FOTO+VIDEO/ Pas reagimeve të Ramës dhe Kumbaros, qytetari ngre shqetësime për gjendjen në Bënjë
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Është udhëtimi i saj i parë në botën e jashtme: një javë pas emërimit si kryeministre e Britanisë së Madhe, Theresa May vjen për një vizitë prezantuese në Zyrën Kancelarore. Berlini politik është i gëzuar.
Kur të mërkurën në Zyrën Kancelarore kamerat, aparatet fotografike dhe celularët do t’i drejtohen Theresa May-t, shumë me siguri do t’i drejtojnë kamerat edhe tek këpucët e saj. Në mediet gjermane është folur që prej marrjes së postit nga May shumë për modën ekstravagante të këpucëve të saj. Këpucët me të cilat do të vijë May në Berlin do t’u interesojnë shumë vetëve, konkretisht dhe në kuptim figurativ.
Paqartësi për datën e ndarjes
Por pavarësisht nga këpucët, si Theresa May ashtu edhe Angela Merkel ndodhen të dyja fort në tabanin e rrethanave realpolitike. “Brexit është Brexit”, tha May pas referendumit në May. Në përputhje me këtë, ajo mori në kabinetin e saj njërin nga mbështetësit më të fuqishëm të Brexit, Boris Johnson-in dhe emëroi si koordinator për Brexit një kritik të BE. Me referendumin May nuk ka ndërmend të merret më. Pyetja që shtrohet është vetëm se kur do të kërkohet ndarja. Së fundi në Londër u tha se kjo mund të zgjasë deri në vitin 2017. Britanikët duan të fitojnë kohë, në fillim të bien dakord për një strategji negociimi dhe pastaj të fokusohen te dalja.
Merkeli nga ana e saj e bëri të qartë në një deklaratë qeveritare në Bundestag se në negociatat për dalje nga BE Britania e Madhe nuk do të ketë mundësi të zgjedhë menynë që i shijon më mirë. Merkel tha se negociatat për dalje nga BE mund të fillojnë vetëm pas aktivizimit të Nenit 50, paragrafit të ndarjes të BE. Me këtë deklaratë Merkeli e uli pak ritmin e procesit, megjithë disa deklarata në kundërshtim me këtë nga BE. Njëkohësisht ajo shenjoi pretendimin për pushtet në negociata.
Bashkëpunim pas Brexit
Kryeministrja britanike do të pritet në orën 17:30 me nderime ushtarake. Pastaj do të pasojë një bisedë dhe një darkë pune me Merkelin. Pastaj është planifikuar një konferencë e përbashkët shtypi. Të hënën zëdhënësi i qeverisë, Stefan Seibert tha se Merkeli dhe May deri tani e kanë njohur vetëm në telefon njëra-tjetrën. Tani është një shans që “të flasin pak më hollësisht me njëra-tjetrën”. Merkeli do të paraqesë në bisedë pozicionin gjerman. Njëkohësisht, thotë Seibert, në bisedë nuk do të zhvillohen negociata paraprake. Kancelarja pret me interes se “çfarë do të sjellë May me vete nga Londra”.
Informacione shtesë u bënë të ditura në mediet britanike. Zëdhënësi i Mayt tha se në rend të ditës janë tema bilaterale, bashkëpunimi në sfidat globale dhe fakti se si mund të bashkëpunojnë të dyja vendet në përgatitjen e Brexit-it.
E njohur si mbështetëse e vijës së fortë
Fushë potenciale konflikti midis May dhe Merkelit mund të jetë çështja e lëvizjes së lirë të punonjësve. May konsiderohet si mbështetëse e vijës së fortë në politikën e migrimit. Ajo do ta pakësojë migrimin nga shtetet e BE, gjë që ajo e ka treguar qartë në gjashtë vitet e fundit si ministre e Brendshme. Kurse Merkeli në këtë pikë, e cila është një nga kolonat mbajtëse të BE, është më tepër e pakompromistë. Edhe Zvicrës dhe Norvegjisë, shtete jo anëtare të BE, iu desh të bëjnë lëshime në çështjen e lëvizjes së lirë, për të fituar akses në tregun e brendshëm të BE.
Në një fushë tjetër May ka shpallur se do të orientohet tek Gjermania. Në Britaninë e Madhe ajo do që në të ardhmen, në këshillat mbikqyrëse të sipërmarrjeve të ketë edhe përfaqësues të punonjësve. Në mediet gjermane dhe në Berlin politik spekulojnë se May dhe Merkel teorikisht mund të kuptohen shumë mirë. Të dyja janë rreth të 60-ave dhe të dyja i kanë pasur priftërinj baballarët. Të dyja kanë mbaruar universitete që kanë të bëjnë me shkencat e natyrës dhe konsiderohen si politikane pragmatike. Nëse kontakti personal do të arrijë të vendoset – një përshtypje për këtë ndoshta do të japë edhe konferenca e përbashkët e shtypit./DW
Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar vendimin e mazhorancës për...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar sot Komiteti...
Tentoi ti shpëtonte ndjekjes së policisë, bie në humnerë bas...
Rreth grushtit të shtetit në Turqi janë ngritur shumë pikëpy...
Një 33 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ...
Berlini politik është tepër i heshtur pas aktit të përgjaksh...
Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga në afërsi të “Urës s...
Sipas projektligjit afati për negocim i nje kontrate 5 milia...
Gazetari i mirënjohur rus për raportimet e tij në lidhje me ...
Një punonjës policie ka mbetur i plagosur me armë gjatë një ...
Fernando Alonso po përjetopn një tjetër vit zhgënjyes dhe së...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi arritjen e konsensus...
Një nga arsyet e dështimit të puçit ushtarak në Turqi fundja...
Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise Lulzim Basha zh...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përshëndet vendimin e Partis...
Ish senatori DioGuardi e falënderon deputetin Ndocaj për qën...
Gjatë debateve dhe diskutimeve mbi reformën në Drejtësi, Cit...
Ne nje postim te dites se sotme ne facebook Kryetari i LDE –...
Presidenti i Republikës, Nishani vlerëson dhe përgëzon të g...
Deputeti Erion Braçe ka sulmuar sot pronaren e Neësbomb, Ani...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...