web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e Tahiri mbështesin kartelin e drogës në Dibër

27 Shtator 2016, 13:14, Aktualitet CNA

Partia Demokratike reagon ashpër pas kapjes së vëllait të shefit të komisariatit Dibër, Bert Agës me një sasi të fortë droge të llojit kokainë. PD-ja akuzon Tahirin dhe Ramën për mbështetjen e këtyre drejtuesve dhe pse kanë implikime të drejtëpërdrejta me trafikun e drogës. ?Karteli i drogës së Dibrës doli më në pah dy ditë më parë kur prokuroria ndaloi vëllain e shefit të komisariatit të Dibrës, Bert Aga, me një sasi droge të fortë, të llojit kokainë. Ndërkohë që ai kapet me kokainë, vëllai po korr parcelat e veta me kanabis në Dibër dhe po ofron mbrojtjen e nevojshme për bandat e tjera që dhanë kontribut në zgjedhjet e 11 shtatorit. Megjithë këto implikime të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, Aga, ose agai i kanabisit në Dibër vazhdon të jetë në detyrë dhe ka mbështetjen e Tahirit dhe Edi Ramës?, thuhet në deklaratën e opozitës.

Më tej, opozita i bënë thirrje thirrje prokurorise të hetojë për faktet e paraqitura për krimin zgjedhor, dhe për implikimin e Agës në trafikun e drogës. Sipas deklaratës, së Partisë Demokratike karteli i drogës nuk duhet ti shpëtojë ligjit edhe pse mbrohet dhe mbështetet nga Rama e Tahiri. ?Ne e dimë pengesën që has organi i akuzës, pasi kreu i kartelit të drogës së Dibrës ka mbrojtjen e Tahirit dhe Ramës, por ndalimi i vëllait me kokainë është thjesht një hap.Hetimi dhe veprimet e plota duhet të shkojnë tek kreu i kësaj organizate që është pikërisht shefi i komisariatit të Dibrës. Karteli i drogës nuk mundet dhe nuk do ti shpëtojë dot ligjit, edhe nëse mbrohet deri në fund nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama?, përfudnon deklarata. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga