Rama do kërkojë azil politik pas zgjedhjeve
ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shefi i qeveri...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se sipas disa zërave që qarkullojnë në korridoret mediatike, Kryeministri Edi Rama ka korruptuar ambasadorin Donald Lu. Në një intervistë në edicionin qendror të Ora News, Lubonja tha se Shqipëria i ka dhënë shumë rëndësi ambasadorit amerikan, duke shtuar se nuk beson që në Shqipëri do të ketë sukses reforma në drejtësi.
Sipas Lubonjës, e gjitha kjo bëhet për sukses politik të Edi Ramës dhe se opozita ka rezervat e veta edhe për ambasadorin Lu, pavarësisht se nuk i shpreh. Lubonja shkon edhe më tej në akuza ndaj ambasadorit, duke theksuar se akuza nga më banalet që është korruptimi, e deri tek lobingjet e forta në Uashington.
-Pas refuzimit sërish që PD I bëri propozimit të Nuland për reformën në drejtësi, ambasadori Lu foli me një gjuhë mjaft të ashpër. Ai tha se ishte o acaruar me politikanët.
Lubonja: Ne i kemi dhënë shumë rëndësi ambasadorit Lu dhe vetë ky fakt tregon se sa larg këtyre standardeve është Shqipëria. Nuk ka asnjë vend në botë që një ambasador, thashë në botë as në Evropë jo, që të ndërhyjë në mënyra të tilla dhe të acarohet. Një ambasador është për të përfaqësuar interesat e shtetit të vet dhe jo për të ndërhyrë kaq ashpër dhe ana tjetër e medaljes është një klasë politike servile që ka 25 vjet që kërkon legjitimitet nëpërmjet të huajve. Që flet për Amerikën siç flitej për Bashkimin Sovjetik kohë më parë. Ky ishte qëndrimi im kur pashë reagimin e ambasadorit Lu kur ndërhyri menjëherë sikur të ishte çështje e shtetit të tij.
-Cili është interesi i SHBA-së me kalimin e reformës në drejtësi?
Lubonja: Kjo është një pyetje me vend. Hipotezat janë të shumta besoj. Por, një gjë është evidente që në një far kuptimi edhe opozita kur flet dhe nuk flet dhe tregon diplomaci, tregon se nuk ka edhe ajo një besim tek ndërkombëtarët. Prandaj çështja e vetingut diskutohet aq shumë.
Problemi i ndërkombëtarëve është pak i ndërlikuar në Shqipëri. Sigurisht, ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të kontrolluar, për të vënë ca kufij, por shpesh herë janë protektorë pa përgjegjësi. Njëri version është gabimi, mos vlerësimi si duhet i një situate. Kemi parë vazhdimisht gabime.
Gabime ka bërë Ryerson (ish-ambasador i SHBA-ve në Shqipëri) kur mbështeste vazhdimisht Berishën në mënyrë të pakufizuar, ndërkohë që ne e dinim shumë mirë se po rritej një autokrat. Gabim ka bërë edhe Lihmpreti kur i jepte rezerva pafund Nanos. Gabim bëri Arvizuja kur donte të na sillte armët kimike për interesat e SHBA-së, apo kur mbështeti Berishën tek Gërdeci në formë të pasigurie. Njëra nga format është gabimi në vlerësim. Unë nuk mendoj se kjo reformë në drejtësi do të sjellë drejtësi. Kjo është thjesht një reformë për të arritur suksesin politik Edi Rama, kryesisht.
Një pyetje, Lu-ja nuk i përgjigjet vazhdimisht: Pse paskan frikë këta të tjerët dhe nuk ka frikë Edi Rama, sepse në qoftë se ka një njeri që duhet të ketë frikë nga një drejtësi e pavarur siç e duam ne shqiptarët, është Edi Rama që nuk ka ditë që nuk bën shkelje të të drejtave të njeriut, në mënyrën më skandaloze, më fal të ligjit mbi të gjitha, por edhe të të drejtave, sepse nuk e ka konceptin e shtetit të së drejtës.
Nuk po i përmend të gjitha me radhë. Madje, ka shkelur edhe ligjet amerikane me atë 80 mijë dollarëshin. Dhe prapë s?ka frikë, sepse ka një mbështetje nga ndërkombëtarët dhe problemi që ka një mbështetje e vë në pikëpyetje çështjen tek opozita. Përgjigjja ime është kjo, edhe opozita nuk e thotë, mbi Lu-në qarkullojnë zëra nëpër korridore, shumë hipoteza nga më banalet, korruptim personal e deri tek lobingjet e Ramës që vijnë nga Uashingtoni. Mendoj që ne përtej asaj, duhet të vlerësojmë atë çfarë ne shqiptarët mendojmë që është e drejtë.
Amerika ka bërë gabime pafund. Mua më kujtohet vetë se si gjatë luftës në Irak, kam qenë vetë në një tryezë se si ambasadori amerikan i ra me grusht tryezës kur unë thashë se kjo është e gabuar. Qeveria shqiptare me atë servilizmin e amerikanëve desh të shkonte përpara me ushtarë në Irak, sot janë amerikanët që thonë se ishte gabim. Sot Tony Blair po hetohet dhe po rrezikon burgun. Pse? Sepse ky popull manipulohet më kollaj me Bashkimin e madh Sovjetik, me Shtetet e mëdha të Bashkuara të Amerikës. Drejtësinë nuk na e sjellin dot as amerikanët, siç nuk e sollën në Irak.
ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shefi i qeveri...
Reforma në Drejtësi ka patur gjithë kohën për t’u realizuar ...
Pas sulmeve terroriste një natë më parë në Nicë të Francës, ...
Edi Rama në një fjalim para studentëve të Shkollës së Magji...
Ditën e sotme hetuesit në Francë kanë bastisur banesën e ate...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Një lajm që kaloi si me batutë në morinë e shumë lajmeve sot...
Katër shqiptarë, midis të cilëve edhe një femër janë arrestu...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu është shprehur se Kryemin...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar deklaratën e sotme të ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi është shprehur...
Udhëtimi me makinë në autostradën Durrës-Rrogozhinë, mund të...
Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylyk...
Për të arritur në majë të Malit të Verdhë, që në Kinë njihet...
Ne një deklaratë për shtyp, Konferenca Ipeshkvore e Shqipëri...
Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane...
Performanca e ulët në detyrë i ka kushtuar vendin e punës kr...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një batutë dekla...
Mbylluni përjetë, do të thotë: shporruni!Unë i sfidoj Ramën ...
Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj është thirrur nga Pr...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...