web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Guvernatori sorosian Sejko e di që ari shqiptar u dërgua nga shteti komunist në hedge funds të Sorosit

10 Mars 2016, 19:29, Aktualitet CNA

Gazetari hulumtues Artur Çani ka rihapur debatin e fillimit të viteve nëntëdhjetë për arin shqiptar, të cilin drejtuesit e shtetit komunist e nxorrën jashtë vendit në kohën kur do të ndryshonte sistemi politik i vendit. Këtë herë Artur Çani ka publikuar dokumente që vërtetojnë se ari (së paku katër ton sipas dokumenteve të publikuar prej tij) është dërguar nga Shqipëria në Zvicër me avionë dhe është depozituar në dy banka zvicerane, UBS dhe Credit Suisse. Artur Çani i ka kërkuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pra drejtuesit të institucionit që dikur ka kryer këtë transport për shkak të atributit si mbajtës i Thesarit të Shtetit, që t? i krijojë mundësinë që të verifikojë autenticitetin e dokumenteve. Guvernatori Sejko ka refuzuar madje edhe ta presë gazetarin. Artur Çani ka kërkuar informacion nga dy bankat zvicerane, por ato kanë refuzuar që të bashkëpunojnë për shkak të ligjit të sekretit bankar që ekziston në këtë vend.
Çka të bën përshtypje në këtë histori është së pari refuzimi i Guvernatorit Sejko për të bashkëpunuar. Veprimet që ka bërë shteti komunist shqiptar me arin e Thesarit shtetëror në 1990 nuk mund të jenë sekret shtetëror në 2016. Ky ar ka qenë pasuri publike shqiptarëve dhe ata kanë të drejtë të dijnë se çfarë është bërë me të. Guvernatori Sejko duhet të kishte qenë shumë i interesuar për të parë dokumentet që ka gazetari dhe për të verifikuar autenticitetin e tyre. Ai që dëshiron ta shikojë çështjen e arit si sekret shtetëror vetëm sa kërkon të mbrojë një nga historitë më të pista kriminale të shtetit komunist. Guvernatori Sejko është i vetëdijshëm se institucioni i tij ka detyrimin që të informojë publikun për çështje që nuk prekin stabilitetin financiar të vendit dhe mbarëvajtjen e institucionit. Z. Sejko do ta ketë vështirë të vërtetojë që kryerja e transparencës për çështjen e arit, 26 vjet më vonë, prek sadopak veprimtarinë e tashme të institucionit që ai drejton sot.
Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se cilin është duke mbrojtur Guvernatori Sejko. Ai nuk është duke mbrojtur as nderin e Ramiz Alisë, dhe as atë të Qirjako Mihalit, të dy të vdekur, të cilët janë përgjegjës në këtë histori. Z. Sejko është duke mbrojtur Sorosin, për llogari të fondeve të të cilit u depozitua ari në Zvicër. Pra, drejtues të shtetit të kohës depozituan ar në bankat e Zvicrës, si një investim në hedge funds të Sorosit. Hedge funds janë kompani financiare, të llojit të fondeve të investimeve, që grumbullojnë para me shumicë nga klientë të përzgjedhur, kundrejt premtimit për t? i shtuar këto para nëpërmjet investimeve të ndryshme. Hedge funds të Sorosit kanë qenë të llojit off shore, domethënë kanë qendrën në ishuj të vegjël me pavarësi të rreme shtetërore, të cilët iu mundësojnë këtyre kompanive fianciare që të mos iu nënshtrohen ligjeve të vendeve ku jetojnë drejtuesit e tyre. Pikërisht këtu e ka origjinën interesimi i Sorosit për Shqipërinë.
Guvernatori Sejko jo vetëm që ka detyrimin për të bërë transparencë për këtë çështje, por ai ka dhe detyrimin që të sensibilizojë institucionet e tjerë, e në radhë të parë Qeverinë dhe Kuvendin për të ndërmarrë veprime zyrtare në Zvicër, për të zbuluar të vërtetën e arit shqiptar. Është e vërtetë që Zvicra ka ligjin e sekretit bankar, por gjithashtu është e vërtetë që Zvicra ka qenë e detyruar të bashkëpunojë në shumë raste të ngjashme me atë të dërgimit në bankat e saj të arit shqiptar. E kam fjalën për raste të depozitimit të parave nga regjime dikktatoriale të vendeve të ndryshme të botës, të cilat bankat zvicerane kanë qenë të detyruara t? i kthejnë pas përmbysjes së këtyre regjimeve.
Zbulimi i së vërtetës së arit shqiptar, do të ndriçojë shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri në çerekshekullin e fundit. Do të zbulohet se Soros në Shqipëri nuk ka vepruar si bamirës, por ka ricikluar në Shqipëri, në dobi të një elite, paratë e investuara të ish-regjimit komunist. Do të zbulohet se këto para u përdorën për krijimin e kompanive huamarrëse, të quajtura skema piramidale, në mënyrë që ato të bënin pagesat fillestare, që të fitonin besimin kolektiv të shqiptarëve. Do të zbulohet se në Zvicër nuk kanë shkuar vetëm katër ton ar, sa ka gjetur dokumente Çani, por shumë më tepër.
Ky ar nuk ka shkuar si pagesë për blerjet e ushqimeve për popullin që supozohet të ketë bërë shteti shqiptar në atë kohë, siç u mundua të argumentonte një mashtrues i njohur i ekraneve, që është apologjet patologjik i ish-diktaturës komuniste. Nëse shteti komunist do ta kishte përdorur arin për këtë qëllim nuk kishte përse ta mbante sekret këtë veprim por do ta shpallte me krenari si tregues i kujdesit për popullin. Kur shteti komunist shqiptar u detyrua të blinte një sasi gruri me ar në Francë, në 1960, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Bashkimi Sovjetik, Enver Hoxha nuk nguroi ta thoshte botërisht këtë gjë. Përse atëherë Ramiz Alia veproi ndryshe në 1990? Kuptohet, për arsye se ari që ai dërgoi në Zvicër nuk ishte për atë qëllim që u përdor në 1960.
Nuk duhet pritur që qeveria e sotme e Shqipërisë e cila ka në krye të përkëdhelurin e Sorosit të ketë minimumin e vullnetit për të bërë transparencë për këtë çështje. Prandaj duhet një lëvizje qytetare për ta detyruar Guvernatorin Sejko, Qeverinë, Kuvendin që të merren me cështjen e arit. Madje e tillë që të shkallëzohet deri në dhunë të skajshme, sepse këtu lëvizjet qytetare nuk kanë efekt sa kohë janë paqësore.





Lajmet e fundit nga