web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD ikën sërish nga konsensusi

20 Korrik 2016, 18:33, Aktualitet CNA

“Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime rrënjësore në draftin e reformës që nuk kanë asnjë lidhje me rekomandimet e ndërkombëtarëve.

Edhe pse Eurokomisioneri Hahn i rekomandoi Bashës votimin duki i afruar si zyrë aplikuese presidencën dhe duke i shtuar faktin që ata që do të skualifikohen t?u tregohet shkaku, Basha ka ndryshuar gjithçka.

Bylykbashi ka kërkuar në komisionin e ekspertëve rishikim të KLGJ e KP. Siç dihet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisënuk kanë qenë në debat më parë.

PD i rinxorri në minutën e fundit dukë përmbysur gjithçka për të bllokuar reformën.

Kërkesa për të mbledhur serish negociatorët duket e pavend dhe e pavlerë përderisa nuk ka asnjë lloj ndryshimi në draftin që do votohet pas telefonatës dhe letrës së komisionerit Hahn.

E vërteta është se komisioneri Hahn nuk solli asnjë lloj propozimi të ri dhe roli i OMN nuk ka ndryshuar nga sa ishte shkruar në draftin e Kushtetutes së publikuar nga ShBA dhe Be në datën 14 qershor.

Por burime nga PD dhe LSI bëjnë me dije se opozita kërkon të diskutoje sërish dhe negociojë çështje të tjera, jashtë çështjeve qe u negociuan diten e hënë deri ne 3 të mengjesit. Dhe eshte pikerisht PD, qe edhe me ndihmen e LSI, po vonon zbardhjen e ceshtjeve te dakordesuara diten e hene, nderkohe qe anetaret e PS presin ne komisionin e ligjeve te nisin punen per te miratuar dhe derguar ne seance plenare versionin perfundimtar qe do te votohet diten e neserme” përfundon lajmi i publikuar nga TemA.





Lajmet e fundit nga