FOTO+VIDEO/ Pas reagimeve të Ramës dhe Kumbaros, qytetari ngre shqetësime për gjendjen në Bënjë
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Lulzim Basha i ka thënë PO reformës në drejtësi, mbi bazën e një drafti të propozuar nga ndërkombëtarët dhe të përmirësuar deri në muajin e fundit nga amendimet e opozitës. Ndryshe nga sa kishin paralajmëruar një pjesë e madhe e mediave, dhe ndryshe nga përbetimet nën zë dhe informale të një pjese të njerëzve në korridoret e PD, Basha e ka marrë vendimin e tij. Përtej presionit të jashtëzakonshëm në këtë rast të ndërkombëtarëve; përtej presionit publik në vend që ishte hapur në favor të reformës, përtej shantazheve me vota të blera apo deklarimeve të së paku dy deputetëve të njohur të PD në favor në draftit, përtej shpalljes së LSI se votat e saj do shkonin me mazhorancën në cdo rast, duket se Basha ka qenë i vendosur për të thënë PO. Ka qenë padyshim zgjidhja e tij më e mirë dhe jo e lehtë.
Po çfarë ka fituar PD me PO ? në e sotme.
E para Basha ka shmangur një konflikt publik dhe të panevojshëm të opozitës me ndërkombëtarët. PD është rikthyer në pozicionin e saj natyral, atë që ka pasur që në themelim, bartëse e vlerave perëndimore dhe aleate e drejtëpërdrejtë e Europës demokratike dhe SHBA. Cdo sjellje tjetër, çdo refuzim do të kishte pasur pasoja afatgjata për të. Në këtë rast, ndërkombëtarët do vijojnë të mbeten partnerë kryesore të PD në betejën e ardhshme të saj për reformën elektorale dhe votën e lirë!
E dyta, shmangu mundësinë e rrjedhjeve nga PD dhe hapjen e një konflikti të brendshmëm. Nëse PD nuk do të votonte dhe mazhoranca do t?i bënte 94 votat e nevojshme edhe me ndihmën e disa deputetëve të PD, pasoja do të ishte shumë e madhe. Sinjalet ishin dhënë dhe media ishte në dijeni të emrave dhe ofertave që ishin bërë në këtë drejtim.
E treta, Basha ka luajtur deri në momentin e fundit për të marrë sa më shumë ndryshime në favor të tij dhe ja arriti kësaj. Ai modifikoi mjaft pika të draftit, duke marrë favore që opozita nuk i kishte as në ligjin aktual. Përmes këmbënguljes dhe negocimit, arriti disa gjëra që në thelb dukeshin të pamundura disa muaj më parë.
Por detajet e ligjit nuk kanë aq rëndësi. Rëndësi ka impakti politik i tij.
E katërta, edhe pse me shumë vonesë, Basha mbylli një kapitull që ishte në disfavor të tij. Në vend që të merrej me qeverisjen e keqe, problemet ekonomike, varfërinë, rendin apo korrupsionin, PD u detyrua të fokusohej tek reforma në drejtësi. Duke qenë në pozita më pak të favorshme se sa PS dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, ajo zbehu rolin e saj primar, betejën për qeverisjen e mirë të vendit. Problemet thelbësore ikën nga fokusi kryesor edhe mediatik, duke i vendosur në fokus reformën.
E pesta, kalimi i reformës, e relaksoi opozitën. Tani problemi i mbetet mazhorancës. Thyerja e PS me LSI është më se evidente dhe qeverisja e mëtejshme e tyre mbetet thjeshtë një farsë. Thënë ndryshe nuk ka më qeverisje. Ka administrim të përditshëm, secili në parcelën e tij, por jo zbatim i një programi qeverisës. Pas kësaj, PS dhe LSI do harxhojnë më shumë kohë dhe energji në betejën e tyre nën tavolinë dhe opozita do të jetë komode dhe e furnizuar me akuza që dy palët e qevrisë ja bëjnë vetë njëra ? tjetrës.
E gjashta, PO e djeshme, i jep mundësi Bashës të hapë një aksion tjetër politik brenda opozitës. Ai ka mundësinë të vlerësojë se kush do të jetë ekipi i tij i ardhshëm dhe kush ka nevojë të ndalojë këtu. Duke e falenderuar për kontributin që ka dhënë, por duke i kujtuar se tashmë opozita ka nevojë për të tjera energji dhe tjetër filozofi në rrugën drejt pushtetit. Ky do të jetë edhe aksioni më i rëndësishëm i Bashës. Pa një ekip të tijin, pa një ekip që ngjall shpresë dhe entusiazëm në publik, shanset janë të pakta.
Basha ka thënë sot një PO të rëndësishme. Një PO, që pavarësisht rrethanave në të cilat u mor, i jep Bashës staturën që kishte nevojë dhe opozitës, vendin që i takon!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me...
Nga Gjergj ThanasiPak ditë më parë me një shkrim timin te “C...
Erdogani, ashtu si Ataturku dikur, nuk ka parapëlqyer të fla...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se shefi i qeve...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze është shprehur një natë më pa...
Në prag të votimit vendimtar për paketën e Reformës në Drejt...
Deklarata e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta 3 ditë më parë p...
Portali i njohur “Lonely Planet” ka realizuar disa guida për...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykashi akuoi Kryemin...
Kuvendi do të miratojë në seancën parlamentare të 21 Korriku...
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin mbi shpron...
Ambasada PINK i ka drejtuar një apel deputetëve që në seancë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një bisedë...
Është udhëtimi i saj i parë në botën e jashtme: një javë pas...
Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar vendimin e mazhorancës për...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar sot Komiteti...
Tentoi ti shpëtonte ndjekjes së policisë, bie në humnerë bas...
Rreth grushtit të shtetit në Turqi janë ngritur shumë pikëpy...
Një 33 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ...
Berlini politik është tepër i heshtur pas aktit të përgjaksh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...