Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Disa ditë më parë, ministri Ilir Beqja bashkë me kryeshefin Rama shpallën ?gjendjen e jashtëzakonshme? ama për shkak të gripit. Në radhë të parë, shtynë fillimin e shkollave nën një slogan paniku, sikur gripi është me brirë e kthetra dhe do të bëjë kërdinë! U bënë deri mbledhje të veçanta për të pikturuar një situatë emergjente, me qëllim kryesor të një pamje teatrale të një qeverie e kryeministri në krye të detyrës, në një mjedis, që ndryshe nga acari dhe reshjet e borës që po afroheshin e kërkonin vëmëndjen e munguar, rrezatonte rehatllëk e ngrohtësi. Ndërkohë asgjë konkrete për emergjencën e vërtetë ndaj këtij të ftohti polar, që po kaplon vendin përveç paralajmërimeve zyrtare, aty këtu deri dhe qesharake të tipit të Lali Erit. Sidomos të atyre për mos të dalë nga shtëpia kot e pa arsye! Për çudi dhe media është brenda kësaj ?loje?. Po pompohet gjithandej një alarm gripi vdekjeprurës! Rrini në kuti, ruhuni, mbylluni në kullë e bëni kujdes! Do të bëhet nami! Thirrje e fjalime drithëruese lart e poshtë, kronika spitalesh me disa të vdekur e me shtretër të mbushur me pleq e fëmijë, e statistika të hedhura kuturu, të cilat as ata, që i citojnë mbase s?ia dinë rëndësinë apo kuptimin e plotë…
Pas gjithë kësaj situate alarmante vjen rrugëdalja, një ?zgjidhje e mençur? që e rilind këtë popull të ?goditur rëndë? nga ky grip i mallkuar! Të mbyllim shkollat! Ta frenojmë këtë epidemi që po bën apo mund të bëjë namin! Por a mund të konsiderohet realisht ky grip një epidemi në fazën e sotme? Çfarë është në vetvete një epidemi? Në të vërtetë, sipas një përkufizimi klasik, një sëmundje konsiderohet epidemi ?kur sëmundja paraqitet masivisht mbi një popullim të qënjeve të gjalla dhe nuk kufizohet në ndonjë grup të vecantë të popullimit?. Ajo është gjithashtu e kufizuar si për nga vendi dhe koha dhe quhet epidemi vetëm kur mbi 10% e popullatës së vendit është e prekur prej saj. A është ky rasti? Sa për qind e popullatës është prekur nga ky grip në ditët e sotme? Kemi vetëm shifra në eter. Ku janë statistikat? Pse hesht ISHP? Aq më tepër, që mjaft specialistë mendojnë se nuk ka vend për frikë nga situata e sotme gripale, ka thjesht vetëm shtim të rasteve. Po ashtu, në rastin e një sëmundje, e cila nuk ka qarkulluar prej kohësh brenda një popullate, ajo dhe mund të shkaktonte një epidemi. Ndërsa, në rastin e një sëmundjeje si gripi, që ka qarkulluar shpesh e periodikisht në Shqipëri, pavarësisht tipit të tij, në variantin më të keq mund të ketë një rritje të të prekurve, kryesisht në ato grup- mosha më delikate apo të pa mbrojtura nga i njëjti virus. Në popullatë mund dhe të kemi pasur rritje të rasteve sporadike krahasuar me një sezon tjetër, për të cilin ISHP nuk na ka thënë asgjë sot, por, ama, në fazën aktuale, ky grip nuk duket t?i plotësojë kushtet për t?u konsideruar epidemi; sidomos nisur nga ajo që konstatohet dita ditës në terren. Pse atëherë politika mavi i mëshon termit epidemi? Thjesht për të kaluar këto ditë tejet të ftohta, për të cilat nuk janë marrë masat e nevojshme e për rrjedhojë gjatë tyre mund të mos jenë të kalueshme shume segemente rrugore apo nuk mund të përballohen në shkollat tona shumica e të cilave akoma teje të amortizuara, dhe, për këtë arsye synohet, ndoshta, për të ?trembur? njerëzit duke rritur nivelin e panikut? Fundja, sipas progres raportit të fundit të BE ?fondet e caktuara për emergjencat civile janë ato lloj fondesh që lidhen me rastet më të shumta të keqmenaxhimit? apo e thënë