Për listat dhe kryetarët e tyre - nga Ilva Tare
Kryetarët e mëdhenj të partive nuk i duan listat e hapura se...
Afrimi i zgjedhjeve e ka kthyer në nevojë emergjente ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Problemet e viteve të fundit, me manipulimet dhe blerjen e votës, janë vetëm një pjesë e asaj që do të përfshijë reforma zgjedhore. Idetë për reformën janë të ndryshme, por në mënyrë publike Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka çelur dje debatin për reformën duke bërë disa propozime interesante që pritet të dominojnë gjithë procesin. Janë disa propozime ku aleati kryesor i qeverisë kërkon ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor; lista të hapura, ulja e numrit të deputetëve nën 140, pakësimi i biznesmenëve në radhët e ligjvënësve dhe transparencë e financimeve të partive. Fakti që Kreu i Kuvendit dhe drejtuesi i një partie me peshë të konsiderueshme elektorale i ka hedhur në tryezën e debatit tregon se ato janë pikat që do të diskutohet më së tepërmi.
Ajo që ngjan si një lëvizje që do të korrigjojë gjithë gabimet e bëra deri më sot me zgjedhjet në Shqipëri ka të bëjë me listat e hapura të kandidatëve për deputetë. Kreu i LSI Meta tha dje gjatë seminarit për proceset zgjedhore se listat e hapura garantojnë që votuesit të përfaqësohen më mirë në Kuvend.
Por çfarë janë listat e hapura dhe cili është modeli që aplikon tani vendi ynë? Sistemi aktual i ndryshuar në zgjedhjet e vitit 2009 kaloi nga mazhoritar në proporcional me lista të mbyllura. Gjë që do të thotë se partitë dhe kryetarët e partive, përcaktojnë renditjen e kandidatëve për deputetë në çdo qark. Qytetarët votojnë për siglën e partisë dhe në bazë të votave të marra përcaktohet dhe numri i deputetëve që fiton partia. Votat nuk shkojnë për emra të veçantë të kandidatëve, por për logon e partisë. Ndërkohë, lista e hapura të kandidatëve u japin mundësi qytetarëve që veç partisë të shprehin mendimin dhe për kandidatin që vlerësojnë më shumë. Më pas, kandidati i sejcilës parti në çdo qark shpallet fitues në bazë të votave që kanë marrë nominalisht. Ndryshimi mes listave të hapura dhe të mbyllura, edhe pse i vogël në dukje, në fakt i jep më shumë dinjitet votës së qytetarëve. Pra nuk do të ketë më deputetë kriminelë apo deputetë që nuk i do populli.
Së pari, me lista të hapura votuesi e di se cili është kandidati i tij dhe nuk voton vetëm për logon e partive, por për individin ku ka më shumë besim dhe që është i lidhur me shumë me komunitetin. Voton për më të mirin.
Së dyti, listat e hapura indirekt janë dhe ?dekriminalizimi? i politikës. Nëse në parlamentin aktual ka emra problematikë me ligjin, kjo lidhet me faktin se qytetarët nuk kanë votuar emra të përveçëm, por kanë votuar një forcë politike. Futja e tyre në lista është përgjegjësi e kryetarëve dhe jo direkt e votuesve. Me listat e hapura, çdo kryetar partie do mendohet disa herë para se të vendos një emër kandidati që nuk ka imazh të mirë, apo më keq akoma ka probleme serioze me ligjin.
