web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pajisja e dyshuar e përgjimit/ Policia: Është e italianëve

14 Maj 2016, 08:15, Aktualitet CNA

Prokuroria e Përgjithshme ka kryer veprime hetimore për zbardhjen e dyshimeve në lidhje me ekistencën e mundshme të një pajisje përgjimesh të sofistikuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Hetimi i Prokurorisë ka filluar pas informacione të siguruar nga strukturat inteligjente të sigurisë. Pajisja e teknologjisë së lartë, e paautoriuar ligjërisht, dyshohet se është përdorur prej më shumë se një muaji nga Policia e Shtetit, mirëpo edhe pse Prokuroria k tentuar ta sekuestrojë nuk ka mundur. Titullarët e Policisë së Shtetit e kanë mohuar ekistencën e një pajisje të tillë, duke u shprehur se ekziston vetëm një aparaturë e administruar nga misioni italian ?Interforce?, e cila përdoret për trajnimin e Policisë Shqiptare.

Presidenti Nishani, komentoi dy ditë më parë dyshimet për ekzistencën e një pajisje ?ilegale? përgjimi në Policinë e Shtetit. Megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar, u shpreh Nishani./ Citynews





Lajmet e fundit nga