Nga Blendi Kajsiu/ Edi Rama injorant apo ne sherbim te mafjes?
Nga Blendi KajsiuNuk dua të besoj se kalimi i ligjit të pleh...
Kisha vendosur që të mos përzihesha kësaj rradhe me problemin e mbetjeve, sikundër shumë koleg të mi, që siç duket kanë kuptuar, që me politikën (Qeverinë), populizmin (zjarri) dhe ujin (mbetjet në këët rast) nuk duhet të merresh, sepse Qeveria (politika) bën lojë, zjarri (populizmi) të kryqëzon, sikundër e bën me krishtin, uji (plehrat), të mbysin për aq kohë sa është në dorë të ekomafies. Po ja që e kemi nisur, dhe nuk mundet të bëjmë sehir.
Është momenti për të folur me Presidentin dhe me pjesën e ndershme që çdo njeri e ka diku të fshehur në shpirt, pra me ata deputetë që pavarësisht se e votuan, duhet të aktivizojnë zërin e ndershëm që fle brenda tyre.
Pse nuk duhet të vinë mbetjet z.President?!
Sepse ky Parlament, mbasi me të drejt në përurimin e Qeverisë hodhi poshtë nenin 49, pika d, mbi importin e mbetjeve të Ligjit (për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të shtatorit 2011), megjithëse i përafruar me atë Europian dhe nuk tregoi asnjë shenjë bashkëpunimi me ekspertizën shqiptare këto tre vjet.
Sepse, ky Kuvend, me anë të studiuesve, akademikëve, profesorëve dhe ekspertëve duhet të kishte siguruar më parë nje studim fizibiliteti, e shprehur thjesht, një studim se sa e leversdishme është zbatimi i këtij neni për vendin, sa ndikim sjell, ky ndikim është negativ më tepër apo pozitiv, se cilat janë pikat e forta të vendit, p.sh do thonim se ka Kompani Riciklimi. Po sa konmpani janë të shëndetshme apo të shëndosha me teknologji ?state of art ose të fundit?. Për fat të mirë ekzistojnë që përbëjnë pikë të fortë.
Ok, po cilat janë pikat e dobta të vendit? Do thonim se nuk kemi landfill-e për vete. Se nuk kemi landfill-e më vehte për mbetjet industriale. Se nuk kemi landfill-e më vehte për mbetjet inerte. Se kemi veçse dampa apo vend hedhje të mbetjeve tona. Se landfill-i i Sharrës, ku kompanitë e riciklimit kanë përqendrimin më të madh në Tiranë është i vogël dhe nuk mund të pranojë dot mbetje jashtë atyre familiare të llogaritura. Se nuk kemi një incenerator kombëtar për mbetjet e djegshme.
Po cilat janë mundësitë? Se mund të sigurojmë vetë mbetje nga vendi, kur ato të bëhen zero, ulemi e flasim. Kjo devizë ka tetë vjet qe na shoqëron ne si studio dhe nuk e tradhtojmë kurrë se është e mbështetur në të drejtën natyrore për ata që besojnë në natyrë, dhe në Bibël e Kuran për ata që besojnë në Zot.
Po cilat janë kërcënimet? Se mund të na formohen mbetje të mbetjeve që bëjnë të shtohen ato tonat ende të flakura. Se nuk kemi parë, ende, ndonjë skanner për mbetjet radioaktive, të rrezikshme, sikundër kemi parë në sheshin e mbledhjes së mbetjeve në Zagreb, që si një maune me mbetje, si një fugon dhe si një person kalonin në të gjitha portat e pajisur me skanner.
Sepse mbas këtij Studimi, apo programi, duhet të ishte përgatitur një Raport i Vlerësimit Strategjik Mjedisor që do të jepte përputhshmërinë e objektivave të importit të mbetjeve me objektivat mjedisore, me ato që prek shëndetin e një populli.
Sepse, mbas Raportit Strategjik Mjedisor duhet të vinte për secilën mbetje një Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, sigurisht ky nuk hedh poshtë projekte, por na mëson me anë të standardeve europiane se si një aktivitet riciklimi të godasë më pak shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor, duke na vlerësuar se sa mbetje ngelen, sa ujë i ndotur pas përdorimit prodhohen, sa emetime hedh përpunimi i një mbetje, që Kuvendi të vendosë për rradhën e futjes së mbetjeve, duke provuar ato me ndikim drejt zeros, duke u forcuar e duke bërë qasjen e provave të tjera.
