Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Viti 2017 pritet të tronditë politikën dhe drejtësinë shqiptare, dhe kjo ka trembur jashtë mase elitën qeverisëse në vendin tonë, si dhe gjyqtarë e prokurorë. Teksa dhe një javë na ndan nga opinioni i Komisionit të Venecias për vetingun, të gjithë janë vënë në alarm dhe kanë nisur të bllokojnë reformën në drejtësi.
Ditët e fundit ka shpërthyer një skandal me përkthimin e vetingut. Ky skandal doli pikërisht tani që vjen përgjigja e Venecias. Gazeta ?Sot? shkruan se kjo manovër kryhet me qëllim që të zvarritet akoma dhe më tej ligji. Përveç kësaj, dje gjyqësori e tregoi hapur se nuk e do reformën në drejtësi. Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Gjyqtarëve ankimuan në Kushtetuese ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kreu i shoqatës, Gerd Hoxha, deklaroi se ligji bie ndesh me Kushtetutën. Po ashtu, ai tha se ligji bllokon punën e KLD. Por pse ka frikë politika dhe drejtësia shqiptare? Arsyeja është e thjeshtë: Të gjithë të korruptuarit do shkojnë në burg. Dje, gazeta publikoi një artikull ku tregonte se SHBA ka nisur punë për të marrë Byronë e Hetimit. Kjo ka tmerruar politikën shqiptare, pasi e dinë se shumë shpejt do të ndodhë shembulli kroat dhe rumun.
Spastrimi i gjyqësorit
Gjyqtarët e kanë dëshmuar qartë deri më tani se nuk e duan reformën në drejtësi. Arsyeja është e thjeshtë: ?Vetingu?. Të gjithë janë tmerruar nga ligji i vetingut, pasi përmes këtij ligji do dalin në dritë aferat. Të gjithë do verifikohen në tre aspekte: Do verifikohet pasuria, figura dhe aftësitë. Teksa për figurën dhe aftësitë shumica janë të qetë, më të shqetësuar janë për pasuritë. Për këtë proces do vijnë ekspertë nga SHBA-BE dhe të gjithë gjyqtarët duhet të deklarojnë çdo gjë që kanë. Në momentin që ata nuk e justifikojnë, atëherë ajo quhet pasuri kriminale dhe ata largohen nga sistemi, teksa nisin automatikisht hetimet penale. Çdo pronë e gjyqtarëve do kalojë në sitë. Po ashtu llogaritë bankare, madje dhe llogaritë jashtë shtetit. Arsyeja që gjyqtarët tremben është se të gjithë kanë makina luksoze, kanë disa apartamente, ndërsa të ardhurat në një vit shkojnë në miliona euro, e faktuar kjo në deklaratat e pasurisë. Pak ditë më parë, gazeta nxori një listë me 15 gjyqtarët më të pasur në vend dhe emra të njohur, në një vit kanë pasur të ardhura nga 1 milion deri në 3 milionë euro. Po kështu edhe shumë gjyqtarë të tjerë kanë të ardhura të shumta. Kjo i ka trembur të gjithë, pasi në ligj është futur një klauzolë, ku thuhet se nëse pasuria është dyfish i të ardhurave, atëherë ajo është kriminale. Më herët ka qenë ambasadori Donald Lu, ai i cili ka thënë se mjafton t?u shohësh orët dhe makinat gjyqtarëve dhe e kupton se kush është i korruptuar.
Frika e politikës
Teksa gjyqtarët kanë frikë vetingun, politika është vënë në alarm nga ngritja e Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë Speciale. SHBA ka nisur lëvizjet për të marrë Byronë, ndërsa shumë shpejt do të ngrihet dhe SPAK. Sapo vetingu të ngrihet, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai më pas përcakton prokurorët që do kalojnë në sitë politikën. Deputetë, ish-deputetë, ministra e ish-ministra dhe funksionarë të lartë janë trembur, pasi SPAK do i kalojë të gjithë në sitë. Kushdo politikan që është akuzuar politikisht për afera do hetohet. Puna do nisë nga ata që janë me dosje. Individë si Ridvan Bode, Ilir Beqaj, Milva Ekonomi, Arben Imami, etj., janë akuzuar për shumë vepra dhe dosjet e tyre janë mbyllur. Por me ngritjen e SPAK ato do hapen. Përveç kësaj, frika e politikanëve është se në momentin që vërehet se dikush ka pasuri shumë të madhe dhe me rrogën që merr nuk e justifikon, atëherë për të do nisin hetimet. Përveç kësaj, politika është trembur dhe nga fakti se do të gjenden paratë e fshehura jashtë vendit. Dihet se miliona euro kanë shkuar në Qipro, Maltë, Singapor, ishujt Kajman, etj, apo janë investuar në kompani off-shore. SPAK do ketë një departament special vetëm për këtë gjë dhe çdo lek i nxjerr jashtë vendit do gjendet. Pritet që të bashkëpunohet me 7-8 agjenci të huaja, përfshirë dhe FBI. Kjo ka trembur politikën shqiptare. Mjafton të shohësh deklaratat e tyre të pasurisë dhe sheh që çdo deputet ka 3-4 apartamente, makina luksoze dhe dhjetra biznese. Ajo që i shqetëson tjetër është se çdo pasuri e dyshimtë do sekuestrohet. Në SPAK do ketë një grup ekspertësh që do bëjnë llogaritjen e pasurisë. Secili do llogarisë të ardhurat vjetore të politikanëve dhe njerëzve të drejtësisë dhe do bëjë një bilanc në lidhje me pasurinë e paluajtshme. Nëse vlera e objekteve del dy herë më e lartë, atëherë ajo do sekuestrohet dhe zyrtarët do shkojnë pas hekurave. Por një tjetër element që ata i frikësohen është se hetimet do shkojnë deri te brezi i katërt. Sot ndiqet një praktikë e tillë që pasuritë janë në emër të të afërmve të tyre. Mirëpo SPAK do hetojë gjithë krushqitë dhe kushërinjtë deri në brezin e katërt. Kjo do të thotë se askush nuk do ketë shpëtim. Kjo gjë i ka trembur jashtë mase si gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë dhe të gjithë synojnë bllokimin e reformës. Në Shqipëri pritet të ndiqet shembulli kroat dhe rumun. Në Kroaci është ngritur USKOK, e njëjtë me SPAK dhe deri më tani janë arrestuar mijëra zyrtarë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Rumani.
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 33-vjeçar, pasi is...
Kryeqyteti dhe i gjithë vendi është përfshirë nga temperatur...
Shtypi i ditës për ditën e sotme, 3 dhjetor 2016...
Pasiguritë që ofroi Turqia si pasojë e sulmeve terroriste dh...
Article writers will surely comprehend an info overload empl...
Nga Mero BAZELulzim Basha ka gjetur një zgjidhje për të just...
Komunikimi me partnerin nuk do jete aspak i mire gjate kësaj...
Tre persona në kryeqytet kanë goditur me mjete të forta poli...
Ermal Mamaqi ishte sot i ftuar tek emisionin “Zonë e Lirë” k...
Endri dhe Stefi Prifti apo siç njihen ndryshe “vëllezërit ko...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Ermal Mamaqi është sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të...
Ermal Mamaqi ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij kur ishte i vog...
Deputeti Eduart Ndocaj, përveç funksionit të tij në parlamen...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kë...
Emisioni “STOP”, që transmetohet nga e hëna në të premte në ...
Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të një makine, pasi ...
Zyra per Shtyp e LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike ...
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot pasdite në autostradë...
Ensure the IELTS essay you desire to write could function as...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...