Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pas një maratone të pashembullt bisedimesh në samitin e Brukselit kryeministri britanik, David Cameron kthehet në Londër me një ujdi në valixhe. Kompromisi ia vlejti për të gjitha palët, konkludon Christoph Hasselbach.
Qeveritë e tjera të BE-së u desh të përtypnin shumë për të bërë lëshimet që kërkonte Londra. Por kompromisi ishte rruga e duhur. Ekonomia britanike ka nevojë për BE-në. BE ka nevojë për britanikët. Ata janë në Europë një fuqi ekonomike, politiko-financiare, diplomatike dhe ushtarake, që do t’i mungonte BE-së në rast të kundërt. Madje gjermanët pa britanikët do të ishin shumë të vetmuar mes vendeve jo me shumë vullnet reformimi që sytë i kanë sidomos tek fondet që rrjedhin nga BE.
Pika më e debatuar ishte kufizimi i shërbimeve sociale për emigrantë të brendshëm të BE-së, një problem ky për shtetet lindore të unionit, sepse nga këto vende kanë emigruar shumë vetë në Britaninë e Madhe për të punuar. Londra në fakt e ekzagjeron me keqshfrytëzimin e shërbimeve sociale nga emigrantët e BE-së, sepse në të vërtetë ata i sjellin më shumë shtetit britanik se sa marrin prej tij.
Megjithatë gjatë negociatave u bë e qartë se edhe shtete të tjera kanë interes për ndryshime në sistemin social. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e mbështeti qartë kërkesën e britanikëve për të përshtatur pagesën për fëmijët e emigrantëve nga vendet e BE-së, të cilët jetojnë në vendlindje, me standartin social të vendeve të origjinës. Kryeministri danez, Rasmussen menjëherë shfaqi pretendimin se kjo ka qenë ideja e tij dhe e cilësoi atë ?një lule në kopshtin tim?. Një indikator tipik për të treguar gjendjen brenda BE dhe ndoshta pak e padrejtë që kryeministri Cameron duhet të durojë kritikat, ndërkohë që të tjerët në heshtje forcojnë profilin e tyre.
Tani Cameron duhet të dijë të “shesë”
Por pengesa më e madhe për britanikët nuk janë problemet konkrete, por një lloj ndjenje e të qenit i komanduar nga të tjerët. Edhe po të sjellësh argumentin se asnjë vend sot në botë nuk është sovran, dhe se përkundrazi një Europë e bashkuar do të thotë më shumë prezencë në botë e jo izolim, Cameron-it nuk i mbetet tjetër veçse të ballafaqohet vetë me një perceptim të tillë. Ai duhet të përdorë të gjithë talentin për t’ua shitur mirë bashkëqytetarëve të tij ujdinë e arritur me BE. Kundërshtarët e BE-së në kabinetin e tij dhe shtypi skeptik britanik ndaj BE-së duhet të presin deri në ditën e referendumit.
Por çfarëdolloj ujdie, sado zemërgjerë qoftë ajo, nuk do të kishte vlerë pa marrë parasysh të zotin e kësaj pune, popullin britanik. Rasti më i keq do të ishte nëse BE do t’i bënte lëshime Britanisë së Madhe deri në shfytyrimin e vet ? dhe në fund britanikët prapë do të votonin për daljen nga unioni. Sepse pas kësaj procesi nuk do të ndalej. Vende të tjera skeptike do të dilnin nga BE, por më së paku shtete të tjera anëtare do të kërcënonin me daljen nga unioni, nëse nuk do të plotësoheshin dëshirat e tyre. Në fund nga togfjalëshi ?Bashkim Europian? nuk do të mbetej shumë për t’u shqiptuar.
Faktori i krizës së refugjatëve
Tragjike tani është që përballja me Britaninë e Madhe bëhet pikërisht në kohën kur godet kriza e refugjatëve. Britanikët – por edhe europianët e tjerë – shikojnë se sa e dëshpëruar reagon BE në këtë kohë krize. Shumë vetë kanë përshtypjen se vetëm veprimi i vendosur si shtet më vete mund të sjellë përmirësime. Pikërisht britanikët nuk e pranojnë politikën e hapur të kancelares, Angela Merkel. Nëse Gjermania brenda disa vitesh i bën miliona refugjatë shtetas të BE-së, atëherë ata do të kishin të drejtë që të strehoheshin edhe në Britaninë e Madhe. Nga këndvështrimi britanik ky do të ishte një imigrim i padëshiruar nga dera e pasme. Politikanët britanikë kanë përsëritur shpesh së fundmi se ngjitja e papritur në sondazhe e kundërshtarëve të BE-së lidhet pikërisht me këtë fenomen.
Kështu një referendum në këtë verë mund të rezultonte negativ thjesht nga fakti që ai do të kryhej në një kohë kur njerëzit ndeshen me pamjet e mijëra emigrantëve në ditë. Prandaj shtyrja e referendumit në një kohë tjetër – kur Europa të shpresojmë se e ka gjendjen më nën kontroll – do të ishte zgjidhja më e mirë./DW
Diplomatët janë tronditur kur kanë kapur një çift zyrtarësh ...
Gati pa u vënë re, në fund të vitit të kaluar në Greqi u ndr...
Katër miliard njerëz ose dy në çdo tre njerëz në planet, nuk...
Zyrtarët amerikanë, kanë filluar të shprehin shqetësime në l...
Kryeministri britanik David Cameron kryesoi sot një mbledhje...
Filozofi, shkrimtari dhe gjuhëtari italian, Umberto Eco, ka ...
Deputetët e partive opozitare në Kosovë, hodhën sërish gaz l...
Sipas zyrtarëve amerikanë, avionët luftarakë amerikanë bomba...
Seancat plenare në Kosovë po vazhdojnë të pengohen nga deput...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradin...
Vendet e “itinerarit ballkanik” duan t’i transportojnë refug...
Policia e Kosovës ka arrestuar deputetët e AAK-së Donika Kad...
Papa Françesku sot u shpreh për garën presiendenciale në Sht...
Akuzat nuk janë të reja. Por janë të reja dekumentat – dekla...
Presidenti amerikan Barack Obama konfirmoi sot se do të vizi...
Disa orë pas sulmit me pasoja të rënda ndaj ushtrisë në Anka...
Këngëtari i njohur grek, Pantelis Pantelidis ka humbur jetën...
Pas shpërthimit të djeshëm në Ankara, një tjetër shpërthim k...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel në krye të Organizatës së...
Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm sekretarin orga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...