web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Myftaraj: Këta të LSI-së kanë nisur të hanë ushqimin e të burgosurve para se të shkojnë në burg

11 Korrik 2016, 20:21, Aktualitet CNA

Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj është shprehur se njerëzit e LSI-së kanë nisur t? ua hanë ushqimin të burgosurve që para se të shkojnë në burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Myftaraj shkruan se Nëndrejtorit të Burgjeve, Iljaz Labi, i cili u arrestua sot, ia ka bërë me hile Drejtori Përgjithshëm, që e ka autorizuar të nënshkruajë në emër të tij, pasi i ka caktuar dhe fituesit e tenderave.

“Këta të LSI-së kanë nisur t? ua hanë ushqimin të burgosurve që para se të shkojnë në burg! Me sa duket po bëjnë stërvitje si parti për jetën e burgut, që i pret masivisht pas miratimit të reformës në drejtësi, që nga lideri e poshtë.
Drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve, e cila sipas ndarjes së pushtetit i takon LSI-së, në bashkëpunim me kompanitë private që kanë fituar tenderat për ushqimin e të burgosurve, kanë vjedhur paratë e caktuara për këtë qëllim.
Është arrestuar nëndrejtori i përgjithshëm Iljaz Labi, por atij ia ka bërë me hile Drejtori Përgjithshëm, që e ka autorizuar të nënshkruajë në emër të tij, pasi i ka caktuar dhe fituesit e tenderave.
Ky z. Labi është treguar naiv sepse dihet që në partinë e skraparlinjve, ai që do ta pësojë është labi.” përfundon Myftaraj.





Lajmet e fundit nga