Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Nga Mero BAZE
Lulzim Basha ka gjetur një zgjidhje për të justifikuar hapjen e PD dhe humbjen e saj. Në daljen e tij të fundit në TV, ai ka theksuar se PD është e hapur për cilindo që dëshiron të kandidojë, duke e ftuar të shkojë të plotësojë formularin e përgjegjësive në PD.
Deklarata, e cila duket si foshnjore për një politikan që drejton formalisht partinë më të madhe opozitare, në të vërtetë është një thirrje për të justifikuar hapjen dhe për të mbyllur debatin mbi përgjegjësinë e humbjes.
Një parti e madhe politike si PD, kur vendos të hapë partinë, duhet të ketë parasysh çfarë boshllëqesh do të mbushë dhe ku e ka dëmtuar mbyllja.
Nëse PD ka pasur devijime ideologjike, pra ka shkuar majtas, ajo duhet ta hapë partinë ndaj një të djathte më natyrale dhe të besueshme. Nëse ka shkuar shumë djathtas, duhet ta hapë ndaj elementëve të moderuar. Nëse partia është mbyllur brenda një klani familjar të Berishës, duhet ta hapë drejt një gare reale mbështetur mbi individë të spikatur. Nëse PD-në e ka dëmtuar mbyllja ndaj vetë elementëve të saj me reputacion, duhet t?u japë atyre përparësi në parti, etj. Pra, para se të bësh thirrje se ?i hapa portat? duhet të bësh një skanim të gjendjes në parti, se ku e ka dëmtuar mbyllja.
Në fakt Lulzim Basha nuk ka thënë kurrë që PD ka qenë parti e mbyllur, përkundrazi, për tre vite që ai është në krye të saj, ka bërë kujdes të spastrojë partinë nga kundërsharë të tij. Ai ka thyer rekordin më jopolitik të historisë sonë, duke marrë njerëz tërësisht jopolitikë, të punësuar në kompaninë e Kunatit të vet dhe duke i bërë direkt anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa qenë ende anëtarë të PD.
Ai ka luftuar kundërshtarët që mbështetën Olldashin dhe është në situatë lufte me çdo kritikë brenda partisë.
Thirrja e tij për të hapur partinë, ?pa dallim feje, krahine, e ideje?, në të vërtetë është një maskim i mbylljes së partisë, dhe një mënyrë për të ngushtuar rrethimin e karriges së tij.
Duke iu bërë njerëzve thirrje të vijnë të plotësojnë formularë për deputet, Basha është duke bërë një tender publik për ata që do të paguajnë të bëhen deputetë. Siç ka ndodhur rëndom me shumë kryetarë degësh në partinë e tij, që kanë paguar për t?u bërë kryetar, kjo me sa duket do të jetë një mënyrë për të piketuar individë që janë të gatshëm të paguajnë të futen në lista.
Por kjo është vetëm ana korruptive e problemit. E keqja më e madhe është efekti politik i saj. Duke mos përcaktuar për çfarë ka nevojë Partia Demokratike, Lulzim Basha është duke justifikuar futjen në PD të njerëzve jopolitikë të bizneseve të veta, që t?i ketë si badigardë pas humbjes së Qershorit.
Ajo që është interesante në deklaratën e tij dhe që ka të bëjë me atë që quhet ?formulari i përgjegjësive?, Basha mendon se përgjegjësinë për humbjen pas kësaj ?hapje? nuk do ta mbajë Basha, por ata që do pranojnë të futen në PD dhe të mos ia dalin dot të fitojnë.
Pra në këtë rast, ai edhe bën një tender për të futur në garë njerëz anonimë me para për t?i bërë presion kundërshtarëve të vet në parti, që nuk u shkon mendja të shkojnë të paraqiten tek Kunati i tij, dhe mendon se do t?i ikë përgjegjësisë në rast humbjeje.
Në fakt e vetmja gjë që mund të funksionojë është e para. Lulzim Basha mund të bëjë ca para me këto zgjedhje. Në emër të ?hapjes?, ai mund të fusë në PD njerëz anonimë, pagatorë të klanit të tij dhe besnikë të tij pas humbjes. Por shpresa që këta mund ta mbrojnë është e kotë.
Atë mund ta mbrojë vetëm ai që e ka vendosur kryetar. Dhe që ta bëjë këtë ai nuk mund të rrijë indiferent ?ndaj kësaj hapjeje?, ku njerëzit të pranohen në PD me formularë që dorëzohen tek Kunati. Duhet të paraqiten tjetërkund nëse duan të hyjnë vërtetë, qoftë dhe me lekë. Dhe s?ka nevojë ta mbrojnë. Boll të paguajnë atje ku është paguar për tetë vite për çdo tender.
Komunikimi me partnerin nuk do jete aspak i mire gjate kësaj...
Tre persona në kryeqytet kanë goditur me mjete të forta poli...
Ermal Mamaqi ishte sot i ftuar tek emisionin “Zonë e Lirë” k...
Endri dhe Stefi Prifti apo siç njihen ndryshe “vëllezërit ko...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Ermal Mamaqi është sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të...
Ermal Mamaqi ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij kur ishte i vog...
Deputeti Eduart Ndocaj, përveç funksionit të tij në parlamen...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kë...
Emisioni “STOP”, që transmetohet nga e hëna në të premte në ...
Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të një makine, pasi ...
Zyra per Shtyp e LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike ...
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot pasdite në autostradë...
Ensure the IELTS essay you desire to write could function as...
Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të zhvillojë Konventë...
Avokati Altin Goxhaj thotë se EURALIUS i skandalit të përkth...
Ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2017 po nd...
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së LSI-së, m...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot pasdite në autost...
Shtetasi Endri Dhimitri humbi jetën dje në rrethana misterio...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...