Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Ben Blushi na kish bërë me dije me anë të një shkrimi lidhur me vendimin që kish marrë, por dje i dha një formë ?më zyrtare? këtij vendimi. E shpalli edhe në Kuvendin e Shqipërisë largimin nga Partia Socialiste. Dhe me këtë, merret vesh se nuk ka më kthim prapa. Mbylli një kapitull të jetës së tij politike, e me ç?duket, do të nisë një kapitull të ri. Do të krijojë një parti të re. Bëri mirë? Nuk kemi se si ta dimë qysh tani. Unë vetë do t?i kisha këshilluar të rezistonte brenda PS-së, me shpresën se aty mund të bëhej tok me të tjerë, që zgjimin e kanë më të vonuar. Kam frikë se, kështu si kanë ardhur punët në Shqipëri (shoqëria jonë është tradicionalisht reaksionare e thellësisht e korruptuar), asgjë e re nuk gjen vend për t?u afirmuar. Dhe me këtë që sapo thashë po supozoj se Ben Blushi përfaqëson diçka të re, gjë që, në fakt, mbetet për t?u parë. Dhe kjo ?mbetet për t?u parë? vlen për fare pak njerëz në Shqipëri, që janë të hapur (jo për gjë, por ngaqë nuk duan të jetojnë të pashpresë) ndaj nismave të reja politike. Të tjerët nuk kanë se ç?të presin për të parë, o ngaqë status quo-së ia kanë parë hairin, e për këtë arsye çdo premtim për ta prishur këtë status quo iu duket si një kërcënim, o ngaqë për ta, të gjithë ata që vërtiten në skenën publike, e sidomos atë politike, janë një, e njësoj: demagogë të shpifur, që shpallin qëllime të mira, por motivimet i kanë të liga.
Ç?duhet të bëjë Blushi në këto rrethana? Gjëja e parë që duhet të bëjë është që të shkarkohet nga mllefi që është duke bartur. Në kokën e tij ka shumë Edi Rama, e Co., dhe të krijohet përshtypja se s?po e mban vendi vetëm e vetëm që t?u prishë punë këtyre. Duhet ta zbrazë kokën prej tyre. Këta mund të ishin një fiksim për Blushin për sa kohë ai ishte pjesë e PS-së. Tani nuk ka pse të kenë atë rëndësi. E them këtë, ngaqë është ky fiksim ndaj Ramës e Co., që i bën të tjerët ta shohin Blushin si një njeri të mllefosur, dhe kaq. Sidomos kur, për shkak të këtij mllefi, këput ndonjë mufkë, siç ishte ajo që këputi dje. ?Saliu i vrau, por dikush i çoi në pritë?, tha ai, duke iu referuar viktimave të 21 janarit. Kjo është gjëja më e çmendur që mund të thuhet, kur flitet për 21 janarin. Mund të kritikohet mënyra se si u organizua protesta atë ditë, mund të kritikohen motivet e asaj proteste, mund të kritikohet sjellja e eksponentëve të PS-së me në krye Ramën, mund edhe të besohet më në fund, madje edhe të provohet, versioni, sipas të cilit, Rama e ka ditur, apo ka pritur, që Saliu do shtinte mbi protestuesit, e prandaj e bëri protestën të atij lloji, të gjitha këto mund të jenë të vërteta, por prapëseprapë, pohimi se ?Saliu i vrau, por Rama ia çoi në pritë? është mënyra më e mirë për ta relativizuar gravitetin e atij krimi të ndyrë. Me këtë Blushi u është bashkuar atyre që logjikojnë mbi premisën se ?po i zure rrugën Saliut, ai të vret?, atyre që këtë premisë na i shesin si një truizëm të llojit ?po e lëshove një gjë nga sipër, ajo do bjerë poshtë?. Një kjo. Së dyti, ky pohim krijon një lloj simetrie mes atij që vret këdo që e bezdis sadopak, dhe atij tjetrit që, edhe pse e di këtë gjë, çon ndonjë njeri që ta bezdisë. Jo, i dashur Blushi, nuk bëhet politika me këto broçkulla. Nëse ke ndërmend të bësh politikë në këtë formë, lëre fare më mirë. Nuk i duhesh kujt. Dhe këtu po e mbyll këtë parantezë, të cilën nuk mund të mos e bëja.
