Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Përmes zgjedhjeve në shtetet federale partitë në SHBA përcaktojnë kandidatët kryesorë në garën për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithçka është e mundur, madje edhe Donald Trump e Bernie Sanders.
Donald Trump – rreziku ka emrin e një shteti të vogël -Iowa
Edhe vetë njerëzit në Shtetet e Bashkuara nuk e kuptojnë mirë se si zhvillohet procedura e një Caucus(asambleja për zgjedhjen e një kandidati presidencial nga anëtarët e përkrahësit e një partie që zhvillohet në janar në Ioëa) dhe ku ndryshon ajo nga Primary (zgjedhjet paraprake që pasojnë pas Caucus, dhe që mbahen në New Hampshire). Apo ku ndryshojnë rregullat e zgjedhjeve paraprake të republikanëve nga ato të demokratëve? Por megjithatë çdo amerikan e di se zgjedhjet paraprake në Iowa dhe New Hampshire janë tepër të rëndësishme dhe se nga ato varet e ardhmja e kandidatëve që garojnë për Shtëpinë e Bardhë që të zgjidhen nga partia e tyre.
Për dikë që nuk e njeh këtë sistem mbetet një pikëpyetje, pse pikërisht Iowa ka një rëndësi të tillë. Një shtet i vogël federal, ku jeton më pak se 1% e popullsisë amerikane, ku ka katër herë më shumë derra se njerëz dhe ku çdo i pesti amerikan kultivon misrin. Aty hapet më 1 shkurt zyrtarisht lufta për t’u emëruar si kandidat presidencial.
Zgjedhje paraprake me rëndësi të veçantë
Pse janë kaq të rëndësishme këto zgjedhje? Sepse ato japin të dhëna për tendencën e të gjithë fushatës paraprake zgjedhore? Apo pse vendimet e njerëzve që marrin pjesë në to shihen si shumë të rëndësishme dhe përcaktojnë tendencën e muajve të ardhshëm? Për kandidakët kryesorë është e qartë: Kush nuk merr pikë nga qytetarët që në fillim në këtë fushatë paraprake të çuditshme nuk ka për të marrë vota më vonë. Dhe kush nuk fiton në asnjërën nga këto shtete, nuk ka më perspektiva për kandidaturën e presidentit. Pse kjo strategji?
Të fitosh zgjedhësit
Në këto zgjedhje paraprake kandidatët duhet të tregojnë pse ata e meritojnë të zgjidhen, po ashtu që ata janë në gjendje të grumbullojnë 112 milionë dollarë dhe se mund të tërheqin përkrahës të fuqishëm pas vetes. Pra që ata nuk janë vetëm triumfues në sondazhe, por edhe tek njerëzit. Pra që ata dinë t’i bëjnë realitet pritshmëritë që kanë zgjuar. Jo vetëm dukja, por edhe thelbi. Kjo luan rol të rëndësishëm në këtë teatër mediatik.
Trump bën shou, por nuk ka gjithmonë sukses
Tek çdo kandidat pritshmëritë janë të ndryshme. Të marrim Donald Trump: Prej më shumë se një viti ai është në qendër të interesit mediatik të republikanëve. Pavarësisht opinionistëve dhe daljeve publike irrituese. Ai është në qendër të titujve kryesorë. Po qe se i beson sondazhet, atëherë amerikanët e duan atë, si një person i pavarur, i ardhur nga jashtë, ashtu siç pozicionohet ai. Por edhe si një njeri i pakorruptueshëm, që mund t’i besohet, por sidomos një njeri që di si të ketë sukses.
Por pikërisht kjo mund t’i kthehet në bumerang. Iowa është një shtet federal shumë i vogël. Qytetarët aty janë më së shumti fermerë që besojnë në zot dhe jo në barcoleta vetë kënaqësie e pa shije. Ka mundësi që ata të mos “preken” nga shou i Donald Trump. Por çfarë bën ai që çdo gjë e mat me kutin e fitimtarit kur humbet? I braktis të gjitha? Ndoshta kjo mund të pritej prej Trump. Edhe kundërshtarët e tij do dinë ta përdorin këtë plagë. Një pjesë e politikës së njohur të republikanëve e ka kaq shumë halë në sy Donald Trump, saqë ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe miliarderi Michael Bloomberg ka bërë të ditur se do të hedhë kandidaturën për president nëse Donald Trump nominohet nga republikanët e Berni Sanders nga demokratët.
Po demokratët?
Sanders është provokimi i krahut tjetër. Para pak javësh dukej e pamundur që një i vetëemëruar socialist, një i panjohur në politikë të kishte shanse serioze kundër “perandorisë” Clinton. Por po t’i besosh sondazheve kjo të duket e mundur. Çfarë do të thotë kjo për Hillary Clinton nëse fiton Sanders në Iowa? Nëse ai del ashtu si Barack Obama në vitin 2008, vetë këshilltarët e të cilit më vonë thanë se kjo fitore ishte baza për një nominim të mëvonshëm. Sepse vetëm ai që fiton merr të gjithë vëmendjen e raportimin pozitive të mediave. Për humbësin mbeten vetëm tallje dhe pyetja: A mund t’ia dalë në fund ky kandidat kur votuesit të shkojnë në kutitë e votimit dhe jo aparati? Këto dyshime janë helm për donatorët, përkrahësit e të pavendosurit. Rrallë ka qenë kaq e ngarkuar një fushatë parazgjedhore në Amerikë. Dhe asnjëherë Amerika moderne nuk ka qenë kaq e përçarë. Bernie Sanders nga njëra anë dhe Donald Trump nga ana tjetër: Dy fytyrat e ekstremit./DW
Autoritetet greke kanë arrestuar dy të dyshuar si anëtarë të...
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë ja...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se është rën...
Është rritur në të paktën 33 numri i emigrantëve të mbytur s...
Vizionet e katastrofës ‘përbashkojnë’ kontinentin, teksa est...
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit thanë se ja...
Departamenti amerikan i Shtetit pohoi për herë të parë se se...
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropia...
Zona 51. Është institucioni më i famshëm ushtarak në botë që...
Katër minatorë u shpëtuan sot pasi u bllokuan për 36 ditë në...
Përgjatë itinerarit të Ballkanit po mbyllen gjithnjë e më sh...
Nga frika e trazirave të brendshme, Pekini po godet njëlloj ...
Qeveritë po përdorin politikën e frikës për të shtypur të dr...
Rreziku në rritje prej “Shtetit Islamik” bën që SHBA të mend...
Deri në 80.000 azilkërkues do të dëbohen nga Suedia. Autorit...
Vetëmbrojtje në stil të ri? Prej disa javësh janë shtuar shu...
E mbijetuara e kampit të Aushvicit, Ruth Klüger flet në orën...
Kancelarja Angela Merkel, ka grumbulluar për një dekadë në k...
Prej vitit 2011 në Siri po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...