web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Pajisja e përgjimit është transferuar në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar

18 Maj 2016, 08:00, Aktualitet CNA

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ?Facebook?, ish-kryeministri Berisha deklaron se pajisja e dyshuar e përgjimit është transferuar nga Policia e Shtetit në Akademinë e rendit. Ish-kryeministri Berisha thekson se pas transferimit, pajisja e përgjimit është manipuluar gjatë gjithë natës.

Statusi i plotë i Berishës në ?Facebook?:

Oficeri dixhital informon:
Pajisja e përgjimit është transferuar mbrëmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar gjatë gjithë natës! sb

“Përshëndetje doktor, një oficer pedagog në Akademinë e Rendit më thotë që paisja e pergjimit që ka qënë në Drejtorinë e Përgjithshme e kanë sjellë mbrëmë natën tek Akademia e rendit.Ndërkohë mediave u kanë thënë se është dorëzuar në ambasadën italiane, gjë që është absolutisht e pavërtetë. Gjatë natës dy specialist kanë bërë ndërhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mësimor trajnimi.?/ Citynews





Lajmet e fundit nga