web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanjë, 1 në 5 persona nuk e ka përdorur kurrë internetin

1 Tetor 2016, 13:14, Lifestyle CNA

Spanja është renditur e para nga vendet e BE për numrin e njerëzve që nuk e kanë përdorur kurrë internetin. Në një studim të kryer nga Eurostat në Madrit, të dhënat tregojnë se 19 % e spanjollëve nuk kanë përdorur kurrë internet. Të dhënat e grumbulluara tregonin një rritje të përdorimit të internetit që prej vitit 2006, kohë kur vetëm 50 % e popullsisë kishte akses në internet.

Në studimin e Eurostat paraqiten të dhëna edhe për shtete të tjera. Në bullgari 35% e njerëzve nuk e kanë përdorur kurrë internetin, Rumani 32% dhe Greqi 30%. Ndërkohë vendet me përqindje më të ulët ishin Luksemburgu me 2% dhe Danimarka me 3%./Citynews.al





Lajmet e fundit nga