web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfim/Bashkëshorti po ma bën jetën shumë të vështirë

7 Tetor 2016, 18:10, Lifestyle CNA

?Bashkëshorti im ka një temperament të keq dhe kjo gjë është duke ma bërë jetën shumë të vështirë?, shkruan një 42 vjeçare për psikologen e ?The Sun?.

?Jemi të martuar prej 21 vitesh dhe kemi dy vajza që po vazhdojnë shkollën por, sjellja qe im shoq ka e ka larguar gjithë dashurinë që unë kisha për të dhe tashmë dua vërtet të largohem prej tij. Gjatë kësaj kohe kam lidhur miqësi me disa persona të cilët mendojnë se mënyra më e mirë për të shpëtuar nga kjo gjendje është të divorcohem por, janë vajzat të cilat po vazhdojne shkollën dhe unë nuk mund t?i suportoj vetëm ekonomikisht. Ai më ka kërcënuar disa herë që do të më qëllojë por, deri më tani nuk e ka bërë dhe vetëm ka thyer gjëra nëpër shtëpi. Nuk di se çfarë të bëj prandaj ju lutem më jepni një këshillë?, përfundon letra.

?Burri juaj është një njeri i cili ka prirje për t?u bërë i dhunshëm në të ardhmen?, shkruan psikologia në përgjigjen se saj duke shtuar se do të bënte mirë të këshillohej edhe me një avokat pasi jetesa në kushte të atilla është shumë e dëmshne si për atë edhe për vajzat e saj./Citynews.al





Lajmet e fundit nga