Shembja e rradhës, një ndërtesë dy katëshe
Objekt i prishjes së IKMT-së në Berat saj ka qënë një ndërte...
Këtë të martë shtatori ambasadorja kineze në Tiranë mori pjesë në një aktivitet ekonomiko-propagandistik në Shkozet të Durrësit. Kina e madhe popullore i dhuroi bujarisht Drejtorisë së bujqësisë Durrës 10 eskavatorë të fuqishëm fringo të rinj. Kryetari i Parlamentit, Sh.T.Ilir Meta e shfrytëzoi këtë rast për të performuar një etyd baleti klasik me eskavatorë kinez. Aktivitetit qëllimshëm iu dha një profil i lartë. Në të krahas Vasilit, drejtorit lokal të bujqësisë mori pjesë ministri Panarit dhe vetë Kryeparlamentari Meta. Një veprim i tillë tregon edhe një herë pjekurinë politike të Ilir Metës si edhe aftësitë diplomatike të jashtëzakonshme të tijat, që të kujtojnë veprimet e Ali Pashë Tepelenës për t?i kundërvënë gjeneralit bonapartist Dasnzëlot në Korfuz komodorin të Admiralit Nelson në Marshaslok të Maltës.
Lu-ja me zinxhirë prangash dhe Ju-ja me zinxhirë eskavatorësh
Sh.T. ambasadori LU (Tongzhi Lu) me reformën për drejtësi thuajse haptas, në limitet e Konventës së Vjenës të v. 1961 po kërcënon politkanë specifikë shqiptarë me zinxhirët e prangave. Tongzhi Lu po sillet si një elefant në një dyqan qelqurinash. Kryeparlamentari Meta me një finesë të hollë diplomatike thuajse si një mandarin i vërtetë i Oborrit perandorak Mancu i përgjigjet ambasadorit Lu me takime kokë më kokë me ambasodreshën kineze Jiang Ju. Sot në Shkozet të Durrësit Meta kërcënimeve me zinxhirë prangash të Tongzhi Lu-së ju përgjegj me zinxhirë eskavatorësh të Kinës së madhe popullore.
Në gjykimin tim thelbi i këtij baleti diplomatik ishte: Amerika kërcënon me zinxhirë prangash shqiptarët super pro amerikanë, ndërsa Kina ndihmon miqtë e saj shqiptarë me zinxhirë eskavatorësh. Si të thuash demoni i shkatërrimit, pinjolli i prindërve nacionalistë të Can Kaj Shek-ut përballet me ëngjëllin e krijimit, pinjollen e partizanëve maoistë të Armatës VIII.
Meta duke luajtur kartën kineze duket sikur u kujton amerikanëve proverbin anglez: Don?t corner the cat d.m.th. mos më cysnin deri aty ku nuk mban më. Për më tepër, që Meta nuk është kotele shtëpiake, por mace e egër e pyjeve të Tomorricës. Me elegancë diplomatike Meta u mban leksion diplomatëve mediokër të ?Rilindja Ridge-s? për realitetin e ri në Ballkan. Ai me kujdes, me qetësi e dashuri, u kujton atyre se tashmë duhet të llogarisin në Shqipëri e Ballkan edhe kartën kineze, prezencën gjithnjë në rritje të Kinës në lindje e në perëndim të Maleve Rodope.
Qëllimisht u zgjodh Durrësi si ?skena? për këtë balet diploamtik për tu treguar diplomatëve amerikanë rëndësinë e posacme rajonale të Durrësit. Kujtojmë se në 9 vitet e fundit vetëm 2 herë (Ambasadorja Rice dhe Ambasadori Arvizu) e kanë vizituar Durrësin, ndërsa Ambasadori rus Karpushkin në 9 muajt e fundit e ka vizituar plot 5 herë Durrësin. Në 2 vitet e fundit kinezët dhe rusët kanë zhvilluar një seri të gjatë aktivitetesh politike, diplomatike, kulturore, e humane në Durrës me pjesëmarrës prestigjozë, që nga Kori i Moskës dhe Ansambli Folklorik i Pekinit e deri te kryetarë komisionesh të Dumës apo binjakëzime e projekte binjakëzimesh të Durrësit me qytete kineze, ruse apo edhe krimease. Fatkeqësisht diplomatët amerikanë në dritëshkurtësinë e tyretë frikshme janë tepër poshtë edhe nivelit të diplomatit Bryan Street, që nja dy vjet më parë organizoi një mikro aktivitet me nxënësit e ?Rilindjes? te kisha në Kepin e Bishtit të Pallës. Diplomatët amerikanë përsa i përket pozicionimit dhe rëndësisë rajonale të Durrësit kanë mbetur thjesht në bisht, sa që edhe ?palla? kryebashkiaku i Selanikut i biri i një pocari e një pronareje kantine vere i ka lënë në bisht (përsa i përket Durrësit) qiraxhinjtë e ish Rrugës Labinoti! Diplomatët kinezë si mbartës të urtësisë konfuciane e kanë kuptuar shkëlqyeshëm rëndësinë e Durrësit, jo më kot edhe kësaj rradhe ata erdhën me ?peshqeshin? e radhës për kryebashkiakun Dako: dy eskavatorë fringo të rinj për Bashkinë Durrës.
Sh.T. Ilir Meta me finesë të rrallë diplomatike si një pokerist i klasit të lartë ?Derrit Mac? Tongzhi Lu i kundërvuri ?Damën Kupë? Jiang Ju. Aktiviteti i sotëm në Durrës mund të përmblidhet në këtë frazë: Në sajë të diplomacisë ekselente Meta në raundin e Durrësit fitoi Ju-ja dhe humbi bindshëm Lu-ja. /GJERGJ THANASI
Objekt i prishjes së IKMT-së në Berat saj ka qënë një ndërte...
Kopshtet publike do të përcaktojnë kuota të rezervuara për f...
Jo sporadikë, por të kontrrolluar dhe përdorur. Ndoshta jo d...
Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë “arrest me bur...
Mjeti shpërthyes, i raportuar si i dyshimtë, në objektin e A...
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafi...
Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro. Si ngjau kjo çudi e m...
Qeveria kineze ka dhuruar 10 eskavatorë për bujqësinë shqipt...
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 27-vjeçarin, Klevis Bal...
Ky muaji Shtator i sivjetem, disi i vecante nga paraardhesit...
Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë ...
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë një shtetas për “Pr...
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë tre shtetas për drej...
Kryeministri, Edi Rama, në një takim me fermerët e Divjakës ...
Policia italiane e provincës së Foxhias ka sekuestruar një p...
Partia Demokratike denoncon arsyet e vërteta që sipas saj kr...
Policia ka arrestuar shtetasi Ll. R., 60 vjeç, banues në Tir...
Dy të rinj janë arrestuar pasi u kapën me kanabis. Shtetasit...
Partia Demokratike reagon ashpër pas kapjes së vëllait të sh...
Koalicioni i Vëzhguesve Vendor nisur nga problematikat e shu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...