Drejtësia/ Nard Ndoka paralajmëron “luftë” në vjeshtë
Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka ka paralajmërua...
Duhet pranuar me plot gojën se koalicioni i ri, jo ai qeverisës, por ai që u krijua për reformën në drejtësi, pra koalicioni Basha- Meta, doli tërësisht fitues në ndeshjen dhëmbë për dhëmbë me diplomatët kryesorë në Tiranë dhe Edi Ramën që u ishte atashuar atyre.
Kompromisi që u arrit dhe që pritet të enjten në kuvend, qe një pasojë e presionit të vazhdushëm që ushtroi Partia Demokratike, negociatorët e saj dhe së fundi dalja e Ilir Metës pro pozicioneve të tyre.
Ashtu sikurse u pa edhe sot, në shfaqen publike me fytyrë të prishur dhe me tone të rëna të kryeministrit Rama, ai e lexoi fjalë për fjalë letrën e komisionerti Han, ku thuhej, se ?Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të bëjë rekomandime që nuk janë ligjërisht të detyrueshme?.
Po çdo të thotë kjo?
Për të përcaktuar humbësit dhe fituesit në këtë histori duhet të shohim pak debatin që është zhvilluar në ditët dhe javët e fundit. PD dhe Ilir Meta që e ka mbështetur, kanë qenë gjatë gjithë kësaj periudhe kundër një roli vendimarës të të huajve.
Për të kundërshtuar këtë, pra për të hedhur poshtë veton e ekspertëve të ShBA dhe BE në emërimin e njerzve që do të përzgjidhnin gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, PD e mbështetur nga LSI, i ra fort burive të sovranitetit kombëtar, parodizoi me rrezikun për tu barazuar me Timorin Lindor, vuri alarmin për një republikë bananesh ku gjithçka do ta vendosnin të huajt.
Debati real që u zhvillua me pathos dhe me zjarr, qe, nga njëra anë mes sovranistëve dhe nga ana tjetër mes atyre që mendonin se ne duhet ta dorzojmë sovranitetin tonë tek të huajt, për arsye se klasa jonë politike në veçanti dhe shoqëria jonë, kanë dështuar të krijojnë këtë çerek shekulli një drejtësi të pavarur.
Këtë debat nuk e fituan këta të dytët.
Në këtë betejë ngadhënjeu çifti Basha- Meta. Sanksionimi i formulës së komisionerit për zgjerimin Han ?se të huajt do të bëjnë vetëm rekomandime që nuk janë ligjërisht të detyrueshme? i dha fund kësaj polemike.
Tani me sa duket, pas kësaj fitoreje, politikanët shqiptarë të të gjitha palëve do të kenë ende të drejtë të fusin duart në punët e drejtësisë. Natyrisht ata do të jenë të detyruar të përballen me më shumë filtra, do të jenë më të monitoruar nga ndërkombëtarët, por tentative për ti hequr kthetarat e tyre nga drejtësia, ka dështuar.
Se si do të rezultojë ky ekperiment mbetet ende të shikohet.
Por si një nga njerzit që ka mbrojtur idenë se se midis dy të këqiave, zgjidhte më mirë një ekskluzivitet të ndërkombëtarëve (me gjithë gabimet, simpatitë, preferencat dhe subjektivitetin e tyre) sesa përzjerrjen e politikanëve shqiptarë në punët e drejtësisë, unë mendoj se kjo fitore e koalicionit të ri Basha- Meta është një dështim për reformën. Ata që së bashku mund të përbëjnë një shumicë të qartë në komisionet e ardhshme parlamentare, do të vendosin për përzgjedhjen e njerëzve. Ata tani e kanë shumë më të lehtë ti hedhin poshtë provat e ndërkombëtarëve, të mos i marrin parasysh faktet e servirura nga shërbimet e tyre sekrete, ti konsiderojnë si ?letra higjenike? rekomandimet pa fuqi ligjore të ekspertëve të huaj.
Pra ata tani kanë në dorë realisht ti zvarrisin apo ti tallin ?ufot? e ardhur nga perëndimi që duan të gjykojnë juristët vendas.
Në këtë kuptim ata vërtet arritën një fitore të madhe politike. Vërtet dëshmuan se Shqipëria mbetet një vend sovran. Vërtet i dhanë një shpullë fytyrës ?ambasadorëve të kapur nga Rama, Lu dhe Vlahutin?. Vërtet i dërrmuan shpresat e Ramës për të paraqitur betejën politike në Shqipëri, si një ndeshje mes perendimorëve dhe frontit kundër tyre.
Por bashkë me të gjitha këto, me fitoren e sotme ata shuan edhe një shpresë. Një shpresë të vakët dhe të zbehtë, shpesh herë të shikuar si e keqja më e vogël, se drejtësia do të qe ndryshe në këtë vend, nëse rolin e arbitrit të saj do ta luanin ndërkombëtarët dhe jo politikanët vendas.
Kjo nuk ndodhi dhe vështirë të mendohet se pas kësaj, njerëzit e dalë nga filtrimi që do të bëjnë Basha dhe Meta, apo Rama me të tijët, do të kenë tagrin që të bëjnë drejtësi për çështje si Gërdeci, 21 janari, Ruga e kombit, koncesionet në shëndetësi, server i tatimeve apo përgjimet e Tahirit.
Ne vërtet nesër do kemi një reformë në drejtësi, por nuk jemi aspak të sigurtë se do të bëjmë drejtësi. Ndaj Basha dhe Meta kanë të drejtë të thërrasin fitore. Fitore mbi Ramën. Fitore mbi Lu-në. Fitore mbi Vlahutinin. Fitore mbi të gjithë ndërkombëtarët që do të kenë thjeshtë rol këshillues. Por nuk e di se sa kjo fitore e tyre do të jetë e tillë edhe për shqiptarët./ Lapsi
Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka ka paralajmërua...
Gazetari Tedi Blushi ka kategorizuar të zhgënjyerit nga kons...
Lulzim Basha i ka thënë PO reformës në drejtësi, mbi bazën e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me...
Nga Gjergj ThanasiPak ditë më parë me një shkrim timin te “C...
Erdogani, ashtu si Ataturku dikur, nuk ka parapëlqyer të fla...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se shefi i qeve...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze është shprehur një natë më pa...
Në prag të votimit vendimtar për paketën e Reformës në Drejt...
Deklarata e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta 3 ditë më parë p...
Portali i njohur “Lonely Planet” ka realizuar disa guida për...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykashi akuoi Kryemin...
Kuvendi do të miratojë në seancën parlamentare të 21 Korriku...
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin mbi shpron...
Ambasada PINK i ka drejtuar një apel deputetëve që në seancë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një bisedë...
Është udhëtimi i saj i parë në botën e jashtme: një javë pas...
Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar vendimin e mazhorancës për...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar sot Komiteti...
Tentoi ti shpëtonte ndjekjes së policisë, bie në humnerë bas...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...