web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pozonin nudo në Machu Picchu/ Arrestohen dy turistët

4 Mars 2016, 19:36, Lifestyle CNA

Një turist britanik është arrestuar së bashku me një turist francez pasi pozonin nudo në rrënojat e lashta Machu Picchu në Peru. Rojet në kalanë Inca panë dy burra të zhveshur teksa bënin fotografi në një telefon celular, sipas agjencisë së lajmeve Andina.

Turistët u ndaluan në stacionin e policisë dhe u akuzuan për sjellje të keqe morale. Të dy u identifikuan nga Fox News Latino, 23-vjeçari anglez Adam Burton dhe francezi Eric Xavier Mariec, 28 vjeç. Autoritetet peruane kanë rritur sigurinë në vitin 2014, pasi fotot nudo u bënë gjithnjë e më popullore në kështjellën e shekullit të 15-të, i cili ka qenë një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s që nga viti 1983.





23:02 Lifestyle

Folmë, o tablet!

Asistentë dixhitalë të smartfonëve, apo kompjutera që evoluo...

Lajmet e fundit nga