Pyetje titistëve të "kombit" kosovar: Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën? nga Ilir Babaramoo
Në kapërcyellin e vitit 1981 , pyetja nëse je shqiptar apo j...
Kryetarët e mëdhenj të partive nuk i duan listat e hapura sepse u ikën pushteti mbi listën dhe renditjen. Edhe sikur të mos jenë të vërteta pazaret e përfoluara për para dhe favore, sërish është më mirë të rrethohesh nga njerëz pa personalitet ose me dosje të vjetra dhe të reja sesa nga individë me integritet?
Demokracitë e shëndetshme varen nga rregullat e pashkruara, shkruante ?The Economist? në editorialin e kësaj jave, kushtuar uljes në nivele banale të debatit presidencial në Amerikë nga kandidati, Donald Trump. Shprehja me sa duket është e vlefshme për vendet me demokraci të shëndetshme dhe duhet një analizë e gjerë për të përcaktuar shëndetin e një demokracie. Mënyra e funksionimit, mekanizmat që e vënë në lëvizje, transparenca, pjesëmarrja e qytetarëve, pluralizmi i ideve dhe partive, inkurajimi për t?u ndjerë pjesë e vendimmarrjes, lejimi i mendimit kritik dhe ndryshe nga ai i udhëheqësve të partive, meritokraci, shanse të barabarta për drejtësi, kurim, edukim, kujdes social. Këto janë disa nga elementët që ndihmojnë në cilësimin e një demokracie në shëndet të plotë.
Siç është lehtësisht e dallueshme në renditjen e përbërësve të demokracisë funksionale, në Shqipëri një e tillë është ende dëshirë, e humbur në kasafortat e majme të interesave të gjithëkontrolluesve të pushtetit, që janë antiteza e demokracisë. Pas rënies së regjimit të Hoxhës, në politikën shqiptare ka dominuar stili autokrat i politikanëve dhe fatkeqësisht edhe të rinjtë në moshë kanë trashëguar mentalitetin e unit të plotfuqishëm, ose thënë në mënyrë të figurshme të vrasësve të demokracisë së shëndetshme.
Të gjithë kryetarët që kanë qenë në kolltukun e qeverisë që janë në pritje për t?u ardhur dita e konsumimit të kundërshtarevë, kanë sjellje të ngjashme me pushtetin partiak dhe ekzekutiv. Janë të njëjtët emra që kanë dominuar jetën politike në 25 vjet dhe që duken të vendosur për të mbetur vendimtarë edhe për dekadën e ardhshme. Sigurisht, alibia e votimit nga populli është e pranueshme. Por ajo që nuk thuhet është se sa të shëndeshme kanë qenë demokracitë e brendshme të partive që kanë mbajtur të njëjtët lider për vite e vite me rradhë.
Dhe nuk thuhet sepse nuk ekziston. Strukturat partiake, administrata publike dhe shteti ligjor, që janë pararoja e një demokracie funksionale, janë në nivele të trishtueshme, siç është një shaka e hidhur. Në vend të rregullave të pashkruara, në Shqipëri kemi statute të shkruar që nuk respektohen kurrë. Në vend të moralit politik, në Shqipëri ekziston një ligj për dekriminalizmin, një parlament dhe kryetarë bashkish me precedentë penalë. Ka edhe të penalizuar nga ligji që përjashton individë nga jeta publike. Por ata nuk janë lehtësisht të identifikueshëm sepse nuk janë në majat e pushtetit partiak dhe administrativ, por në nivel specialistësh apo rojëtarë të sigurisë.
Ka edhe një ligj që detyron hapjen e dosjeve, por Autoriteti përkatës është paralizuar pa filluar ende punë. Ka një Kushtetutë të re që synon të krijojë një Republikë të Shqipërise me një drejtësi të barabartë për të gjithë, por politika po lëviz gur dhe hunj për ta vonuar në pamundësi për ta bllokuar. Kanë në dorë të reformojnë sistemin zgjedhor dhe t?i japin jetë një demokracie pjesëmarrëse dhe të shëndetshme. Por nuk do ta bëjnë. U duhen ushtarët e partive që të kryejnë të njëjtin funksion në pushtet, të papagallojnë fjalimet e shkruara nga kryetarët dhe t?i shërbejnë atyre pa i sfiduar me rregullat e transparencës dhe respektimin e demokracisë së brendshme.
Kryetarët e mëdhenj të partive nuk i duan listat e hapura sepse u ikën pushteti mbi listën dhe renditjen. Edhe sikur të mos jenë të vërteta pazaret e përfoluara për para dhe favore, sërish është më mirë të rrethohesh nga njerëz pa personalitet ose me dosje të vjetra dhe të reja sesa nga individë me integritet. Nuk ka garaci që elektorati do të bëjë zgjedhje për individë të shkëlqyer, por të paktën popullit do t?i jepet mundësia edhe të gabojë. Kryetarët as këtë mundësi nuk ua japin. Pasi ata s?mund të heqin dorë nga kontrolli mbi fitoret dhe dështimet, sepse ata kanë shpikur mekanizmin qesharak të të shpallurit fitues edhe kur humbasin. Kur rregullat e shkruara nuk respektohen dhe kur integriteti shndërrohet në handikap, sigurohet vazhdimësia e humbësve, autokratëve, ose politkanëve të konvertuar në budistë me shpresën se shqiptarët do të budallallepsen pas fjalëve dhe retorikave boshe. Kështu funksionojnë demokracitë e dështuara, si Shqipëria. (Javanews.al)
Në kapërcyellin e vitit 1981 , pyetja nëse je shqiptar apo j...
I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. E...
Faqja që ve në lojë, tall dhe denoncon politikanët dhe polit...
Ditën e sotme, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bë...
“Edi Rama dhe krimi janë bërë një sepse Edi Rama erdhi në pu...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani shpreh ngushëllimet pë...
Në Ditën Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë ministri Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përcjell një mes...
Vizita në Beograd, Ramës i duhej. Duhej sajuar edhe sikur të...
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 72-vjetorin e lindj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku flet...
Arian Galdini ka qene sot i ftuar ne Kongresin e Partise se ...
Një gërvishtje e vogël mes dy makinash para QTU-së ka shkakt...
Pamje shumë të rënda këto që vijnë nga qyteti i Fushë-Krujës...
Një nga ministret e Edi Ramë që mund të futet në rubrikën “P...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salçi...
Nga maja e Universitetit mesdhetar, ku diplomen mund ta marr...
Një raport i fundit i drejtorisë ekonomike të Komisionit Eur...
Nuk dua të vish tek unë pasi ke dalë nga dushi. Mashkulli s’...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur tak...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...