Berisha: Presidenti të zgjidhë ngërçin kushtetues
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha pas seancës ple...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, tha sot gjatë fjalës së tij në parlament se mazhoranca po pengon dërgimin e madnatit të deputetit në kushtetuese të Rakip Sulit dhe Valentina Leskaj.
“Në seancën e kaluar ku maxhoranca në abuzim të plotë të pushtetit, rrëzoi kërkesën e PD për të çuar para drejtësisë dy deputetë të cilët dyshohen se kanë përfituar fonde publike, është akti më i rëndë, pas mbajtjes dhe futjes në parlament të deputetëve me rekorde të tmerrshme kriminale. Injorimi me arrogancë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk i lë asnjë hapësirë Parlamentit, por kërkon që të gjithë deputetët që dyshohen se kanë përfituar fonde publike të shkojnë para drejtësisë, është padyshim grusht shteti ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe është një fund i parlamentarizmit dhe funksionimit të një demokracie parlamentare.“, tha Halimi
Më tej ai tha: “Abuzimi me pushtetin duke mbrojtur një vit më parë deputetin Kokëdhima na detyroi që ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese duke e pyetur, në interpretim të Kushtetutës. Se çfarë ndodh kur Kryeministri mbron deputetët kur akuzohen për marrje fondesh me leje të tij? Çfarë ndodh me deputetët që marrin para me leje të kryeministrit? A bëhen të paprekshëm për drejtësinë se kryeministri nuk i lëshon, nuk ia dërgon drejtësisë? Pa asnjë më të voglin dyshim mburoja kryeministrore për deputetët për t?i bërë të paprekshëm është abuzive, është vrastare për Kushtetutën, është vrastare për shtetin ligjor, është vrastare për demokracinë, për parlamentin, dhe pa dyshim për Gjykatën Kushtetuese”
Sipas tij qeveria që qeveris jashtë normave dhe kornizave ligjore dhe kushtetuese, është tirani. Ai thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese u injorua dhe u shkel me arrogancë vetëm e vetëm për të mbrojtur nga drejtësia të paprekshmit.
“Qeveria që qeveris jashtë normave dhe kornizave ligjore dhe kushtetuese, është tirani. Shkruhet kështu në kështu në muret e Kongresit Amerikan. Një qeveri që e bën zero Gjykatën Kushtetuese e injoron me arrogancë atë, nuk ka asnjë sjellje tjetër përveçse një sjellje prej grushti shteti. Prania e opozitës brenda parlamentit, është elementi më i rëndësishëm për një demokraci funksionale. Detyra e opozitës është të sigurojë transparencën në vendimmarrjen politike. Ndaj pyetëm Gjykatën Kushtetuese. Çfarë ndodh kur kryeministri me arrogancë kërkon ti mbrojë e ti bëjë të paprekshëm deputetët e tij kur ata dyshohen se kanë abuzuar me fonde publike. Gjykata Kushtetuese, një vit më vonë, pak muaj më parë, foli dhe nxori këtë vendim. Vendimi nr. 7, dt. 24.02.2006, që flet për z.Kokëdhima por bën edhe interpretimin e Kushtetutës, gjë që sipas Kushtetutës është e njëjtë me normën Kushtetuese. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është kthyer në normë kushtetuese. Dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, thotë se Kryeministri, maxhoranca nuk mund të bëhet mburojë. Nuk mund ti kthejë deputetët në të paprekshëm ndaj sistemit të drejtësisë. Detyra e opozitës, thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në paragrafin 13 të tij është të bëjë transparencë për procesin e qeverisë. Detyra e opozitës është të kërkojë llogari. Detyra e opozitës është të bëjë denoncime. Për denoncimet e opozitës nuk është maxhoranca që vendos, është drejtësia. Këtë thotë Gjykata Kushtetuese.
Në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ishte një nga tre pikat për të cilat u bë marrëveshja e 24 dhjetorit. Dhe ja ku është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili u injorua dhe u shkel me arrogancë vetëm e vetëm për të mbrojtur nga drejtësia të paprekshmit, ata që kanë përfituar fonde publike me leje personale të kryeministrit dhe duke ushtruar pushtetin e shumicës“, përfundoi Halimi
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha pas seancës ple...
Koordinatorja e Partisë Demokratike thotë se Bashkia e Tiran...
Partia per Liri, Demokraci dhe Etike ka paraqitur 3 propozim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës n...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës...
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
Takimi është bërë në Greek Orthodox Archdiocese of America n...
Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shpre...
Ish kryeministri i vendit ka uruar shqiptarët për 22 marsin,...
Me rastin e 22 marsit, LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe ...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar sot...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua besi...
Partia Socialiste ka nisur fushatën për anëtarësimet e reja ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot një delegacion a...
PD në mbështetje të kërkesave të 700 familjeve që gjenden në...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social...
Qytetarët e Përmetit dhe pronarët e bizneseve të vogla kanë ...
Ish-kreyministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar deklar...
Ne kohe krize, e dizavantazhuara e madhe eshte “E Majta”;Ide...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...