ndryshe që lidhen me rastet më të shumta të korrupsionit. Por mund të ketë dhe ?arsye? të tjera për mbjelljen e këtij paniku! Dhe ja, pra, në momentin kur niveli i terrorit në vatrat familjare e në popull është në nivele alarmante del ?shpëtimtari? Beqja. Ai sugjeron: bëni vaksinën antigrip! Në qoftë se ky grip është tanimë epidemi, ç?të mirë sjell një vaksinë parandaluese kaq e vonuar? Apo të mirat i di më mirë se kushdo tjetër zoti Beqja?! Gojët e liga flasin deri dhe për kompani pranë tij që sapo ka importuar maune me të tilla vaksina? ISHP na lajmëroi në mes të muajit nëntor se pritej një situatë e tillë me rritje rastesh në Janar-Shkurt 2017 atëhere pse nuk u morrën masat në kohë por u sollën me urgjencë e vonesë vaksinat e famshme duke shkaktuar mungesa te vaksinave deri në date 4 Janar në shumë qëndra shëndetësore? Pse po na pasqyrohet këto ditë një situatë të dështimit të sistemit shëndetësor parësor si pasojë e mungesave të theksuara në trajtimin e epidemisë gripale në qëndrat shëndetësore dhe poliklinat e Tiranës e qyteteve të tjera.
Në fakt, miq të dashur në vëndin tonë epidemi ka! Por, ama, kjo është epidemi korrupsioni e hajnie! Aq më tepër, që një ?filozofi? e këtij lloji ndodhet e shtrirë në çdo hallkë të administratës dhe institucioneve të shtetit! Pikërisht, kjo është gjendja epidemike me të vërtetë alarmante në ditët e sotme. Por, cili është virusi apo mbartësi i tij? Nga nisi infektimi, mbartja e shpërhapja e tij? Në të vërtetë, mjaft qytetarë, opozita dhe ish faktorë të rëndësishëm e deputetë të kupolës rozë si zoti Blushi, Kokëdhima, Kosta e zonja Hafizi me plot të drejtë drejtojnë gishtin tregues tek selia mavi si mbartëse e infektuese!…
Kjo është epidemia e madhe dhe e thellë; ajo nuk është nga ato që shërohet me mbyllje shkollash, çerdhesh e shfaqje mediatike. Kjo epidemi nuk luftohet as me vaksinën anti-grip të ministrit tepër të përfolur, as nga masat e marra prej shtabit teatral të emergjencave pranë kryeministrit artist, aq më pak nga paralajmërime propagandistike të servirura nga krye-bashkiaku montator! Me sa duket, ilaçi i vetëm kundër kësaj epidemie është reagimi qytetar dhe vota e mençur ndaj abuzimit në administrim e qeverisje!…
Aleanca KuqeZi ka mbledhur sot strukturat dhe disa parti opo...
Funksionarët shqiptarë duket se i pëlqen të përdorin disa gj...
Ish-zv.ministri i shëndetësisë, Bardh Spahia ka denoncuar va...
Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, institucionet arsim...
Në Kodin e Procedurës Penale janë përcaktuar dhe detaje se s...
www.citynews.al kërkon gazetarë me eksperiencë.Agjencia e la...
Përfaqësuesit e Zyrave Rajonale të Avokatit të Popullit në K...
“Unë, kam dëshirë që PS ta vlerësoj si duhet kandidaturën ti...
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë edhe me një j...
Komisioni Evropian ka gati ekspertët që do të realizojnë pro...
Pritet që të ketë shkarkime të drejtorëve të administratës n...
Këto ditë kur mijëra shqiptarë janë nën kërcënimin e motit, ...
Me hyrjen e vitit të ri 2017, Partia Socialiste është angazh...
Seksioni kunder narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policis...
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve të Drejtorisë Ve...
Zbardhet plani i ndërkombëtarëve për të luftuar korrupsionin...
Një 24 vjeçare nga Ukraina, e cila pretendon se detyrohej ng...
E kemi parë përgjithësisht si një reper të fortë, i cili god...
Ky është padyshim lajmi që kushdo që po vuan nga ftohja për ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...