Së treti, listat e hapura kthejnë intelektualët dhe profesionistët në politikë. Në dy zgjedhjet e fundit u vu re fenomeni i deputetëve anonimë. Janë njerëz që nuk kanë asnjë kontribut partiak, nuk shkëlqejnë në asnjë fushë në opinionin publik dhe nuk kanë asnjë meritë në shoqëri. Por janë zgjedhur deputetë vetëm duke qenë besnikë, servilë, apo miqtë e miqve të Kryetarit. Falë listave të mbyllura, Kryetari i partisë apo Kryesia, mund të vendosin deputetë këdo që duan, pa pasur frikë se do penalizohen, pasi në fund votohet partia dhe jo individi. Me lista të hapura diçka e tillë nuk mund të ndodhë. Pasi nëse kryetarët vendosin njërëz anonimë dhe pa asnjë meritë, qytetarët nuk do t?i votojnë. Përkundër kësaj, do të detyrohen të kthejnë sytë nga shoqëria civile, profesionistët, njerëzit me integritet dhe intelektualët që kanë lënë gjurmë në zhvillimet e vendit. Kjo është mënyra e vetme për ta hapur politikën dhe për të mos e bërë Parlamentin, një vend ku ka njerëz që s?kanë lidhje jo vetëm me ligjet, por as me problemet e këtij vendi.
Në fund, listat e hapura nuk janë një çështje teknike, por një çështje demokracie. Është e vetmja mënyrë që vota të mos hidhet në mënyrë anonime. Por është dhe e vetmja mënyrë ku qytetari mund t?i kërkojë llogari një deputetet. Sepse sistemi aktual i ka bërë deputetët më të papërgjegjshëm. Për shkak se kandidimin e kanë fituar nga Partia dhe kryetari, pasi marrin mandatin nuk kanë asnjë lidhje me banorët e zonës ku janë votuar. Me listat e hapura çdo qytetar do të di në derën e cilit ligjvënës të trokas për premtimet e dhëna.
Ideja e hedhur dje nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta edhe pse duket një procedurë ligjore ka shkaktuar reagimet e parë. Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë në axhendën e ngjeshur të takimeve në Serbi që të reagoj mënjëherë për këtë çështje. Në bashkëbisedimin me gazetarët ai tha se ishte kudër listave të hapura. Por për të mos e bërë fakt të kryer refuzimin ndaj aleatit la të hapur mundësinë e diskutimeve. ?Personalisht jam kundër listave të hapura, por kjo çështje kërkon një diskutim të gjerë. Unë jam që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR?, është shprehur Rama nga Nishi i Beogradit.
Pas reformës në drejtësi, debati i madh i radhës është reforma zgjedhore. Shenjat e parë të mungesës së kohezionit brenda koalicionit u dhanë dje, ku idesë nga Tirana Edi Rama u përgjigj me ?jo? nga Beogradi.
Listat e hapura nuk i sjellin asnjë dëm zgjedhjeve në Shqipëri. I vetmi efekt që kanë tek partitë është se cënojnë pushtetin e Kryetarit dhe u japin më shumë pushtet qytetarëve. /KohaJonë
Kryetarët e mëdhenj të partive nuk i duan listat e hapura se...
Në kapërcyellin e vitit 1981 , pyetja nëse je shqiptar apo j...
I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. E...
Faqja që ve në lojë, tall dhe denoncon politikanët dhe polit...
Ditën e sotme, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bë...
“Edi Rama dhe krimi janë bërë një sepse Edi Rama erdhi në pu...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani shpreh ngushëllimet pë...
Në Ditën Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë ministri Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përcjell një mes...
Vizita në Beograd, Ramës i duhej. Duhej sajuar edhe sikur të...
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 72-vjetorin e lindj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku flet...
Arian Galdini ka qene sot i ftuar ne Kongresin e Partise se ...
Një gërvishtje e vogël mes dy makinash para QTU-së ka shkakt...
Pamje shumë të rënda këto që vijnë nga qyteti i Fushë-Krujës...
Një nga ministret e Edi Ramë që mund të futet në rubrikën “P...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salçi...
Nga maja e Universitetit mesdhetar, ku diplomen mund ta marr...
Një raport i fundit i drejtorisë ekonomike të Komisionit Eur...
Nuk dua të vish tek unë pasi ke dalë nga dushi. Mashkulli s’...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...