web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Klosi prezanton reformën e shërbimeve sociale

16 Nëntor 2016, 18:38, Aktualitet CNA

Nga Shtëpia e Foshnjes Hannah&Rozafa, MMSR shpalli sot reformën e shërbimeve sociale. Nga kjo ?shtëpi? model për trajtimin dhe punën për rikthimin e fëmijëve në familje, u bë edhe rimarrja e fëmijës nga Dashuria,  që e kishte lënë foshnjen e saj në këtë qëndër për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Ky  është modeli që do të promovohet tani, rikthimi i fëmijëve në familjen biologjike apo familjen kujdestare.

Ministri Blendi Klosi shpjegoi tre shtyllat e reformës së shërbimeve sociale: Standartizimi, decentralizimi dhe de-institucionalizimi.

Më poshtë, fjala e plotë e ministrit Klosi

Faleminderit të gjithë atyre që shërbejnë në qendrat tona të përkujdesit, faleminderit të gjithe atyre që përditë japin kontributin e tyre që t?ju japim një ndihmesë, t?ju japim një përkujdesje, t?ju japim një shërbim atyre familjeve apo dhe individëve,  atyre fëmijëve që janë sot në qendrat tona por që kanë shumë nevojë për dorën e shtetit.

Historia që ne kemi sot është një histori e jetuar, një histori e cila vjen nga ky mirëfunksionim I institucioneve tona.  Zonja Dashuria fëmijën e saj ja besoi institucioneve tonë të cilat u përkjdesën për të, ja mirëbesoi edukatoreve tona, ja mirëbesoi shtetit. Shteti i shërbeu duke i dhënë asistencë familjes së saj, duke i ofruar asaj për të qënë pjesë integrale e vendit, duke u përkujdesur dhe për fëmijën në shtëpinë e fëmijës Hennah & Rozafa.

Ka qënë nga ato punë që është e vështirë të dalë në media, është nga ato histori suksesi e cila për opinionin publik është shumë e fshehtë, por që për institucionet tona ka qënë një punë e madhe dhe një   përkujdesje e madhe për ti dhënë mundësinë që fëmija të kthehet në gjirin e familjes, të jetë pranë nënës dhe të marrë përkjdesjen familjare.

Me këtë ngjarje duke u mbështetur në një histori të vërtetë ne duam të shpallim edhe të gjithë platformën tonë për një Pakt për Mirëqenie Sociale e cila ka në thelbin e saj shërbim më të mire për njerëzit në nevojë, e cila ka në thelbin e saj funksionimin më të mirë të institucioneve tona të përkujdesit social. Ky Pakt I Mirëqenies Sociale që po lancojmë sot ka tre shtylla kryesore të cilat kanë të bëjnë në vetvete me reformimin tërësor, me reformimin e strukturuar, me reformimin modern të shërbimeve tona të përkjdesjes.

Shtylla e parë: Evidentimi i saktë i shërbimeve që shteti qendror apo lokal duhet të ofroj për njerëzit në nevojë. Kemi në 25 vite një game shumë të gjërë shërbimesh por e kemi të vështirë të themi që ne sot kemi hartuar një hartë të plotë shërbimesh se kush janë shërbimt bazë dhe kush janë standartet me të cilat ndërtohen këto shërbime.

Shtylla e dytë: Shtylla e decentralizimit. Ne kemi shumë nevojë që të kuptojmë qartazi kopetencat. Nesër kalojmë në  parlament ligjin ?Për Përkujdesin Shoqëror?, ligj I cili hedh piketat ligjore që kjo ndarje e kopetencave  të bëhet dhe me ligj.

E kemi shumë të nevojshme që në këtë hartë sociale të shërbimeve që ofrojmë do duhet të kuptojmë më qartë se cfarë ofron gjithsecili pushtet vendor. Në 61 bashkitë e vendit do duhet të jemi më të qartë se ku funksionojnë këto shërbime dhe ku jo. Ne si buxhet i shtetit se bashku me pushtetin lokal dhe partnerët të fillojmë të plotësojmë këtë hartë shërbimesh e cila do të jetë e domsdoshme. Eshtë shumë e rëndesishemqë shërbimet të shtrihen në 61 bashkitë e vendit të cilat janë tashmë më të pushtetshme, kanë më shumë ekonomi, kanë më shumë staf dhe kanë me shumë përgatitje dhe dimension social.

Detyra jonë në partneritet me pushtetin lokal është që të bëjmë këtë decentralizim të funksioneve. Me ligjin e ri që kalojmë nesër në parlament ne krijojmë Fondin Social për cdo bashki i cili do vazhdoj të furnizohet me paratë e buxhetit të shtetit. Debati për shërbime sociale, debati për të pasur një qendër përkujdesi, debati për të paur një shtëpi ditore për moshën e tretë, debati për ti dhenë asistencë më të varfërit e më të varfërve nuk mund të jetë një debat luksi në shoqërine shqiptare.

Shtylla e tretë: Deinstitucionalizimi. Me një përpjekje të detajuar të shërbyesve tanë në institucione ne kemi pasur të mundur që të reduktojmë me shpejtësi numrin e fëmijëve të cilet e kalojnë jetën e tyre në qendrat rezidenciale. Për ne mbajtja e fëmijëve në qendrat rezidenciale nuk është opsioni më I mire për të edukuar një fëmijë dhe për ta bërë atë pjesë te komunitetit. Prandaj do vazhdojmë me shumë force në deinstitucionalizimin e institucioneve tona të përkujdesit. Kemi punuar shumë për të thjeshtësur procedurat e birësimit. Në kuadër të deinstitucionalizimit të qendrave tonë të përkujdesjes sociale të punojmë më shumë për të thjeshtesuar proceduart e marrjes në kujdestari dhe të kemi një punë më të madhe ndërmjet institucioneve tona dhe pushtetit vendor.

Ne në këtë fushatë sensibilizimi për Paktin e Mirëqenies Sociale së bashu me partnerët tanë srategjik ku UNICEF është një mik shumë I ngushtë I ministrisë tone, do duhet të institucionalizojmë një rrjet të tërë të atyre që duan që ky Pakt për Mirëqenie Sociale të jetë funksional. Na duhet që praktikat më të mira ti transformojmë në shembuj suksesi.

Jemi në një fazë ku e kemi shumë të rëndësishme që shërbimet të standartizohen, të evidentohen, të marrin emër por po ashtu shërbimet të kenë dhe standarte të cilat ne si politikbërës I kemi të hartuara por si kemi të certifikuara. Detyra e Inspektoriatit Shtetëror të Punës I cili është institucioni përgjegjës për këto standarte të kontrolloj edhe më mirë keto shërbime. Ne përsëri bëmë në 2 tetor në Ditën Ndërkombëtare Kundra Dhunës një testim të punonjësve tane të shërbimeve sociale të 28 qendrave të përkujdesit që ne kemi në të gjithë Shqipërinë dhe realisht ju them që kemi probleme të mëdha me kualifikimin e përditshëm të punonjësve tanë të përkujdesit shoqëror dhe kemi probleme shumë të mëdhaja me profilizimin e këtyre shërbyesve social. Janë shumë të rëndësishëm këta punonjës social në reformën që ne duam të ndërmarrim.

Kjo dita e sotme, ky bekim i madh i marrë nga djali që u kthye mamasë së vet biologjike le të jetë një ogur i mirë për të shkuar në të gjithë Shqipërinë, për të parë hartën dhe shërbimet që ne kemi mundësi të ofrojmë dhe për të bërë të mundur që kudo në Shqipëri të ketë një Pakt për Mirëqenie Sociale.





Lajmet e fundit nga