Nga Kastriot Myftaraj/ Erdogan është me origjinë shqiptare
Erdogani, ashtu si Ataturku dikur, nuk ka parapëlqyer të fla...
Nga Gjergj Thanasi
Pak ditë më parë me një shkrim timin te ?Citynews.al? (http://www.citynews.al/2016/07/pasaportat-biometrike-shkak-i-pasigurise-kombetare/1) ngrita shqetësimin e pasaportave biometrike shqiptare të prodhuara false nga sistemi, të cilat përvec përdorimit nga kriminelët e keqbërësit ordinerë mund të përdoren edhe nga terroristët e ISIS-it e jo vetëm. Për shkak të kakofoninë së ?reformës cudibërëse të drejtësisë? shqetësimi për të tilla pasaporta kaloi pa rënë në sy. Fatkeqësisht për shkak të papërgjegjshmërisë kriminale të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe burokracisë në vartësi të saj Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile), këto pasaporta po shndërrohen në një kërcënim akut për fqinjët, aleatët e NATO-s dhe miqtë tanë euroatlantikë.
Kësaj rradhe alarmin për pasaporta false shqiptare e japin koleget tona italiane Alessandra Caparello dhe Christina Giudici, në media të tilla si ?Il Foglio?, ?Sostenitori delle forze dell?ordine? apo edhe ? Wall Street Italia.com?. Gazetaret italiane në investigimin e tyre trajtojnë shndërrimin e Puljes (sidomos zona e Barit dhe Salentos)në ?Thembrën e Akilit? për përpjekjet italiane dhe europiane të luftës antiterror (ISIS-it). Niveli i rrezikut rritet, sepse me terroristë bashkëpunojnë ish skafistë italianë të specializuar për trafikun e cigareve. Bashkëpunojnë grupe të strukturuara kriminale rumune e greke të specializuara për falsifikimin e dokumentash si pasaporta, leje drejtimi automjeti, karta identiteti etj. Normal, që kontribojnë edhe bandat kriminale shqiptare dhe segmente të devijuara të organvve shtetërore ligjzbatuese shqiptare.Në Pulje hyjnë klandestinët nga Siria, Iraku, Afganistani etj. jo vetëm me skafe dhe anije rrangalle, apo edhe me motovelierë (kaike) kryesisht me ekujpazhe gjeorgjiane, por dhe me pasaporta false komunitare ose jo të prodhuara në Greqi dhe me pasaporta false shqiptare. Pulja gjithashtu është shndërruar edhe në një vend strehim për xhihadistët para se ata të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në shtete të tjera europiane, ku kryejnë atentat vrastare si në Francë, Belgjikë, Gjermani etj.
Alarmin për pasaportat false shqiptare e jep Domenico De Michele me gradën madhore Admiral Inspektor i Rojes Bregdetare italiane, aktualisht Shef i Rojes Bregdetare për Rajonin e Puljes dhe për Bregdetin Jonik të Rajonit të Bazilikatës. Konkretisht admiral italian shprehet:
?Il problema sono i passaporti falsi, che in Grecia sono confezionati in modo perfetto. Ora però la nostra sorveglianza è puntata soprattutto verso i traghetti che arrivano dall?Albania, da dove scendono i passeggeri in arrivo da Durazzo perché il problema sono i documenti. E ogni settimana scopriamo almeno un passaporto albanese falso?. Un dato che va considerato per difetto ci hanno detto poi le nostre fonti di intelligence.( ?Problem janë pasaportat false, që prodhohen-falsifikohen në mënyrë perfekte në Greqi. Ama momentalisht mbikqyrja jonë është fokusuar kryesisht mbi tragetet, që vinë nga Shqipëria, nga ku zbresin pasagjerët e ardhur nga Durrësi, sepse problem janë dokumentet. Cdo javë zbulojmë më së paku një pasaportë shqiptare false.? E dhënë kjo që duhet parë parasysh, na thanë më pas burimet tona pranë shërbimeve inteligjente. Për më shumë mund të konsultohet linku: http://ëëë.sostenitori.info/varco-italiano-del-jihad/245342
