web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet mesazhi i Enno Bozdos/Ja pse dështuan takimet e Bashës në Durrës

13 Korrik 2016, 15:35, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme, kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi disa takime në Durrës, por ajo që ra në sy, ishte mungesa e strukturave drejtuese të degës së kësaj partie.

Por edhe kjo e ka një shpjegim, pasi vetë Basha me një udhëim ka shkarkuar të gjithë anëtarët e Kryesisë së degës, përfshi këtu edhe Kryetarin, duke e çuar këtë degë drejt zgjedhjeve të reja.

Por duket se këtë udhëzim të Bashës, nuk e di Sekretari Organizativ i PD-së, Enno Bozdo, i cili pak javë më parë ishte protagonist teksa u shfaq në selinë e degës së PD-së në qytetin bregdetar dhe ndërroi bravat e dyerve, duke mos lejuar as Kryetarin dhe asnjë anëtar kryesie të përdornin selinë e PD-së.

Në një mesazh drejtuar ish-deputetit Pëllumb Berisha, Bozdo kërkon që anëtarët e Kryesisë së PD-së dhe drejtuesit e grup seksioneve të shoqërojnë kryetarin Basha në vizitën që do të bëjë në 4 biznese.

?Përshëndetje. Ditën e hënë paradite, kryetari Basha, bën një vizitë në 4 biznese të Durrësit. Kryesia e Dr duhet të shoqërojë kryetarin në këtë vizitë sipas axhendës së mëposhtme:

09.30 tek në Porto Romano tek fabrika e kartonit;

10.30 tek Migo Blind në autostradë sa kalon kodrën e Rrashbullit;

11.15 tek Reys Pellet në Xhafzotaj, nga rruga për Fllakë;

11.45-12.00 tek magazinat e Gim Rametes, dalja Maminas. Flm E. Bozdo?, thuhet ndër të tjera në mesazh.

Por Bozdo ka harruar se të gjithë anëtarët e degës së PD-së janë shkarkuar, ndërsa tani i fton për të shoqëruar Bashën në këtë vizitë, në të cilën shoqërohej nga deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk ka ndonjë lidhje me qytetin e Durrësit. /citynews/





Lajmet e fundit nga