Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i marrë armën/ Vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Rreth 15 mijë studentë rrezikojnë pranimin në studimet ?Master i Shkencave? për shkak të gjuhës së huaj. Zbatimi i kriterit të gjuhës së huaj në pranim duhet shtyrë për dy vjet.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të arsimit të lartë, është parashikuar si kusht, për pranimin në studimet e ciklit të dytë ?Master i Shkencave?, njohja e një prej pesë gjuhëve të huaja, përkatësisht anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Neni 76, pika 4, thotë: ?4. Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të dytë ?Master i shkencave? është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjish. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj përcaktohet me akt nënligjor të ministrisë përgjegjëse të arsimit të lartë?.
Udhëzimi i MAS ka përcaktuar si nivel të njohjes s së gjuhës së huaj atë ?C1?, i cili është një nivel i lartë i zotërimit të një gjuhe të huaj.
Ky kusht pranimi është jo vetëm i pa zbatueshëm, por edhe i papranueshëm nga këndvështrimi i praktikave normale të hyrjes në fuqi dhe zbatimit të ligjeve të reja. Si i tillë, ai do të penalizoj këtë vit rreth 15 mijë studentë të universiteteve publike dhe private, të cilët, për pamundësi të dhënies së provimit të gjuhës së huaj në një nivel kaq të lartë, nuk mund të fillojnë studimet e ciklit të dytë ?Master i Shkencave? në këtë vit akademik, edhe po të kenë përfunduar shkëlqyer studimet e ciklit të parë.
Ligji ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2015, kur studentët e nivelit të parë ishin në vitin e fundit të studimeve.
Sipas praktikave normale ligjore, ndryshime të tilla hyjnë në fuqi për studentët që fillojnë studimet universitare të ciklit të parë, mbi bazën e të cilit ndërtohet cikli i dytë i studimeve. Përse e them këtë? Sepse, jo vetëm studentët por edhe universitetet duhet të kenë kohë të mjaftueshme për të përgatitur studentët, për përmbushjen e këtij kriteri të ri jo të lehtë. Pra, ky nen mund të hynte në fuqi vetëm për studentët që filluan studimet e ciklit të parë në vitin e kaluar akademik, të cilëve u takon të fillojnë studimet ?Master i shkencave? në vitin akademik 2018/19.
Të pretendosh që ky kriter të zbatohet që këtë vit akademik është arrogancë e pastër që tregon qeveria ndaj të rinjve. Ne nuk e kemi votuar këtë ligj, por dhënia e kohës së nevojshme për hyrjen në fuqi të këtij neni ka qenë një nga ndryshimet që kemi propozuar në Komision, i cili, si shumë e shumë të tjera, u hodh poshtë me arrogancë nga maxhoranca.
Habitem që universitetet nuk po e shtrojnë këtë shqetësim, i cili dëmton mbi 15 mijë studentë. Universitetet nuk mund të jenë indiferentë ndaj kritereve të tilla jo realiste dhe arrogante të qeverisë.
Eshtë plotësisht e mundur dhe e bazuar juridikisht që ky kriter të filloj të zbatohet pas dy vitesh dhe studentët të vazhdojnë të japin provimin e gjuhës së huaj, sipas standardeve internacionale, përpara diplomimit në studimet Master.
Madje, vetë ligji është jo logjik. Ky kriter nuk zbatohet për Studimet e Integruara të Nivelit të Dytë (DIND) në fushën e mjeksisë, veterinarisë, arkitekturës, etj. Eshtë diplomë krejtësisht e njëjtë me Master I Shkencave dhe kështu quhet edhe në titull. Përse dy standarde të ndryshme?
MAS duhet të tërhiqet nga ky kriter dhe të ndryshoj nenet 76 dhe 135 të ligjit, për të respektuar të drejtat e studentëve. Ka raste konkrete konkrete kur MAS nuk ka zbatuar kritere të ngjashme. P.sh. nuk e zbatoi kërkesën e ligjit të arsimit parauniversitar për dhënine e gjuhës së huaj si provim i detyruar në Maturën 2015, por e shtyu me një vit.
Nëse MAS nuk tërhiqet, atëherë ne si opozitë do të prozojmë një amendament ligjor, dhe, maxhoranca le ta hedh poshtë, nëse do të shkelë mbi të drejtat e mbi 15 mijë studentëve.
Pa dhënë asnjë sqarim se çfarë po ndodh në të vërtetë me raf...
Piloti italian ju rrëfye prokurorëve. Sipas njoftimeve të so...
Analisti Çim Peka nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Fa...
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri i pergjigjet opozites dhe...
Nga Gjon Neçaj Shkak për të shkruar këto radhë për LL...
Më datë 17.09.2016, rreth ores 13.30 është njoftuar se ne a...
Deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike denoncuan sot n...
Kreu i qeverise ka qene sot ne Tamare, ai ka postuar ne rrje...
Edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Shqiptar që mbahet n...
Agjencia shtetërore Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” ka paral...
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se grupet rebele ...
Skënder Kraja, njëri prej të arrestuarve si të dyshuar për d...
Rreth 1500 të rinj nga Dibra, Kurbini, Elbasani, Librazhdi, ...
Prezantuesi i “The Tonight Show”, Jimmy Fallon ka bërë shaka...
Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë...
Të shtëna me armë zjarri ndaj një makine në Laç, kanë ndodhu...
Megjithëse fotoja ka kohë në rrjet ajo ngelet tepër aktuale ...
Një debat i fortë po zhvillohet në PD, pas rezultatit zhgënj...
Sot në orën 07.30 në kalatën 5 të portit të Durrrësit u anko...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin burg për jetë pë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...