Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Emigracioni, pabarazia, rënia e klasës së mesme, kriza e euros, mosbesimi tek lidershipi zyrtar:nuk ka mungesë të shpjegimeve për mesazhin që votuesit e zemëruar, janë duke e shpërndarë në kutitë e votimit në vende të ndryshme evropiane. Megjithatë, shumicën e kohës, ne e shpërfillim atë mesazh si një hov të përkohshëm të gjaknxehtësisë, që përfundimisht do të vetë-rregullohet.
Për të paktën 20 vitet e fundit, ne e kemi konsideruar acarimin e opinionit publik si një kosto të papërfillshme për demokracinë. Në fakt, mbështetja për partitë radikale vetëm sa është rritur. Partitë tradicionale që favorizojnë integrimin evropian ? kristian dhe social demokratët janë të kërcënuar në të gjithë kontinentin. Partitë e reja radikale, veçanërisht ato të së djathtës ekstreme, janë shfaqur papritur kudo.
Ato përfaqësojnë një forcë të fuqishme dhe kërcënuese, me kohën në favorin e tyre. Çdo 4 vjet, Unioni Demokristian të Gjermanisë (CDU) humbet 1 milionë votues për arsye të pastra demografike. E njëjta gjë vlen edhe për Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Viktimat në zonat me papunësi të lartë, votuesit e rinj në Gjermani, Itali, Austri, Spanjë, dhe gjetkë votojnë shpesh ndryshe dhe në mënyrë të paparashikueshme.
Ata që pohojnë se është gati të lindë një epokë e re, nuk e kanë kuptuar asnjëherë erën në të cilën po jetojnë. Ka ardhur koha për t?i marrë parasysh këto zhvillime për atë që ato janë ? një ndryshim i përhershëm në peisazhin politik evropian. Të dielën e kaluar, zgjedhjet presidenciale austriake dëshmuan edhe një herë se partitë tradicionale, të lëna mënjanë nga një formacion nacionalist ksenofobik si Partia e Lirë e Austrisë, tërheqin një pjesë të papërfillshme zgjedhësish.
Shoqëritë evropianët gjenden në një shpat të rrëshqitshëm
Ka arsye të besohet se kjo nuk është një protestë e rastit, por një hap drejt një formë të re të populizmit autoritar. Kjo prirje është duke e mbërthyer Evropën në një mënyrë të njëjtë me atë që ndodhi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Kjo mund të tingëllojë alarmante për faktin se shoqëritë evropiane gjenden aktualisht në një shpat rrëshqitshëm, që krijon hapësirë për politikat autoritare ? një shpat i formuar nga efektet e kombinuara të krizës ekonomike dhe asaj të emigrantëve, e cila e bën perspektivën e mbylljes së kufijtë kombëtarë bindëse për zgjedhësit.
Ne tashme jemi dëshmitarë të ndërtimit të gardheve me tela me gjemba dhe mure që shkojnë deri në Evropën Lindore për të mbajtur jashtë refugjatët. Aktualisht Austria është duke ndërtuar ?mure? në kufirin e saj në Slloveninë dhe Italinë.
Kontinenti i është rrikthyer ndërtimit të barrierave. Dhe nuk do të duhet shumë kohë para se shkurtimet ekonomike dhe kufizimet në tregti të fillojnë të dëmtojnë Tregun e Përbashkët -themelin e Bashkimit Evropian. Politikat despotike mund të rrikthehen të jenë sërish në modë. Ajo janë tashmë në proces për të ndodhur. Ri-shtetëzimi i politikave ka qenë një tipar përcaktues i krizës ekonomike në BE që nga viti 2008.
Sikurse jam përpjekur ta nxjerr në pah në librin tim ?Shpëtimi i Evropës?, retorika e ?secilit për vete?, ose ideja e ?reduktimit të rrezikut, pa ndarjen e rrezikut?, fsheh një mungesë gatishmërisë për t?iu përgjigjur së bashku një kërcënimi të përbashkët. Kjo është një reminishencë e shteteve kombëtare evropiane të shekujve të fundit, të cilat qenë themeluar mbi parimin e vetë-mjaftueshmërisë, në vend të ndërvarësisë, në mënyrë që të përgatiteshin për mundësinë e luftërave të shpeshta.
