Bandat e Saje Qorrit grabitën bankën në Vlorë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se grabitja e ban...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë ?arrest në burg? për zv/drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Iljaz Labi, i dyshuar për ?korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë?, si edhe për administratorët e 4 kompanive private, të dyshuar për ?korrupsion aktiv?, gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në referim përcillej informacioni se disa kompani private, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, përfshiheshin në mënyrë fiktive në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas informacionit paraprak, dyshohej se këto kompani private realizonin qëllimin e tyre, duke bashkëpunuar me zv/drejtorin e Pprgjithshme të burgjeve.
Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin, në bazë të të cilit rezultoi si vijon:
Administratorët e kompanive ?Dogel?, ?Vllaznia?, ?M.B.Kurti? dhe ?Nelsa?, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime. Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin. Sipas njoftimit zyrtar, administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese.
Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë me fakte konkrete se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt ?blerje bulmet dhe vezë?, e cila ka datë lidhje kontrate 31 maj 2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936 lekë. Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milionë lekë (të reja) te zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t?u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.
Personi i dyshuar, Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31 maj 2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti ?Nelsa?, me administrator shtetasin Nexhmi Balla. Nga veprimet e tij, del qartë dijenia për kryerjen e procedurës së prokurimit në mënyrë fiktive. Detyra funksionale e tij është pjesë e zinxhirit përkatës që nga fillimi i nisjes së procedurës së prokurimit dhe deri në lidhjen e kontratës. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë ?arrest në burg?, gjë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, për shtetasit:
Iljaz Labi, me detyrë zv/drejtor i përgjithshëm i burgjeve
Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë ?Dogel?
Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë ?Vllaznia?
Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë ?M.B.Kurti?
Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë ?Nelsa?
Vendimet e Gjykatës për Krime të Rënda janë ekzekutuar pasditen e së hënës nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë, në hetim janë edhe disa procedura të tjera prokurimi publik, të zhvilluara në periudhën janar-mars 2016, të përfituara nga i njëjti grup personash.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se grabitja e ban...
Mësohet se ftesa iu është dërguar të gjithë ish-presidentëve...
Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është arrestuar nga po...
Një shqiptar u arrestua nga policia greke pasi joshte fëmijë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidh...
I ndoqa me vemendje dje mesazhet e ndërkombetareve për final...
Një pikë furnizimi me gaz është përfshirë nga flakët në Vlor...
Policia greke ka goditur ditën e djeshme një organizatë që m...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se pas fito...
Ka qenë i ashpër Ministri i Brendshëm me të gjithë, pas gra...
Rreth 95% e kompanive me mbi 10 punonjës në Shqipëri kanë ko...
Vetëm pak orë pas grabitjes së ndodhur në filialin e një ban...
Njësia e hetimit Task Force në Prokurorinë e Tiranës, e cila...
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen më 16 tetor...
3300 objektiva përgjimi në BE dhe NATO kishte shërbimi sekre...
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën Zgjedhore në ...
Situata ekonomike në vend, ka bërë që një numër i madh qytet...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi pr...
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 korrikun...
Edmond Haxhinasto, aktualisht ministër i Transporteve, duket...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...