web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja përfitimet që keni nga leximi i librave

13 Tetor 2016, 16:50, Lifestyle CNA

Për shumë nga ne leximi i një libri të mirë do të thotë një shkëputje nga realiteti edhe pse për pak kohë. Shpesh flitet se leximi i librave zhvillon imagjinatën por, leximi i librave ka edhe përfitime të tjera shëndetësore dhe sociale.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2009 nga Universiteti i Sussex në Mbretërinë e Bashkuar, stresi është shkaktari i 60% të sëmundjeve në trupin e njeriut por, leximi i një libri redukton stresin deri në 68%.

Leximi i rregullt mund të përmirësojë kujtesën e një individi, ta bëjnë atë më të hapur ndaj opinioneve dhe mendimeve që nuk janë të njëjta me të tij si dhe lidhet drejtpërdrejt me rritjen e nivelit të inteligjencës./Citynews.al





Lajmet e fundit nga