web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mentja është ilaçi bimor që shëron shumë sëmundje

11 Nëntor 2016, 17:22, Lifestyle CNA

Në familjen e bimës së mentes ka më shumë se 30 lloje të ndryshme por, pothuajse të gjitha kanë efekte të njëjta dhe përdoren në të njëjtën mënyrë për të marrë prej tyre shumë përfitime shëndetësore. Në bimën e mentes ndodhen shumë substanca të shëndetshme për organizmin tonë si vajrat esencial, taninit, flavonoide, tokeferole, kolinë dhe shumë substanca të tharta. Mentja mund të përdoret për të ulur temperaturën e larë, relaksimin e muskujve, parandalimin e të vjellurit, për një tretje sa më të mirë si dhe për dhimbjet e barkut.

Pjesa që përdoret më shumë nga kjo bimë për përfitime shëndetësore është kërcelli i saj së bashku me gjethen. Ndërsa format e përdorimit janë të ndryshme. Ajo mund të konsumohet si një erëz për gjellë të ndryshme ose si një përbërës aromatik në pijet e ndryshme që konsumojmë. Shumë ekspertë shprehen se ajo mund të përdoret edhe si çaj për të lehtësuar ndjesinë e të vjellurës, dhimbjet e barkut por, edhe migrenën./Citynews.al





Lajmet e fundit nga