web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto ekskluzive - Skandal në Dibër/ Policët në zyrat e PS-së

11 Shtator 2016, 12:04, Aktualitet CNA

Denoncimeve të Partisë Demokratike për zyrtarë të Partisë Socialiste që po blejnë vota në Dibër, i shtohet edhe një foto ekskluzive nga Citynews.al

Ne realizuam një foto ku pasqyrohet një skandal me uniformat e rendit. Policët të veshur me uniforma shkojnë në zyrat e kandidatit socialist Muharrem Rama në Dibër dhe marrin votues duke i transportur ata me mjetet e policisë së shtetit drejt qendrave të votimit.

Fotoja është bërë pikërisht në momentin kur këta efektivë të policisë marrin votuesit në zyrat e kandidatit të PS, Muharrem Rama.

Citynews që ka vëzhguar nga afër këtë ngjarje, konfirmon se ky skandal është përsëritur disa herë ditën e sotme. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga