Arrestohen dy persona për rrahjen e “Kaubosjit”/Policia dhe Prokuroria konfirmojnë ngjarjen
Rrahjen e deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndo...
Zgjedhjet e parakohshme në Kolonjë përbëjnë një test interesant politik dhe zgjedhor, sepse kryetari i bashkisë së Kolonjës, i cili vdiq, i përkiste LSI-së dhe garoi me mbështetjen e koalicionit zgjedhor të partive qeverisëse, duke pasur mbështetjen e PS-së, LSI-së etj. Kolonja nuk ishte një nga rastet ku LSI pati ankesa të mëdha për mosfunksionim të koalicionit zgjedhor, për prapaskena, sepse kandidati i saj Arben Malo mori 4437 vota, ose 53. 45% të votave. Sigurisht që pati një bojkot të kandidatit të LSI nga PS, por jo të ndjeshëm.
Logjikisht edhe kandidatin e ri do ta propozojë përsëri LSI. Kështu që Kolonja do të shndërrohet në një përplasje PD-LSI. Pra, Kolonja do të bëhet një test për atë nëse PD dhe Basha kanë vullnet t? i rezistojnë gërryerjes së elektoratit të tyre që po u bën LSI që nga viti 2013 e këtej.
Në zgjedhjet e Kolonjës nuk vlejnë justifikimet me kartelin e drogës që ble vota. Sepse në këtë rast karteli do të jetë Meta dhe LSI, të cilin deri tani Basha e ka diferencuar nga karteli. Në Kolonjë karteli do të jetë neutral, madje do t? i pëlqente një humbje e LSI-së, ndonëse nuk do të investohej për të sepse kjo do të shkaktonte një konflikt të hapur të Metës me Ramën. Nëse PD humb në Kolonjë, kjo do të jetë humbje e PD-së përballë LSI-së.
Kandidati për kryetar bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e vitit 2015 i koalicionit të udhëhequr nga PD (Aleanca për Punë dhe Dinjitet), z. Viktor Duro mori vota më shumë se koalicioni që e mbështeste atë. Zoti Duro mori 3710 vota, ose 44. 69% të votave. APPD mori 2379 vota për Këshillin Bashkiak, ose 28. 86%. Brenda koalicionit, PD mori 1921 vota për këshillin bashkiak, ose 23. 31 % të votave. Kjo do të thotë se në zgjedhjet në Kolonjë vitin e kaluar, problemi nuk ishte te kandidati port e performanca e partive të koalicionit zgjedhor që e mbështeste atë, dhe së pari te partia kryesore e koalicionit, PD.
Në këto zgjedhje të parakohshme në Kolonjë duhet llogaritur edhe që brenda koalicionit të majtë do të ketë një rrjedhje votash nga ana e PS-së që nuk do t? i shkojnë PD-së, por thjesht do të jenë një lloj bojkoti ndaj kandidatit të LSI-së. Kjo gjë, e kombinuar me një rritje minimale të PD-së, do të sillte fitoren e kandidatit opozitar, meqënëse diferenca e tij në zgjedhjet e kaluara me kundërshtarin ishte vetëm 5-6%.
Që nga zgjedhjet e vitit të kaluar dhe deri më sot kanë ndodhur, ose nuk kanë ndodhur shumë gjëra, të cilat logjikisht duhet t? i shtonin votat e PD-së në këto zgjedhje të parakohshme. Qeveria ka prodhuar shumë skandale, dhe për premtimet që i janë bërë Kolonjës nuk ka nisur të bëhet asgjë konkrete, e prekshme, përveç ndonjë rregullim fasadash. Pra PD dhe koalicioni zgjedhor i kryesuar prej saj, duhet të kenë këtë herë më shumë vota se në 2015. Nëse llogarisim që votat e z. Duro, të cilin PD duhet ta paraqesë përsëri si kandidat, do të mbeten aq sa janë dhe nuk ka arsye përse të dyshohet për këtë gjë, atëherë nëse shtohen votat e PD-së dhe të koalicionit të drejtuar prej saj, me 2-3 %, duke llogaritur edhe një bojkot minimal të kandidatit të LSI-së nga elektorati i PS-së, atëherë z. Duro shpallet fitues në këto zgjedhje të parakoshme në Kolonjë.
Nëse PD nuk arrin as kaq, por justifikohet për mbetjen në kuotën ku ra në 2015, duke na treguar kushedi se ç? fabula, atëherë humbja e Kolonjës përballë LSI-së, vetëm sa do të konfiromojë zbritjen e PD-së në rangun e partisë së tretë në vend, pas PS-së dhe LSI-së. Zgjedhjet ne Kolonje kane rendesi para se gjithash se do te tregojne nese Lulzim Basha eshte vasal i Metes apo jo.SHKRUAR PËR CITYNEWS
Rrahjen e deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndo...
Përparim Spahiu, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Gazetari investigativ Artan Hoxha nuk eshte mjaftuar me deno...
Mjafton një fluturim i shkurtër mbi malësinë e Tiranës për t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në rubrikën “Opinion” në N...
Nga Avokat Edmond PETRAJBesoj se tashme ju jane shurdhuar ve...
Këtë të martë shtatori ambasadorja kineze në Tiranë mori pje...
Objekt i prishjes së IKMT-së në Berat saj ka qënë një ndërte...
Kopshtet publike do të përcaktojnë kuota të rezervuara për f...
Jo sporadikë, por të kontrrolluar dhe përdorur. Ndoshta jo d...
Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë “arrest me bur...
Mjeti shpërthyes, i raportuar si i dyshimtë, në objektin e A...
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafi...
Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro. Si ngjau kjo çudi e m...
Qeveria kineze ka dhuruar 10 eskavatorë për bujqësinë shqipt...
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 27-vjeçarin, Klevis Bal...
Ky muaji Shtator i sivjetem, disi i vecante nga paraardhesit...
Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë ...
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë një shtetas për “Pr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...