web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seanca dëgjimore/ Haki Çako: Policia e Shtetit nuk ka një pajisje të përgjimit telefonik

18 Maj 2016, 10:58, Aktualitet CNA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako është shprehur se  Policia e Shtetit nuk ka një pajisje të përgjimit telefonik. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë ku është zhvilluar një seancë dëgjimore me Kreun e Policisë. Lidhur me pajisjen e përgjimit Çako tha se kishte vënë në dispozicion të procedimit penal të Prokurorisë së Tiranës  të gjithë burimet njerëzore por dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Pjesë nga seanca dëgjimore

Haki Çako: Në emër të Drejtorit të policisë së Shtetit deklaron me përgjegjësinë time që policia e shtetit në të gjithë aktivitetin e saj ka kryer vetëm detyrat në përputhje të plotë me gjithë legjislacionin e parashikuar nga Kuvendi. Ludhur me çështjen që jam thirrur jam më se i qartë se policia gjatë gjithë veprimtarisë nuk ka pasur, nuk dhe nuk mund të ketë paisje përgjimi. Nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjim të telekomunikimit. Për këtë jam më se i sigurt.

Ka nisur procedim penal për të cilën jam në dijeni dhe në zbatim të ligjit kam vënë në dispozicion burimet njerëzore. Në dispozicion të procedimit penal nga prokuroria e rrethit Tiranë

 Policia nuk ka pasur dhe  nuk ka pajisje gjurmues dhe për askënd nuk ka kryer gjurmim telefonik.

Noka: Nuk mund të bëni një përshkrim më të hollësishëm rreth skandalit.

Çako: Jam i hapur të përgjigjem për gjithçka më lejon ligji në përputhje të plotë me kodin e procedurës penale që sqaron dhe saktëson se nëse ka filluar një procedim penal gjithçka e publikuar duhet të jetë në përputhje të plotë me ligjin për hetimin pasi çdo deklarim në mënyrë publike apo personale cënon rëndë dhe është aspekt i parashikuar në ligj si shkelje e hetimit.

Noka: A ekziston në dijeninë tuaj një paisje e tillë përgjimi apo lokalizimi e futur në territorin e Shqipërisë dhe a keni dijeni në pronësi të kujt është nëse ekziston?
A keni dijeni kush e ka sjellë, në çfarë rrugësh ka hyrë, ku ka hyrë dhe a është zbatuar ligji dhe procedura ligjore për futjen dhe administrimin e kësaj paisje që në rast se është, e posedojnë

Çako: Prej disa ditësh në lidhje me këtë fakt ka filluar një procedim penal për të cilin jam vënë në dijeni dhe në kontakt dhe zbatim të ligjit kam vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore dhe dokumentare të policisë së shtetit. Çdo element që kërkon zbardhjen apo trajtimin lidhur me çështjen e konsideroj si çështje që do duhet t?ua japë hetimi dhe Prokuroria. Jam i hapur për ti shërbyer hetimit që do jetë ai që do konkludojë për të gjithë aspektet për veprimet eligjshme dhe të paligjshme të policisë apo kujdo qoftë. Kategorik jam që policia e shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje gjurmuese dhe nuk ka organizuar asnjëherë gjurmim telekomunikacioni për askënd

Noka: Ministri e ka pranuar në një emision televiziv që ekziston një paisje e tillë dhe ka pohuar që është thjesht paisje gjurmimi. Ju sapo e konfirmuat që nuk ekziston një pajisje e tillë.

Çako: Nuk konfirmova mos ekzistencën, thashë që ka filluar procedim penal.

Noka: Ju pyeta a keni dijeni që paisja është futur në Shqipëri, po apo jo?

Çako: Hetimi qëllimin final këtu e ka, ekziston apo jo.Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka një paisje të tillë në dispozicion apo inventar.Nuk kemi pasur dhe nuk kemi në inventarin e policisë një pajisje të përgjimit të telekomunikacionit.

Noka: Pajisje përgjimi apo gjurmimi?

Çako: Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka dhe nuk ka për të pasur për sa kohë është ky legjislacion në fuqi pajisje të përgjimit telefonik.

Noka: Dhe të gjurmimit?

Çako: Policia e Shtetit ka mjete dhe metodat e veta, gjurmimi është koncept tjetër dhe përgjimi është tjetër.

Noka: Pajisje të futur në rrugë joligjore në territorin e Shqipërisë ka apo nuk ka?

Çako: Policia e Shtetit nuk ka një paisje të përgjimit telefonik.

Noka: Po konfirmoni që përgjimi dhe gjurmimi në Shqipëri bëhet mbi bazën vetëm të paisjeve të ligjshme dhe të procedurave të ligjshme.

Çako: Sigurisht.





Lajmet e fundit nga