web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja spektakolare në Rinas/ Gjykata e Lartë liron dy prej të arrestuarve

18 Tetor 2016, 11:29, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për dy prej 5 personave të arrestuar në lidhje me grabitjen spektakolare në Rinas.

Ajo vendosi detyrim paraqitje për të arrestuarit Arben Karafili dhe Fadil Jonuzaj.

Ata u arrestuan më 1 korrik të këtij viti pas grabitjes së një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë, të cilat po i transportonte jashtë vendi.

Pesë të arrestuarit ishin pjesë e stafit të kompanisë së sigurisë. Arben Karafili 52 vjeç, banues në Tiranë, mbante detyrën e Shefit të Stacionit, pranë kompanisë së Sigurisë, ndërsa Jonuzaj ishte me detyrë agjent sigurie.

Vendimi i Gjykatë së Lartë erdhi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës. /Citynews





Lajmet e fundit nga