Gjëja e dytë që duhet të bëjë Blushi është të heqë dorë prej protagonizmit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është një nga njerëzit më të fismë atje brenda, por duke u përpjekur të bjerë në sy për mirë në atë delirium, bën të kundërtën, bëhet njësh me të tjerët. Askush nuk mund të bëjë diferencën në këtë vend duke folur nga foltorja e Kuvendit. Ajo foltore është e Sali Berishës. Atij i ka hije. Atij i takon. Ka gati 30 vjet që e ka, tok me të ngjashmit, ku futet edhe Edi Rama. E prandaj, nuk mund të bërtasësh nga ajo foltore se je ndryshe nga të tjerët, të cilët atë foltore e kanë të tyren. Kuvendi i Shqipërisë është sot cepi më i ndyrë i territorit të republikës. E prandaj, Blushi duhet ta lërë mënjanë protagonizmin parlamentar, duhet ta mundë tundimin për t?u ngrënë me ata që janë atje, duke përdorur të njëjtat armë të tyre.
Gjëja e tretë është më e vështira. Gjithnjë, nëse Blushi bie dakord se duhet bërë. Ai duhet të mbledhë rreth vetes një grup njerëzish të fismë. Të gjejë edhe një duzinë njerëzish që kanë qibrën e Mimoza Hafizit. Nuk duhen më shumë. E nuk duhet të synojnë të marrin votat e të varfërve dhe të papunëve (si zor t?ua marrësh votën këtyre, për sa kohë që nuk u ofron dot 50 a 100 euro ditën e votimit), nuk duhet të synojnë të fitojnë vëmendjen e atyre që gjatë 26 viteve të fundit nuk kanë ditur të bëjnë gjë tjetër, veçse të votojnë për PD-në, për PS-në e për LSI-në (këtij soji shqiptarësh nuk ia prish dot mendjen). Për mua, në rrethanat ku jetojmë, duhet mobilizuar ajo pjesë e shqiptarëve që nuk vuajnë për bukën e gojës, dhe ajo pjesë e shqiptarëve që, për të nxjerrë bukën e gojës, zgjohet pa gdhirë e fle pa rënë nata që të zgjohet sërish pa gdhirë, dhe ajo pjesë e shqiptarëve që nuk i ka varur shpresat te një vend pune në administratë, të cilin mund ta marrë prej atyre që vijnë në pushtet në këmbim të votës që mund t?ua japë, dhe ajo pjesë e shqiptarëve që votën e vet është e prirur ta shohë si një akt civil, e jo si një gjë që jepet në këmbim të ca parave apo në këmbim të premtimit për përfitime të nesërme në rrugë ilegale, shkurt, ajo pjesë shqiptarësh që nuk ia ka frikën, a nevojën, një klase politike të papërgjegjshme e të korruptuar. Kjo mund të jetë pak në përqindje, por nuk është se duhen shumë për të filluar ndryshimin e Shqipërisë. Ky ndryshim nuk duhet pritur, sepse nuk mund të ndodhë, nga një parti e madhe që vjen në pushtet. As nuk mund të vijë menjëherë. Nuk ka për të ndodhur kurrë në këtë vend një ndryshim i madh dhe i menjëhershëm. Sepse në asnjë vend tjetër nuk mund të ndodhë. Nuk ka ndryshime të mëdha e të menjëhershme. Ah, i vetmi ndryshim i madh i menjëhershëm është dita e fundit të botës, për të cilën flitet në Bibël e Kuran, por këtë nuk mund ta premtojë e realizojë ndonjë parti. Aq më pak një parti e Blushit, që tek ajo ditë nuk beson. /Mapo/
Kapet në Doganën e Kapshticës një shtetas i shpallur në kërk...
Fituesi i lotarisë “EuroMillions” në Bruksel është një burrë...
Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka dalë pak profesion...
“Debatet për çështjen çame nuk kanë të bëjnë me raportet e k...
Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatin e saj për zgjedhjet ...
Nga Bardhyl Musai – Shkatërrimi i sistemit të Maturës Shtetë...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, prezantoi sot katër shyllat ...
Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas të huaj në kërki...
Rilindasit flasin bukur. Ministri Tahiri, ministri Bushati, ...
Citynews.al vijon denoncimet mbi masakrën mjedisore që po nd...
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen për vrasjen e Aleksan...
Zbardhen detaje të tjera nga arrestimi për gjobëvënie i nipi...
Gazetari i famshëm Adi Krasta rikthehet në ekran sërish. Pas...
Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit parla...
Sot rreth orës 01:50 , në fshatin Thirre, Mirditë , është ...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani merr pjesë në Kongresin e...
Nga Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP-Korç...
Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të plan...
Disa vite më parë një grup liberalësh u shfaqën në politikën...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...