyre, nëse u duhet pak bukë, ujë, e drita, sa të mos vdesin dhe tek- tuk dhe ndonjë xhami.
Dhe kjo ka krijuar atë që bashkimi i partive shqiptare, të duket një lajm entuziast.
Por e vërteta e këtyre zgjedhjeve, është se shqiptarët aty tejkaluan vetveten, votuan një subjekt maqedonas dhe rritën fuqinë e tyre përballë një regjimi autokrat. Ky ishte dhe lajmi më entuziast për zgjedhjet. Përfundimi i zgjedhjeve u pa me entuziasëm, si një shpresë që do të goditej regjimi autoritar i Gruevskit, i cili ka dëmtuar demokracinë, lidhjet e Maqedonisë me Perëndimin, bllokimin e hyrjes në NATO dhe BE, dhe i ka bërë shqiptarët dhe maqedonasit më të pasigurtë.
Kështu që, kushti kryesor i shqiptarëve në Maqedoni, nuk duhet të jenë pikat që sillen rreth platformës së ?Marrëveshjes së Ohrit?, pasi ajo tani është detyrë e palës maqedonase, por duhet të jetë Maqedonia demokratike, properëndimore, si e vetmja garanci për të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët në Maqedoni nuk mund të jenë kurrsesi të lirë dhe të zhvilluar, nëse nuk jetojnë në një vend properëndimor dhe demokratik. Bërja e të gjithëve bashkë, duhet ta përfshinte dhe kushtin e mos bërjes së koalicionit me Gruevskin, si shkaktarin kryesor të një Maqedonie jodemokratike, autoritare dhe antishqiptare.
Nuk kam iluzione për Zajevin, dhe nuk kam të drejtë ta gjykoj të ardhmen e shqiptarëve me të, por fakti që shtatëdhjetë mijë shqiptarë i kanë dhënë votën, do të thotë mes të tjerash, që ai duhet të ishte pale, ose i përfaqësuar në paktin e partive shqiptare, pasi është një nga partitë e mëdha shqiptare, me 70 mijë vota. Kushtet e shqiptarëve të bashkuar vlejnë dhe duhet të vlejnë vetëm për Zajevin dhe vetëm për t?i hapur rrugën një Maqedonie demokratike. Përndryshe, Gruevski ua pranon në letër menjeherë që nesër dhe ndryshimi i vetëm është se nëse para zgjedhjeve Gruevski bënte pazar vetëm me Ali Ahmetin, tani do bëjë dhe me tre të tjerë.
Shqiptarët nuk duhet të futen në garë se kush do bëjë pazar me palën maqedonase, por si duhet të punojnë me ta për ta bërë Maqedoninë një shtet demokratik, të lirë dhe të barabartë për shqiptarët, ku Perëndimi të jetë garanti i tyre kryesor. Ndryshe, një shtet autoritar, që shtyp opozitën dhe median, që është i orientuar nga Rusia dhe ka fobira e paranoja kundër Perëndimit, nuk garanton asgjë për shqiptarët. Në një Maqedoni ku vuan qoftë dhe një maqedonas, ku përgjohen 20 mijë qyetarë, ku burgosen gazetarë dhe shpiken terroristë shqiptarë sa herë ka nevojë pushteti, ta harroni se do ketë liri dhe drejtësi për shqiptarët. Entuziasmi ?patriotik? për bashkim firmash, mund të kthehet në një flluskë sapuni, pasi ato janë kërkesa të 15 viteve të shkuara, që u provua se nuk i përfilli askush për shkak të një shteti të padrejtë dhe autoritar. Ndaj e keqja duhet goditur në zemër dhe shqiptarët duhet të jenë faktor për një Maqedoni demokratike. Dështimi i demokracisë atje do të jetë dështim i shtetit maqedonas dhe natyrisht i shqiptarëve./TemA
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj...
Marrëdhëniet mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës po bëhen pak ng...
Publikimi i një video ku shfaqet djali dhe nipi i Klement Ba...
Lirimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze dhe mosp...
Ish-kryeministri Sali Berisha nepermjet nje postimi ne rrjet...
Kryeministri Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bër...
Megjithëse policia flet se Eskobari i Ballkanit, Klement Bal...
Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimin ne fund e k...
Nga Margarita Kola* Arrestimi i Ramush Haradinaj sipas të D...
Ndalimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Muluzës dhe vend...
Nga Arian GaldiniMe ne fund, shqiptaret e Maqeronise e hodhe...
Lëvizja Socialiste për Integrim, duke ndjekur me shumë vëmen...
Lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt nga policia francez...
Dy qytetarë kanë përfunduar në spital për shkak se kanë rrës...
Prej disa ditësh në qytetin e Pogradecit reshjet e dëborës k...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për gjendjen në vend ...
Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e përbashkët t...
Avokati i Popullit Igli Totozani nuk e ka pritur mirë humbje...
Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar viktimën e parë në vend....
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...