FOTOT/ISIS jep 1 milion $ shpërblim kush vret e ushtaren seksi kurdo-daneze!
Koka e Joanna Palani, vlen 1 milion dollarë. Ky është pikëri...
Përditë e më shumë po shtohen dyshimet për rolin që po luan lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni.
Partia e tij, dikur hegjemone mes shqiptarëve, u përgjysmua në vota falë mbështetjes së gjatë që ai i dha regjimit autokratik të Gruevskit. Shenjë e kësaj nëpërkëmbje të interesave të shqiptarëve, qe edhe mbështetja për partitë e krijuara rishtas. Ndëshkim për politikën e ndjekur ishte edhe vota epokale e rreth 60- 70 mijë bashkombasve tanë, që për herë të parë votuan për një parti maqedone, opozitën e Zoran Zaevit.
Por, pavarësisht nga këto sinjale të qarta, ish lideri i UÇK, sot në politikë, po mëdyshet gjatë se kujt do t?ia japë 10 deputetët e tij për të formuar qeverinë e re në Shkup.
Që në orët e para pas përfundimit të garës elektorale, ai nuk e shpalli qëndrimin e tij. Nuk e bëri këtë, as pas protestave masive të VMNRO- DPMNE të Gruevskit përpara komisionit të zgjedhjeve, që hapen e mbyllen me thirrje anti shqiptare. Nuk po lëkundet as kur dëgjon aleatin e tij të flasë kundër shteteve perëndimore, që janë e vetmja garanci për shqiptarët e Maqedonisë. Nuk po e thotë fjalën si lider edhe kur sheh se nacionalistët e Gruevskit, për hir të pushtetit, po mundohet t’i japin vendit të tyre një kurs të kundërt me integrimin në BE dhe NATO.
Po t’u shtosh të gjitha këtyre hezitimeve edhe bashkimin e votave të BDI-së me VMNRO- DPMNE, në komisionin qendror të zgjedhjeve, ngrihen disa pikpyetje: A mos Ali Ahmeti është peng i Gruevskit, koalicionin e mëparshëm me të cilin nuk e prishi as kur lobuan ndërkombëtarët? A mos vallë ai po i tradhëton interesat e shqiptarëve? A mos ish luftëtari është shndërruar në kolaboracionist?
Gjithkush e di se Ali Ahmetit i leverdis ta braktisë Gruevskin. Gjithkush e kupton se nëse ai mendon të qeverisë edhe një mandat me të, BDI do të zhdukej elektoralisht. Gjithkush e imagjinon se nëse i del kundër trendit për të cilin votuan shumica e shqiptarëve (pra ndarjen me një regjim kleptokrat dhe nacionalist) ai do të nënshkruante fundin e tij.
Po atëherë pse heziton Ali Ahmeti?
Një pjesë e njerëzve pranë tij, i justifikojnë këto qëndrime me një lloj takticizmi. Me një lloj dredhie, tipike për politikën ballkanike, për të mos iu ofruar opozitës së Zaevit, pa kushte. Me kompleksin për të qënë i lutur përpara se të lutetsh, pasi kështu fiton gjithnjë më shumë.
Ndërsa kundërshtarët mendojnë ndryshe. Sipas tyre, Ali Ahmeti është i dënuar të bjerë në prehrin e Gruevskit për të mbrojtur mëkatet e njerëzve të tij më të afërt, që po hetohen prej prokurorisë speciale. Lideri nacionalist e deklaroi edhe gjatë fushatës elektorale se nuk do ta zgjasë më tej mandatin (18 muaj) e kësaj prokurorie nëse rikthehet në pushtet.
Kështu, sipas kësaj llogjike, Ahmeti, për të mbrojtur rrethin e ngushtë, që ka qeverisur për pothuajse një dekadë me VMNRO- DPMNE, do të sakrifikonte reputacionin e forcës së tij politike dhe do t’i kundërvihej tendencës së votës së shqiptarëve.
Por, fatkeqësisht, as justifikimet e miqve dhe as akuzat e armiqve nuk mund ta arsyetojnë Ali Ahmetin. Sepse ai, tanimë, nuk e ka luksin të mendojë, as me takticizmin e politikanëve të rëndomtë dhe as me sentimentalizmin e liderit që mbron bashkëpunëtorët.
Nga ky privilegj e zhveshi ngjarja e jashtëzakonshme që ndodhi në Maqedoni në 11 dhjetor. Ajo nuk qe as një garë e thjeshtë elektorale. As një ndryshim rutinë i pushtetit. Ajo qe një bashkim epokal mes një pjese të madhe të maqedonëve dhe një pjese po aq të madhe të shqiptarëve, në emër të vlerave të përbashkëta (lexo shkrimin poshtë). Në emër të dënimit të një regjimi autokrat, në emër të një shoqërie, me media të lira, me biznese konkuruese dhe me zgjedhje normale.
Pikërisht për këtë arsye, për veçantinë e asaj që ka ndodhur, Ali Ahmeti e ka të vështirë të dalë kundër këtij trendi. Edhe vonesa për t?iu bashkëngjitur atij, po e dëmton rëndë imazhin e luftëtarit të dikurshëm. Ndërsa tentativa për t?iu kundërvënë, qoftë për shkaqe meskine, qoftë për llogari të vogla, mund ta njollosë përfundimisht ish komandantin e UÇK-së. Sepse liderët shpesh nuk shpallen tradhëtarë vetëm kur shkojnë në shtrat me armikun, por fatkeqësisht edhe kur i bien ndesh rolit që koha ka përcaktuar për ta. Ky është udhëkryqi ku gjendet sot Ali Ahmeti. /Lapsi.al/
Koka e Joanna Palani, vlen 1 milion dollarë. Ky është pikëri...
Ministrja e Jashtme ruse konfirmoi vdekjen e ambasadori, ndë...
Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka dhënë një pro...
Kjo eshte video e momenti kur ambsadori i Rusise ne Turqi, A...
Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, mund të ço...
Të qëndruarit në formë kur është ftohtë mund të jetë e vësht...
Ne Asamblene Kombetare te Forumit Rinor te LDE, te zhvilluar...
Nga Gjergj THANASIKasapët e Shtetit Islamik, ndërsa kryenin ...
Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi është një nga 7...
Bota e pornos sigurisht është shume larg realitetit dhe ajo ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Turqi. Am...
Mjekësia popullore në Lindje ka një interpretim shumë intere...
Në zemrën time kanë hyrë dy persona, për të cilët vuaj natë ...
Mjafton një udhëtim në Gjermani, për të kuptuar se si funksi...
Vendosja e pullës fiksale nga konçesionari nuk ka marrë mira...
Nga Arben SKENDERIViena ne Tirane…?!?! Jo jo, eshte prapagan...
Banorët e pallatit 1038 diku afër Muzeut Arkeologjik në Durr...
Në hyrje të qytetit të Sarandës, pranë një hoteli, rreth orë...
Drejtësia franceze deklaroi sot se drejtoresha e përgjithshm...
Që nga kjo fundjavë, faqja e hapur nga Këshilli i Ministrave...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...