Vetëm në Bari mesatarisht kapen minimumi 4 pasaporta shqiptare false, po në portet e Brindizit, Ankonës e Triestes!? Po në aeroportet italiane duke filluar nga ?Leonardo da Vinci? i Romës e deri në aeroportet modeste ?Galileo Galilei? apo ?Bari Palese? ?! Po sa pasaporta të tilla nuk arrinë të identifikohen nga policia kufitare italiane?! Po sa pasaporta të tilla kapen në aeroportet e huaja, përvec atyre italiane, që kanë lidhje ajrore me Rinasin?! Po sa pasaporta shqiptare false kapen nga kufitarët grekë, kosovarë, malazezë apo FYROM-as?! Pas këtyre pyetjeve kemi të drejtë të arrijmë në konkluzionin se prodhimi i pasaportave biometrike shqiptare false kryesisht nga sistemi nuk është më një veprimtari artizanale, por një ?industri?, që zbaton metoda të prodhimit në masë si Ford-i amerikan me metodën ?Taylor? të linjës zinxhir të montimit. Normalisht mund edhe të dyshojmë në saktësinë apo seriozitetin e deklaratës së admiralit italian. Mund të ngremë pikëpyetje për besueshmërinë e Admiral De Michele-s, por faktikisht ky admiral italian nuk i ngjan të emëruarit nga Mrika jonë, që nga oficer ?kambaleje? i specializuar për logjistikë u gëdhi komandant i Forcave detare shqiptare. Theksojmë se në tërë hierarkinë e Rojes Bregdetare italiane ka gjithsejt tre oficëerë me gradën madhore ?admiral inspektor,? e cila është ekujvalente e gradës ?admiral divizioni? në Marinën Ushtarake Italiane. Për më tepër admirali De Michele e ka filluar karrierën ushtarako detare nga ?guardiamarina?- e deri në admiral, duke i ngjitur kështu shkallët e karrierës ushtarake dalë nga dalë e për meritë. Admirali sicilian De Michele para se të emërohej në Pulje ka mbuluar disa detyra e pozicione shumë të rëndësishme në rradhët e Rojes Bregdetare në Sicili. Për kryerje të mirë të detyrës ka marrë edhe medalje e dekorata. Si konkluzion, kur jep alarmin një ?ujk deti? i tillë, nuk është shaka, por sinjal për veprim.
Në Shqipëri për shkak edhe të trysnisë së ushtruar nga diplomatë dritëshkurtër e trutrashë prozhektorët prej muajsh janë përqëndruar eskluzivisht te gjyqësori mëkatar hajdut e rryshfetxhi shqiptar, duke harruar mëkatet e ekzekutivit. Këto mëkate vecanërisht në frontin e luftës antiterror mund të sjellin pasoja negative mjaft të rënda.Njëlloj si me proverbin shqiptar: Ujku, ujku, ndërsa cakalli bën kërdinë, përqëndrimi i vëmendjes të bëmat dhe gjëmat e gjyqësorit po i lejon administratës mëkatare ?rilindaxhije? të bjë kërdinë. Normalisht kërdisë së ?rilindaxhinjve? po ia shohin sherrin jo vetëm shqiptarët por edhe fqinjët, aleatët e miqtë tanë këtej dhe andej Atlantikut. Besoj se në të ardhmen do ia shohin sherrin më rëndshëm e me më shumë dhimbje!/ Shkruar për citynews.al
Erdogani, ashtu si Ataturku dikur, nuk ka parapëlqyer të fla...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se shefi i qeve...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze është shprehur një natë më pa...
Në prag të votimit vendimtar për paketën e Reformës në Drejt...
Deklarata e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta 3 ditë më parë p...
Portali i njohur “Lonely Planet” ka realizuar disa guida për...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykashi akuoi Kryemin...
Kuvendi do të miratojë në seancën parlamentare të 21 Korriku...
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin mbi shpron...
Ambasada PINK i ka drejtuar një apel deputetëve që në seancë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një bisedë...
Është udhëtimi i saj i parë në botën e jashtme: një javë pas...
Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar vendimin e mazhorancës për...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar sot Komiteti...
Tentoi ti shpëtonte ndjekjes së policisë, bie në humnerë bas...
Rreth grushtit të shtetit në Turqi janë ngritur shumë pikëpy...
Një 33 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ...
Berlini politik është tepër i heshtur pas aktit të përgjaksh...
Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga në afërsi të “Urës s...
Sipas projektligjit afati për negocim i nje kontrate 5 milia...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...