web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi shokues: Ja çfarë e shkakton kancerin

1 Shkurt 2016, 10:37, Lifestyle CNA

Një studim i ri zbulon shkaqet që çojnë në shfaqjen e tumorit. Sipas studiuesve të ?Stony Brook University? në Nju-Jork, stili modern i jetesës është shkak i 90 për qind të rasteve të shfaqjes së kancerit.
Dieta e varfër ushqimore, mungesa e ushtrimeve fizike, stresi dhe ndotja e mjedisit listohen si faktorët kryesorë që çojnë në shfaqjen e kancerit të mushkërive, gjirit dhe prostatës.

Studiuesit kanë analizuar disa lloje tumoresh për të kuptuar lidhjen e tyre me faktorë të ambientit.

Studimi i publikuar nga revista shkencore ?Journal Nature? konkludon se 90 për qind e tumoreve më të shpeshta shkaktohen nga faktorë të jashtëm dhe jo nga mutacione qelizore të vetë trupit.

Ndër faktorët e jashtëm renditen ndotja, rrezatimi ultraviolet dhe stresi, ndërsa më pas në listë vijnë dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.

Rezultatet e studimit sugjerojnë një stil jetese të shëndetshëm si çelësi i shmangies së rrezikut të kancerit. Pra, heqja dorë nga duhani, aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë masat parandaluese kundër tumorit./shendetesia.al





Lajmet e fundit nga