Qëlluan me armë furgonin në Velipojë, ja pamjet e arrestimit të dy vëllezërve në Shkodër (VIDEO)
Edmond Vushmaqi, 27 vjeç, banues dhe Kristian Vushmaqi, 24 v...
Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit një ditë më parë i ka dhënë prova të tjera prokurorisë në lidhje me këtë dosje, si dhe personat që kanë bashkëpunuar me të.
Por arrestimi i Endrit Qyqes dhe Endrit Zelës për gjobëvënie duket se është edhe konfirmimi i zërave për gjobëvënie nga ana e bandës që sipas prokurorisë drejtohet nga Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani.
Për prokurorinë këta dy persona janë edhe kokat e kësaj organizate.
Por si i janë marrë lekët biznesmenit Yllvi Beqaj?
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se me anë të kërcënimeve me armë, biznesmeni është detyruar të nënshkruajë para noterit kontratën e dhurimit në vlerën 30 për qind të vlerës së ish-hotel Vollgës. Gjatë gjithë bisedave të bëra i pranishëm ka qenë edhe personi tjetër në hetim, Gilmando Dani, i cili ka qenë në dijeni të të gjitha bisedave të bëra dhe veprimeve të kryera mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit.
Nga ana tjetër, në të gjitha rastet e zhvillimit të takimeve të biznesmenit me personin në hetim Emiljano Shullazi, ky i fundit ka qenë i shoqëruar me disa persona të cilët lëviznin me disa makina.
Edhe në momentin e përpilimit të kontratës së dhurimit, Emiljano Shullazi ka ketë qenë i shoqëruar me shumë persona, të cilët ruanin vendin përreth. Edhe prania e këtyre personave të tjerë ka ndikuar në krijimin e një situate të posaçme për kërcënim ndaj biznesmenit.
Në bazë të hetimeve ka rezultuar se Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht si dhe duke ushtruar dhunë fizike. Sipas hetuesve të çështjes, vlera e gjobës arrin në shumën e 1 milion eurove, shkruan Gazeta Shqiptare.
Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se Qyqja dhe Zela kanë qenë të pranishëm në disa momente kur Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare.
Gjithashtu, këta persona kanë përfituar shuma në lekë të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit.
Biznesmenët e tjerë që dyshohet se janë gjobitur
Shefqet Kastrati dhe administratori i kafe ?Pascuçi?-t, Adrian Bardhi ishin dy biznesmenët të cilët u përfolën si persona që Shullazi u kishte vendosur gjoba të mëdha. Me deklarata publike këta deklaronin se nuk ishte e vërtetë që u ishin vendosur gjoba duke thënë se nuk e njihnin fare Emiljano Shullazin.
Reagimi i Kastratit ndodhi vetëm pak orë pas publikimit të kërkesës së prokurorisë që rendiste emrin e tij në listën e katër biznesmenëve që ishin gjobitur nga ana e Shullazit. Në fakt dokumenti i prokurorisë u bë publik para se të shkonte në Gjykatë, e për pasojë edhe shoqëria ?Kastrati? mundi të realizonte një reagim të hershëm.
Ndërsa Adrian Bardhi, në reagimin e tij, ka qenë i prerë, jo vetëm duke mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë me të dhe me biznesin që ai administron, por iu ka kërkuar të gjithë klientëve të tij të mos humbin besimin, pasi materiali i prokurorisë nuk është i vërtetë. Madje nëpërmjet këtij reagimi, kompania saktëson se ka dyshime të arsyeshme që gjithçka bëhet për t?i prishur imazhin kësaj kompanie, ndërsa hedhin poshtë me forcë të jenë gjobitur.
Vetëm Xhevdet Troplini, nga emrat e nxjerrë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk ka reaguar publikisht, ndërsa mësohet se denoncuesi, biznesmeni Jani Zaka, jo vetëm që ka denoncuar se është kërcënuar, por ai edhe ka ikur fare nga Shqipëria në momentin që iu lakua emri në media për Shullazin dhe bandën e tij.
Ortaku i Shullazit te ?Vollga?
Një prej atyre që konsiderohen si pronarë të ish-hotel ?Vollga?, ndonëse nuk dihet se si janë të tillë, ka dalë dje në një deklaratë për mediat, ku mohon të ketë dijeni për dhurimin e pronës së tij te Shullazi nga ana e ortakëve arabë. Edhe ai pasoi dy biznesmenët në deklaratat e tyre,
ndonëse me përmbajtje të ndryshme. Reagimi vjen dy ditë pasi në media u publikuan dokumente, ku tregohej se Shullazi ka marrë përmes shtrëngimit për dhënie pasurie këtë hotel.
Edmond Vushmaqi, 27 vjeç, banues dhe Kristian Vushmaqi, 24 v...
Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të mos dekretojë ligjin...
“Në tre vite Edi Rama ia ka dalë të kriminalizojë shtetin të...
Dy deputetë të parlamentit, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, de...
Në ditën e dytë të vizitës në Serbi, kryeministri Edi Rama k...
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar lirimin e ish-kryebas...
Ben Blushi na kish bërë me dije me anë të një shkrimi lidhur...
Kapet në Doganën e Kapshticës një shtetas i shpallur në kërk...
Fituesi i lotarisë “EuroMillions” në Bruksel është një burrë...
Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka dalë pak profesion...
“Debatet për çështjen çame nuk kanë të bëjnë me raportet e k...
Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatin e saj për zgjedhjet ...
Nga Bardhyl Musai – Shkatërrimi i sistemit të Maturës Shtetë...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, prezantoi sot katër shyllat ...
Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas të huaj në kërki...
Rilindasit flasin bukur. Ministri Tahiri, ministri Bushati, ...
Citynews.al vijon denoncimet mbi masakrën mjedisore që po nd...
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen për vrasjen e Aleksan...
Zbardhen detaje të tjera nga arrestimi për gjobëvënie i nipi...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...