Pse po dështojnë takimet e Bashës në rrethe
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur tak...
Nuk dua të vish tek unë pasi ke dalë nga dushi. Mashkulli s’ka rival më të rrezikshëm se uji i ngrohtë. I urrej ujin dhe sapunin që ta përkëdhelin kurmin. Po erdhe pas dashurisë me ata të dy, më mirë më pushkato.
Nuk dua as të më vish fill pasi ke parë një film, kur mentë që duhet t’i përdorësh për mua, t’i ka rrëmbyer të tëra një div platonik i Hollivudit. Po bëre këtë, më ke ke vrarë me dorën tënde.
Të vish tek unë pas leximit të një libri, duket e këndëshme, por është plot me rreziqe, kurthe. Pas ndërlikmeve iluzore sentimentale të zjarrta të librit që do të kenë përpirë, unë që jam real, do të dukem i ftohtë, i zbrazët. Në këto rrethana, për tu hakmarrë, ulem para televizorit bëj një gjë që s’e kam bërë kurrë, shoh një film të pështirë të kohës së kurvit.
Zoti më ruajt në tu mbushtë mendja të vish tek unë nga kafeneja ku ke vajtur për tu parë nga sy të yndyrtë. Pas kafenesë, tek ty do kenë mbetur vetëm tymi dhe hiri, që s’i duhen as dreqit.
Nga një sallë koncerti drejt e tek unë, plot me emocione që kërkon t’i zbrazësh me ngut, është një bombë me sahat që s’e duroj dot.
Moj, se mos më vish nga ndonjë zyrë e shoqërisë civile. Po e bëre këtë, më mirë se të vdes vet nga tmerri, ta ngul ty një thikë në fyt.
Para se të vish tek unë, mund ta kesh kafshuar një mollë, është e frikshme por e durueshme. Mund të kesh ngrënë një tas groshë dhe rrëkëllyer një gjym me dhallë, pastaj një kokërr fik, s’ka asnjë problem. Ama po pate lëpirë një akullore, a thithur palcën e një kocke viçi, do jetë një gabim i rëndë që nuk do ta fal kurrë.
Po ke ndërment të vish drejt meje fill pasi ke bërë një selfie, më mirë mos eja fare. S’ka mënyrë më efikase për të më futur në dhe’ të gjallë.
Të dalësh nga deti, e drejt e tek unë, është një mrekulli e kripur aq e shijshme sa po ta kafshoj kam frikë se çmendem.
Të vish tek unë pas ndonjë udhëtimi nëpër ca katunde ku hashishin jo vetëm e kultivojnë por edhe e tymosin, e pastaj qeshin si të marrë, do qe gjithashtu një mrekulli. Por nëpër ato vende ti nuk shkon dot se euforikët e hashishit nuk janë shumë të ndyshëm nga kanibalët.
Ndoshta të është shkrepur të vish te unë kur sapo je kthyer nga një udhëtim në Kosovë. Duket si krisma e duhur. Por kur të më tregosh çfarë pe, do ma coptosh shpirtin aq liksht sa s’do ketë kirurg që të m’i saldojë cirkomvolucionet e hallakatura, as gjeniu i bisturisë cerebrale Mentor Petrela.
Të vish tek unë kur sapo ke dalë nga Kisha, gjë që s’bëhet. Mendjen do ta kesh te Prifti që sapo lexoi një pasazh tejet intrigues nga Bibla, dhe sado t’i frysh zjarri im nuk do ndizet, i ftohtë do mbetem.
Në ardhsh nga Xhamia, mendja do të ketë mbetur te Hoxha që recitoi sure kuranore të një bukurie të pashoqe, dhe ledhet e mia do të duken hiçasgjë, me Hoxhë në mes, të largët do mbetemi.
Ndoshta mënyra e vetme për të ardhur tek unë është të të sjelli flladi, era. Por kam një frikë, nuk jam i sigurtë nëse di të kapesh aq fort pas jeleve të flladit sa të mos rrëzohesh nga samari i erës.
Ka vetëm një mënyrë si të më çfaqesh.
Ka vetëm një shteg, nga duhet të më afrohesh.
Ka vetëm një rrugë nga pres të më vish.
E rënë nga qielli duhet të jesh.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur tak...
Kreu i LSI-së Ilir Meta, dje, ka ripërsëritur propozimin e t...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të m...
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço....
Në një shkrim të sajin në revistën “Monitor” gazetarja Ornel...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj , ka bërë dje një...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho ës...
Kryetari i Partisë Socialiste në Peqin, Edurim Teqja, i cili...
Prokuroria ve nën akuzë 8 nga protestuesit e PD-së që i vunë...
Patem dy vizita te rendesishme kete jave Rama ne Serbi, Meta...
Mediat raportuan disa ditë më parë se kompania e cila po ndë...
Shkon në tre numri i personave të ndaluar në lidhje me ngjar...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përmendur dis...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “arrest me burg”...
KQZ ka nisur mbledhjen për procedurat për zgjedhjet e parako...
Ish kryeministri i vendit Sali Berisha feston sot 72-vjetori...
Citynews ka arritur të gjejë një foto ekskluzive ku shfaqet ...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, pr...
Policia e Vlorës arreston në flagrancë 3 shtetas, të cilët t...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...