Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
94 vjeçari Reinhold Hanning u dënua me pesë vjet arrest. Vendimi është i drejtë. Ish-ushtari SS mban faj. Dënimi i tij bëhet për Gjermaninë dhe për viktimat. Askush nuk mund të lajë duart e të thotë: ishte urdhër.
Reinhold Hanning ka marrë pjesë në krimin më të madh, që ka nisur ndonjëherë nga toka gjermane. Ai kishte dijeni dhe ishte doras me të tjerë. Ai ishte pjesë e asgjësimit industrial të njerëzve dhe njëkohësisht një dëshmi e gjallë se edhe në kohën e nazizmit, punën nuk e bënin makinat, por njerëzit.
Kur Hanningu thotë se i vjen turp, këtu kemi të bëjmë me një ndjenjë njerëzore. Por edhe ky pohim atë nuk mund ta shfajësojë. Ai mban juridikisht përgjegjësi që në Aushvic janë vrarë më shumë se 170.000 vetë. Ai nuk e mban i vetëm këtë përgjegjësi, por ai as mund të çlirohet prej saj. Me punën e tij si roje në kampin e përqendrimit, SS-i Hanning kontribuoi që Aushvici të kthehet në një vend tmerri të pakaparcyeshëm.
Askush nuk mund të lajë duart e të thotë: ishte urdhër
Me ndëshkimin e rojes Hanning, njësoj si me dënimin e Gröningut dhe të Demjanjukut më parë, Gjermania nxorri një mësim vendimtar nga epoka naziste: askush nuk mund të fshihet pas politikanëve, partive ose urdhërave. Shoah ishte një vepër e përbashkët e atyre që vranë dhe e atyre që e lanë të ndodhë vrasjen. Roja Reinhold Hanning deklaroi në procesin e tij: “Unë ndjeva erë djegieje. E dija që po digjnin kufoma.”
Gjermanët për një kohë të gjatë nuk e rivlerësuan epokën naziste. As juridikisht. Kur 50 vjet më parë, prokurori i landit të Hessenit, Fritz Bauer donte të fiksonte juridikisht me anë të aktpadijeve të mëdha bashkëfajësinë e atyre që kishin dijeni, atë e frenuan gjykatat gjermane. Për dekada me radhë SS-ët, të cilëve nuk mund t’u dëshmoje një vrasje të caktuar shpëtuan pa u dënuar. Edhe në rastin e Hanningut, mbrojtësit argumentuan në këtë mënyrë dhe kërkuan pafajësinë. Por një vendim i tillë do të kishte qenë i gabuar dhe i padurueshëm për viktimat.
Sepse një gjë është e qartë: në dënimin e një 94 vjeçari nuk bëhet fjalë më që shoqëria të mbrohet nga një kriminel. Bëhet fjalë për pranimin e fajit dhe për drejtësi për viktimat. Procesi i Detmoldit ishte një nga rastet e fundit publike për këtë. Por edhe kur të ketë vdekur dorasi i fundit: kujtimi mbetet një paralajmërim për të ardhmen./DW
Thomas Mair, njeriu që akuzohet se vrau ligjvënësen britanik...
Por një oficer policie i ka injoruar totalisht ata.Siç shihe...
Një pako e dyshimtë është gjetur në qytetin e Bordosë në Fra...
Rikthehet frika e sulmeve terroriste. Kësaj herë në qëndër t...
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi autenticitetin e n...
Kur mori drejtimin e qeverisë biznismeni kroat i kthyer nga ...
Policia e Shtetit të Pensilvanisë në SHBA ka arrestuar 26-vj...
Presidenti i përkohshëm i Brazilit Michel Temer akuzohet për...
Presidenti Barack Obama shkoi të enjten në Orlando të Florid...
Edhe përkundër trumpetimit se koalicioni i madh PDK-LDK i ka...
Në Kosovë qeveria tha se ka marrë një letër konfirmimi nga s...
Deputetja e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe është qël...
Si asnjë kryeministre tjetër, Angela Merkel është përpjekur ...
Policia dhe hetuesit antiterrorist kanë paralajmëruar për mu...
Wolfgang Ischinger, aktualisht drejtues i Konferencës së Sig...
Lufta e të ardhmes fillon sot. Spiunazhi, jo si ai i filmave...
Jakup Krasniqi, kryetar i Keshillit Kombetar per Nismen e Ko...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po shtojnë armatimet dhe tru...
Presidenti Barack Obama ndërmori një hap të pazakontë, duke ...
Dy persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj kalimtarë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...