72-vjetori i Berishës/ Ky urim do t'ju lerë pa fjalë (FOTO)
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 72-vjetorin e lindj...
Vizita në Beograd, Ramës i duhej. Duhej sajuar edhe sikur të mos ishte një ditar pune, caktuar prej kohe dhe nga të tjerët. Pozicioni dhe kredencialet e tija politike në Tiranë, janë shumë të ulta. Dështime ekonomike, korrupsion difuz dhe jashtë kontrollit, në të gjithë sistemin, drogë dhe banda, që kanë krijuar dhe po rrisin rrezikshëm Anti-Shtetin në Shqipëri.
I duhej pra, kryeministrit, një fushëbetejë e Politikës së Jashtme. I duhej dhe shumë i voliste të hidhej në zjarr për Kosovën, nga Beogradi.
Por e bëri mirë dhe saktë. Sepse bën mirë Rama, që bën ?sherr? në Beograd, bën mirë për gjeopolitikën shqiptare në përgjithësi dhe kjo s’mund të mohoet, përkundrazi ja vlen të nënvizohet. Edhe pse mërzitet Buzhala apo Thaçi, apo mund të trishtohet Opozita, brenda të drejtës së tyre, po ashtu si kryeministri i Tiranës, që është, edhe ai, në kornizën e të drejtës dhe të detyrës së tij.
Një qasje e lëvdueshme, me personalitet dhe me trupin drejt, sepse nuk kemi përse të përkulemi, ndaj Beogradit, apo qoftë edhe ndaj Athinës, sepse shumë jemi hequr zvarrë! Jemi në tokën dhe në të drejtën tonë, pamvarsisht halleve të tmerrshme dhe të brendshme që ka kjo tokë.
Më duket krejt e padobishme, që kryeministri shqiptar, të sulmohet nga vëllazëria e Kosovës, apo pushtetarët e atyshëm, që flasin në këtë kontekst gjeopolitik, krejt pa lidhje dhe krejt pa dobi.
Sigurisht që kemi aleatët tanë amerikanë, që kanë në duar timonin e vërtetë të politikës sonë të jashtëme. Ti kemi dhe të na rrojnë, porse kryeministri shqiptar, që flet të njejtën shqipe si edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe që Kushtetuta e Shqipërisë e mbështet, madje e detyron shprehimisht, që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata janë, është tërësisht brenda korsisë së vet.
Ka apo nuk ka Rama, përfitime elektorale, kjo është një cështje tjetër. Dhe ne e dimë që ka, por ky është një rast, që përfitimi elektoral, lidhet me një akt dhe një verb politik, në favor të interesave tona gjeopolitike dhe kjo është legjitime.
Duhet të mësohemi, në Tiranë dhe në Prishtinë, që në fushën e minuar të Politikës së Jashtëme, të mos hedhim, pa menduar mirë disa herë, deklarata fodulle, boshe apo inatçore.
Rama reagoi dhe bëri politikë të mirë në Beograd, ashtu si dy ditë më parë, Ilir Meta në Athinë, duke shkëputur nga Tcipras, premtimin politik, se do të angazhohet si në një sfidë personale, për të hequr Ligjin idiot por edhe dinak të Luftës, Shqipëri ? Greqi të vitit 1940.
Ligj i cili, nëse hiqet, heq automatikisht embargon, mbi pronat e popullsisë shqiptare Çame, në Republikën e Greqisë. Sipas taktikës, qetësoje situatën, që të marrësh pa tundur këmbët plot llastim ballkanas, çelësin që hap zgjidhjen ekonomike të Çështjes Çame.
Meta, ka mbërritur ndoshta në këtë, të ?marrë? nga Tcipras, me të butë, atë që mund t?u merret vetëm me të butë, llogaritur realisht fuqitë dhe mundësitë jo folklorike që kemi.
Tema e minierës së Trepçes, një pasuri kombëtare edhe kjo, ngritur nga kryeministri i Tiranës, në një Forum Ekonomik, ishte një target i goditur. Vllaznit duhet të gëzohen për këtë dhe jo të mrrolin vetullat, se po ju merret protagonizmi.
Sikur të ishte kjo frymë, edhe në politikën e brendshme, shumë gjëra do të ishin ndryshe. Gjithësesi, teshat e ndyta, lahen në shtëpi dhe zakoni mjeran shqiptar, për të sharë njeri tjetrin, në dyert e kancelerive të Europës, është një shëmtirë. E ka bërë edhe Rama këtë shëmti më parë dhe vijon e bëhet, nga të gjithë.
Dhe mendoj me përfitim të vogël, sepse krijojmë në Perëndim, përshtypjen e një shteti buburec dhe me politikanë spiunë që qahen dhe qajnë në supet e ministrave të jashtëm të huaj, apo të homolgëve cfarëdosoji. Dhe se çfarë mendojnë ata pastaj, kjo dihet…
Sepse duhet të çlirohemi nga kompleksi, që kur kundërshtari politik, apo kur politikani, qoftë edhe ngelës, në vendin e vet, shënon një ?gol?, në poltikën e jashtëme, ti vërsulemi, pamvarsisht fakteve dhe analizave mirëfilli gjeopolitike. /360grade.al/
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 72-vjetorin e lindj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku flet...
Arian Galdini ka qene sot i ftuar ne Kongresin e Partise se ...
Një gërvishtje e vogël mes dy makinash para QTU-së ka shkakt...
Pamje shumë të rënda këto që vijnë nga qyteti i Fushë-Krujës...
Një nga ministret e Edi Ramë që mund të futet në rubrikën “P...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salçi...
Nga maja e Universitetit mesdhetar, ku diplomen mund ta marr...
Një raport i fundit i drejtorisë ekonomike të Komisionit Eur...
Nuk dua të vish tek unë pasi ke dalë nga dushi. Mashkulli s’...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur tak...
Kreu i LSI-së Ilir Meta, dje, ka ripërsëritur propozimin e t...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të m...
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço....
Në një shkrim të sajin në revistën “Monitor” gazetarja Ornel...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj , ka bërë dje një...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho ës...
Kryetari i Partisë Socialiste në Peqin, Edurim Teqja, i cili...
Prokuroria ve nën akuzë 8 nga protestuesit e PD-së që i vunë...
Patem dy vizita te rendesishme kete jave Rama ne Serbi, Meta...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...