E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Pas shantazhit flagrant të Ilir Metës, disa ditë para miratimit të reformës në drejtësi, shumë nga njerëzit pranë kryeministrit hapën kudo fjalën se koalicioni kishte përfunduar. Duke u nisur nga propozimi për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, ata pohonin të bindur dhe me gojën plot se rilindasit nuk mund ta duronin këtë riturpërim.
Po bëhet rreth një vit, që kur Meta foli për impulse të reja dhe për nevojën e ndryshimit të ministrave, që PS dhe LSI nuk gjejnë paqe me njëra-tjetrën.
Fillimisht sherri plasi për atë që u quajt pazari i Roskovecit dhe LSI i akuzoi aleatët e saj se i kishin futur thikën pas shpine në zgjedhjet lokale.
Më pas erdhi afera e CEZ dhe akuzat e kryeparlamentarit se koalicioni okult Rama- Basha po kërkonte kokën e tij në tepsi.
Pastaj duke dashur ta degradojë imazhin e Ramës deri në fund, Meta tërhoqi ministrin e Drejtësisë Naço dhe propozoi njeriun që kish vjellë vrer më shumë se kushdo kundër kryeministrit, Ylli Manjanin.
Rama e hëngri turpin me bukë dhe vazhdoi të qëndronte në tryezën ovale të qeverisë duke patur tani përkrah njeriun që e etiketoi si nekrofil politik në 21 janar.
Kronika vazhdon.
LSI ka fshikulluar herë pas here përpjekjet e PS-së për të ashpërsuar kodin penal (plot 17 herë) dhënien e koncesioneve abuzive pa i kaluar nga parlamenti, punën e Sajmir Tahirit, e kështu me radhë.
Kjo klimë mosbesimi është sendërzuar shpesh herë me bashkimin e votave të Metës dhe Berishës në disa bashki të vendit, ndërsa kjo atmosferë lufte është përcjellë me zell në shtyp, nga analistët tashmë të njohur si rrogëtarë të Ilir Metës.
Seç ndodhi pastaj me reformën në drejtësi është një histori më e afërt dhe më e njohur.
Meta bëri gjithçka kundër Ramës, ai luajti një rrol kyç për faktorizimin e PD-së dhe më në fund nuk pati frikë të kërcënonte me largimin nga qeveria dhe me zgjedhjet e parakohëshme.
Pikërisht në këtë moment, duke u nisur edhe nga fjalët e shefit të tyre, shumë socialistë përhapën lajmin se koalicioni kishte përfunduar. Se kjo gjëndje nuk mund të vazhdonte më. Se i duhej dhënë fund sa më parë, një bashkëqeverisjeje me Ilir Metën, që kur ishte në koalicion me Berishën sillej si pulë e lagur, ndërsa me Ramën luante rrolin e luanit.
Nisur nga kjo emisarët e kryeministrit nisën punën për të ndërtuar një shumicë të re pa LSI-në. Ata hapën thesin dhe filluan premtimet për të ?blerë? çdo kënd që ishte i gatshëm për një qeveri pa Ilir Metën. Dhe ndërkohë që bënin pazaret nën tavolinë, publikisht e justifikonin aksionin e tyre me kredon morale: ?diferencat që kemi për këtë reformë kaq të rëndësishme për vendin, nuk mund të na mbajnë më bashke me Ilir Metën.
Por, reforma kaloi dhe asgjë nuk ndodhi.
Meta e injoroi Ramën deri në fund, vuri madje zëdhënësit e tij të shpallin sot se LSI ka rezerva të mëdha për mënyrën e qeverisjes së Ramës, ndërsa kryeministri që tha se durimi ish sosur dhe se ndarja qe e pashmangshme, vazhdon të ngrohë kolltukun.
Dhe kjo zvarritje pas postit sado që ta telendisë Ilir Meta nuk është një çudi për Edi Ramën.
Rilindasi që predikon kryqëzata morale në fakt është idhtar i një parimi shumë më pragmatik: mos e lësho kurrë karrigen që ke.
Për të kuptuar se pse Rama nuk e prish koalicionin, sado që ta fyejë, ta përdhosë dhe ta nëpërkëmbë Meta, nuk vlen të kuptosh vetëm konfliktin e sotëm. Më e vyer është të shohësh si është sjellë historikisht kryeministri aktual.
Sepse ai është njeriu i vetëm që në vitin 2000, kur kandidoi për herë të parë për kryetar bashkie, nuk pranoi të japë qoftë edhe një çast dorheqjen si ministër kulture.
Ai kaloi nga njëri post tek tjetri pa riskuar asnjë ditë pushtetin.
Kështu u soll edhe nëntë vite më vonë, kur ngruroi t?i printe socialistëve në zgjedhje (2009), sepse nuk donte të humbte vendin e kryebashkiakut të Tiranës.
Dhe megjithëse shumëkush e fajësoi për këtë duke i lënë faturën e humbjes së PS, ai edhe në zgjedhjet lokale (2011) nuk e la bashkinë, duke rrezikuar të përsërisë të njëjtën fabul.
Pikërisht kjo renditje e shpejtë faktesh shpjegon Edi Ramën e vërtetë: njeriun që nuk e sheh politikën si risk, por si përfitim. Politikanin që predikon parime, por ka vetëm një qëllim: pushtetin.
Pikërisht kjo histori e shkurtër shpjegon se pse ai vazhdon të zvarritet pas Metës, që prej një viti e ka shndërruar në gazin e botës. Pavarësisht se idhtarët e tij shpallën “divorcin parimor”, ai ka frikë ta hedhë këtë hap, që do i rrezikonte fort karrigen e kryeministrit./lapsi
Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Ka...
Nga Anri Bala-ZathurNga miqtë e mi, e me sa duket janë dhe m...
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dhënë sqarime lidhur ...
Tri raste të zhdukjes së personave janë paraqitur gjatë ditë...
Një 28 vjeçar është qëlluar me armë gjahu në Përmet. Sipas p...
Marrja me vete e sekreteve në vendin e prehjes përfundimtare...
Brisida Shehaj, drejtoresha e Përgjithshëm e Tatimeve, prite...
Një 28 vjeçar është qëlluar me armë gjahu në Përmet. Burimet...
Vitin e ardhshëm, Serbinë me siguri e pret ndryshimi i Kusht...
Presidenti Thaçi e uroi presidentin Chakrabarti për rizgjedh...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndro...
Dhërmiu duket se nuk është ndër plazhet më të pëlqyera nga n...
Nga çmendina e kurvit shqiptari doli i dobët, i uritur, i gr...
Si pasojë e ndryshimit të kushte atmosferike, vendi është p...
Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar ‘Preka...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një letre...
Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Turqisë...
I Kurrë nuk duhet menduar që Reforma në Drejtësi, që sapo u ...
Të paktën 19 civilë janë vranë këtë të hënë nga hedhja e gr...
Ambasada gjermane në Tiranë beri te ditur sot se mediat gjer...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...