Despotizmi mund të bëhet edhe një herë joshës për politikanët, të cilët janë të etur të valëvisin flamuj kombëtarë dhe t?i bashkohen mbështetësve të tyre, kundër kërcënimit të jashtëm, real apo imagjinar qoftë. Ndërsa negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë transatlantike janë duke u zvarritur, lëvizjet anti-tregtare po pësojnë një rritje të fortë.
Izolimi ekonomik shumë i keq në shekullin e fundit, por për shoqëritë dhe sistemet ekonomike që janë zhvilluar në 6 dekadat fundit në tregje të hapura, rreziku despotik është ekzistencial. Varfëria, papunësia masive apo grevat mund të shkaktojnë kaos në sektorët e industrive eksportuese dhe importuese, te grosistët, prodhuesit e lidhur me zinxhirët e furnizimit global, dhe kështu me radhë. Përtej efekteve standarde të kontrollit të kufijve, lëvizja e njerëzve dhe kapitalit mund të bëhet e kufizuar nga survejimi elektronik. Një reagim edhe më shumë autoritar ? ndoshta edhe një ushtarak- mund të bëhet pasoja e pashmangshme e krizës politike dhe ekonomike.
E ardhmja e Evropës
Aktualisht janë urgjente dy lloje përgjigjesh. E para ka të bëjë me trajtimin e rreziqeve të proteksionizmit dhe tundimeve ushtarake, dhe e dyta është më strategjike. Në të parën, negociatat e tanishme mbi një marrëveshje të re të Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve, përfaqësojnë një mundësi të artë që evropianët të angazhohen për të tregtuar në mënyrë të hapur, transparente, dhe diskutuar në mënyrë të vendosur se çfarë nuk pëlqejnë qytetarët evropianë
Fshehja e pazareve nën banak, mund të ?vrasë? dhe atë pak besim të mbetur të qytetarëve evropianë tek politika mbikombëtare. Ngjashëm, marrëveshjet parimore për patrullimin e përbashkët evropian të kufijve të jashtëm, mund të jenë një udhërrëfyes i mirë për një proces të integrimit të strukturave ushtarake kombëtare.
Pasi proteksionizmi dhe armiqësia ushtarake të jenë parandaluar, është i nevojshëm një mendim më strategjik për të ardhmen e Evropës, një i tillë që të vërë në pikëpyetje arsyen ekzistenciale evropiane përballë asaj që është jo-evropiane ? të miliona refugjatëve në kufijtë e kontinenteve. Emigrantët ofrojnë përvojën e përballjes me ?tjetrin? si një busull të etikës njerëzore.
Është koha që Evropa të rithërrasë Konventën Evropiane, e cila dështoi në vitin 2003 të prodhojë një kushtetutë të përbashkët, ose historia do t?i japë përgjigje të gabuara pyetjeve që vetë evropianët as nuk kanë guxuar t?i ngrenë. Së fundmi, i njëjti akt i ndershmërisë dhe kurajos duhet të ndërmerret edhe mbi krizën ekonomike, e cila është duke gjalluar ende në mesin e shumicës së vendeve të BE-së, dhe ushyer ndjenjat anti-evropiane në mesin e viktimave të saj.
Ligji gjerman për lëndët përbërëse të birrës shënoi së fundm...
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rë...
Autoritetet në Gjeorgji thanë sot se kanë ndaluar pesë qytet...
Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen bëri të njohur se d...
Të fortë dhe të bashkuar dëshiron t’a shohë Presidenti i SHB...
Kandidati republikan për President Ted Cruz dhe kandidatja e...
Pas propozimit të kryetarit të Parlamentit turk, që të bëhet...
Një çift bashkëshortësh dhe dy burra janë të dyshuar për për...
Gjithçka nisi kur deputeti i Partisë Demokratike të Popullit...
Kreu i agjencisë së zbulimit gjerman largohet dy vjet më her...
Në pamje të parë, gjithçka dukej se shkonte vaj për Hilari K...
Dërgesa e parë e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bas...
13.500 pjesëtarë të Bundeswehrit do të luftojnë në të ardhme...
Kandidati republikan Donald Trump, ka fituar në të 5 shtetet...
Big Ben-i i famshëm në Londër do të pushojë për disa muaj, p...
Në mëngjesin e ditës së sotme ka nisur një aksion i EULEX’it...
Ditën që ai pritet të fitojë në të pesë shtetet ku zhvillohe...
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi në një takim të Forum...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha sot në G...
Rakesh Krishan Simha *India dhe vendet e BRICS-it po i thonë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...