Me që jemi te uji i përdorur, deri më sot, pothuajse të gjitha fabrikat prodhuese në vend nuk kanë detyrime të forta për vendosje teknologjish të trajtimit të ujrave e të derdhjes së tyre me parametra normal mbi ujra sipërfaqësorë. Me që jemi te tipi i mbetjeve, një studim enkas do të përcaktonte se cila prej mbetjeve mund të trajtohet si lëndë e parë dytësore, pra lëndë që futet direkt në prodhim ekonomik, si pluhuri i gomave, fill tekstili, apo edhe rrobat e përdorura, mbetje janë në fund të fundit, të cilat vijnë pa ligj dhe nuk shkojnë te kompanitë e riciklimit, por me vendim të posaçëm nga një-dy veta të Qeverisë, e kuptoni vetë ju ç?ndodh pastaj. Dhe cilat mbetje nuk lënë gjurmë pas, siç mund të jetë alumini p.sh. që riciklohet 100%, por që do digjet edhe ky lloj aktiviteti, si i njomi me të thatin, për aq kohë sa nuk kemi studime z. President. Kjo që po them është vetëm arsyetimi im që s?mund të jetë kurrë i përplotësuar pa bashkëpunim në grup, sepse edhe kafshët sulmojnë, mbrohen dhe ushqehen në grup.
Sepse mbas të gjitha këtyre duhet të vinte një studim i Analizës së Kostove Humbëse apo Përfituese që me module e formula na llogarit se si ja vlen për zhvillimin ekonomik të vendit, të sjellësh mbetjet nga jashtë me kosto rrugëtimi shtesë apo të ndash mbetjet e vendit dhe të krijosh kështu lëndë bazë për kompanitë e riciklimit.
Sepse, së fundi, asnjë përçapje për të ndryshuar perceptimin e popullit, ku nuk do të mungonin konferencat, librat, leksionet, auditoret, ekspozitat deri në tryeza uljeje, ku në fillim flasin ekspertët e studiusit dhe bizneset e parlamentarët dëgjojnë, e pastaj këta të fundit kuvendojnë, vendojnë dhe qytetarët e zbatojnë.
Besoj mjaftojnë gjithë argumentat e mësipërme, madje janë edhe më tepër, zoti President, për t?i thënë jo vendimit mbi importin e mbetjeve. Por, këto mjaftojnë dhe teprojnë edhe për ata Deputetë që e votuan këtë ligj duke qënë të papërgatitur. Ndaj më shumë do bërtisnim ndaj jush të nderuar deputëtë se sa ndaj Presidentit, i cili me shumë siguri do ta kthej këtë Ligj. Keni ende kohë t?i thërisni zërit të brendshëm që rri te secili prej nesh si ëngjëlli me djallin, zërit të pastër që fle brenda secilit prej nesh bashkë me atë të ndotur, zërit të arsyes që dremit brenda secilit prej nesh si i ardhur nga të parët, zërit të fëmijëve që rriten midis nesh, duke dashur instinktivisht vendin, e mëpastaj të mos kërkojnë ta braktisin atë sepse Tokën dhe gjithçka nuk e kemi të trashëguar prej të parëve, por ia kemi borxh küture fëmijëve. Madje, do t?ju kërkonim një nder. Bashkohuni me ne në marshimin e së shtunës dhe kjo është një ndjesë publike ndaj asaj që pa dashje, por të vënë në rresht, i bëtë publikut. Sepse zotërinj Deputetë, ju sikundër njeriu ka edhe ujkun e keq edhe tü mirin brenda vetes. Po kë të zgjedh, i tha fëmija gjyshit apo cili fiton prej tyre brenda meje? Atë që ushqen iu gjegj gjyshi.
Ndaj z. President, por më tepër ju zotërinj Deputetë, besoj se kini ushqim për të ushqyer ujkun e mirë.
Nga Blendi KajsiuNuk dua të besoj se kalimi i ligjit të pleh...
Zgjedhjet e parakohshme në Kolonjë përbëjnë një test interes...
Rrahjen e deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndo...
Përparim Spahiu, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Gazetari investigativ Artan Hoxha nuk eshte mjaftuar me deno...
Mjafton një fluturim i shkurtër mbi malësinë e Tiranës për t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në rubrikën “Opinion” në N...
Nga Avokat Edmond PETRAJBesoj se tashme ju jane shurdhuar ve...
Këtë të martë shtatori ambasadorja kineze në Tiranë mori pje...
Objekt i prishjes së IKMT-së në Berat saj ka qënë një ndërte...
Kopshtet publike do të përcaktojnë kuota të rezervuara për f...
Jo sporadikë, por të kontrrolluar dhe përdorur. Ndoshta jo d...
Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë “arrest me bur...
Mjeti shpërthyes, i raportuar si i dyshimtë, në objektin e A...
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafi...
Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro. Si ngjau kjo çudi e m...
Qeveria kineze ka dhuruar 10 eskavatorë për bujqësinë shqipt...
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 27-vjeçarin, Klevis Bal...
Ky muaji Shtator i sivjetem, disi i vecante nga paraardhesit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...