web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/Aeroplani i Kartelit të Ishmit ka rënë mbi Ambasadën Amerikane në Tiranë

17 Shtator 2016, 19:11, Aktualitet CNA

Si rrallë herë më parë Shqipëri, Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë pajtuar që ta mbyllin çështjen e trafikut ndërkombëtar të drogës të cilën piloti italian i aeroplanit që u ul në Ishëm, që ua la mbi tryezat e zyrave me thëniet e tij se i përkiste një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge. Piloti italian u la i lirë nga Prokuroria duke u proceduar penalisht vetëm për veprat penale ?Shkelje e rregullave të fluturimit ndërkombëtar? dhe ?Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror?. Ashtu siç nuk duhej të ndodhte edhe nëse ai nuk pohonte ato që pohoi. Këtë e them për faktin se ai me sjelljen e tij, kishte krijuar dyshime të arsyeshme, të mjaftueshme për të nisur ndaj tij një procedim penal për trafik droge. Fjalën e kam këtu për mënyrën si veproi, duke mos kërkuar leje për fluturimin në Shqipëri, duke fikur pajisjen që e bënte të dallueshëm për autoritetet e mbikqyrjes së hapësirës ajrore, si dhe për faktin se kishte ardhur rrotull me ngul shumë herë në zonën u gjendej një pistë ilegale fluturimi, e cila nuk mund të përdorej veçse nga trafikuesit e narkotikëve. Të gjitha këto qenë të mjaftueshme që ndaj tij të niste procedimi penal për trafikim të narkotikëve, dhe të kryhej hetimi përkatës.
Prokurorët e çështjes mendojnë se piloti italian nuk mund të procedohet sipas nenit 283/a të Kodit Penal të Shqipërisë, domethënë për ?Trafikimin e narkotikëve? sepse vepra penale nuk u konsumua. Policia e Shtetit nuk ka asnjë vërejtje, asnjë ankesë për këtë qëndrim të Prokurorisë.
Por neni 283/a dënon edhe organizimin e trafikut të narkotikëve, në paragrafin e tretë që thotë: ?Organizimi, drejtimi dhe financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burg jo më pak se 15 vjet.?
Piloti italian me veprimet dhe pohimet e tij, ka treguar është pjesë e organizimit të trafikut, duke qenë se ai ishte njeriu i cili do të provonte pistën e uljes së aeroplanëve, pra ishte thirrur si ekspert në organizimin e logjistikës së rrjetit të trafikut. Prandaj ai duhej të ishte proceduar sipas nenit 283/a të Kodit Penal, dhe pastaj varësisht bashkëpunimit të tij me autoritetet ligjzbatuese shqiptare, të merrte statusin e të penduarit me përfitimet përkatëse.
Ngjarja e Ishmit tregoi se në Shqipëri nuk ka një kartel droge siç thotë PD, por disa prej tyre. Një nga më të fuqishmit prej tyre është ai që tani mund të quhet si Karteli i Ishmit, për shkak të vendit ku e kishte ndërtuar pistën e aeroplanëve për transportin e drogës. Por Karteli i Ishmit nuk ka në krye banorë të Ishmit, ata janë vetëm ushtarë të kartelit.

Ngjarja e Ishmit erdhi fill pas angazhimit të madh të Ambasadës Amerikane në Shqipëri për reformën në drejtësi, si dhe pasi Ambasadori Lu është shprehur disa herë publikisht kundër atyre që i quan ?Al Kapone? të Shqipërisë. Përzgjedhja e emrit është domethënëse. Ambasadorit Lu nuk flet për ?Escobarë?, krerë të karteleve të drogës, por për një gangster si Al Capone që merrej me kontrabandën dhe shitjen e kundërligjshme të pijeve alkoolike. A thua se në Shqipëri problem i ditës është kontrabanda e pijeve alkoolike!
Ambasadori Lu hesht për ngjarjen e Ishmit, sepse Qeveria ?Rama? ka lejen dhe bekimin e Departamentit të Shtetit, të qeverisë amerikane, për të krijuar një partneritet publik-privat me kartelet e drogës në vend, në emër të Doktrinës sorosiane së Cannabistabilitetit (fjalë e krijuar nga bashkimi i fjalëve ?cannabis? dhe ?stabilitet?).
Se çfarë sjell narkostabiliteti për këtë kemi shembullin e Kolumbisë dhe të Italisë së Jugut, vende ku amerikanët e kanë zbatuar këtë formulë gjatë Luftës së Ftohtë. Narkostabiliteti sjell diktatin e karteleve në vend, dhe një regjim terrori mbi shoqërinë. Ashtu si në vendet e tjera ku është zbatuar formula e narkostabilitetit, edhe në Shqipëri, agjencitë përkatëse shtetërore amerikane do të marrin pjesën e tyre të fitimit, për të financuar veprimtaritë e tyre, në këtë rast, në regjionin e Ballkanit.

Heshtja e ambasadorit Lu për ngjarjen e Ishmit dhe mënyrën se si u manipulua ajo nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit, është baras sikur aeroplani i drogës të kishte rënë në oborrin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.





Lajmet e fundit nga