web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kardinal Ernest Troshani rrëfen vuajtjet e burgut/ Jam lutur edhe për Enver Hoxhën

21 Tetor 2016, 08:39, Aktualitet CNA

Kardinali më i ri shqiptar, Ernest Troshani, në një intervistë për ?Debati në Channel? me gazetarin Roland Qafoku, ka rrëfyer momentin e arrestimit të tij, vuajtjet në burg si dhe për lutjet që ka bërë për Enver Hoxhën.

Hirësi, a mund të na tregoni momentin tuaj të arrestimit?

Unë jam arrestuar para se të mbyllej feja. U vra John Kennedy. Unë jam arrestuar 3 javë më pas natës kur bëra meshën në Shkodër për vdekjen e tij. Dy ishin akuzat, e para: I ke thënë popullit të duan Krishtin dhe e dyta isha I abonuar në një revistë sovjetike. E morën revistën, e çuan në gjyq për të përforcuar dënimin. Në fakt në meshë kishte plot njerëz, gjithë rinia, në Shkodër, në Barbullush dhe kudo. Kishte thënë Papa që të gjithë kishat katolike duhet të bënin një meshë për presidentin e parë katolik roman të SHBA-së.

Si e morët vesh lajmin e vrasjes së Kennedy-t?

Papa Pali 6, pasi Kennedy ishte I pari president katolik roman, të gjithë kishat bërnë meshë në nder të tij. Unë këtë meshë e kryeva si të gjithë të tjerët. Por për pushtetin e asaj kohe kjo ishte një arsye për të akuzuar për agjitacioni. Ata thoshin si e grumbullon ti popullin në kishë? Është fakt që çdo katund e I gjithë qyteti ka qenë në atë kishë, pra në nëntor  1963. Pas kësaj jam arrestuar.

Hirësia juaj Kardinal Troshani, a ju kanë torturuar gjatë qëndrimit në burg?

Sa isha në birucë, kishin dëshirë t?më bënin të flisja kundër fesë e eprorëve të mi. Por unë nuk e bëra këtë.

Ju jeni shprehur që një njeri i afërm juaji ka folur për ju dhe falë atyre që ai ka thënë te Sigurimi, juve ju kanë arrestuar.

I ka falur Zoti të gjithë për fenomenet që ndodhin. Kisha pastë mëshirë për të gjithë.

Si mund të arrijë një njeri  të falë atë që e ka futur në burg?

Krishti ka thënë të duam edhe armiqtë, ti falim e të lutemi edhe për ta.

A jeni lutur ju për armiqtë?

Po jam lutur.

Për kë jeni lutur? Jeni lutur për Enver Hoxhën?

Jam lutur.

Dhe si shkoi historia juaj pas spiunimit të njeriut të afërm?

Ai që foli për mua ishte mik, jo njeri I gjakut. Ishte major, ushtarak. Më kishin vënë mikrofon spiun dhe unë nuk dija gjë. Në një moment ky më thotë se këta ajnë kriminela duan të zhdukin kishën. Pastaj më pyeti ç?thua yi për ta? Unë iu përgjigja, po ti e ke një fije kulturë fetare, a nu kak thënë Krishti t?i falim armiqtë? Jeta ëshët e shkurtër. Unë dua ti shoh të gjithë në iluminimin që ka bërë gati Krishti. Zoti I uroftë udhëheqësit të punojnë për begatinë e popullit.

Hirësi a kanë ushtruar dhunë ndaj jush gjatë qendrimit në hetuesi dhe më pas në burg?

Në mënyrë që të flisja më shtrënguan prangat aq fort, sa të më fryheshin damarët dhe që të kaloja në infarkt. Në një moment e panë që po vdisja, më hodhën një kovë ujë të ftohtë dhe shpëtova, nuk vdiqa.

E mbani mend njeriun që të ka bërë këtë torturë?

Kanë kaluar 53 vjet. Janë të kaluara ato. Zoti I faltë të gjithë!

Nëse sot do ta kishit përballë këtë torturuesin tuaj çdo ti thoshit?

Gjithçka për mëshirën, për dashurinë, për të madhin Zot.

Autori I gjithë këtyre ishte Enver Hoxha dhe ju jeni lutur edhe për amrikun.

Janë të kaluara. Pastë mëshirë I madhi Zot. Historia flet vetë, ne si fe kërkojmë vetëm falje dhe mëshirë.

Si ishte jeta juaj e burgut? A kishte tortura të tjera për ushqim, për punë të rëndë?

Vetë fjala dënim I koncepton të gjitha këto. Për 3-4 vjet ishim në Rubik, më pas në Laç, më pas në Elbasan dhe pastaj në minierën e Spaçit. Atje punonim në galeritë e nëntokës dhe prodhonim bakër. Paga ishte 10-12 mijë lëkë në muaj me rrogat e asaj kohe por ne na jepnin vetëm 1-2 mijë lekë të vjetra. Paratë e mbetura nga rroga ime shkonin në ministrinë e Brendshme. Kur e çonin bakrin kishin një kontratë me çekët. Pasi mbaroi kontrata me çekët u lidh kontrata me Gjermaninë Lindore. Gjermanët në krye të vitit na sillnin 5 kuintal ar. Kur I pyesnin se çfarë ishte ky ar, ata shpjegonin se bakri ynë kishte edhe përmbatje ari dhe sasinë që dilte nga ajo që ua jepnim ne ata nuk e mbanin sepse kontrata ishte vetëm për bakrin. Por ndryshe nga Gjermanët, çekët e mbanin arin deh nuk na e ktehnin. /Citynews





Lajmet e fundit nga