web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqia kundër PDIU-së në qeveri

3 Shtator 2016, 06:51, Aktualitet CNA

Përfshirja e PDIU-së në koalicionin qeverisës është kundërshtuar që në fillim nga Athina zyrtare, që në afrimin e parë të Idrizit me Ramën, që në qershor në takimin e Kotzias në Tiranë, por së fundi, gazeta greke ?Kathemerini? në një shkrim të disa ditëve më parë e quante fundosje të marrëdhënieve mes dy vendeve, rritjen e retorikës nacionaliste dhe kërkesës së vazhdueshme për çështjen ccame. ?Greqia e ka hedhur poshte prej kohësh kërkesën e Tiranës për njohjen e ccështjes ccame, duke pretenduar se ccamët që jetojnë sot në vend janë bashkëpunëtorë të nazistëve. Autoritetet në Greqi janë të shqetësuara se bashkëpunimi Ramës me çamët e partisë PDIU do të pengojë përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos tani që Shqipëria pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme verën e ardhshme?, shkruan gazeta greke. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga