Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Pista kryesore në të cilën po heton policia lidhur me rrëmbimin e më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut është ajo e pazareve të drogës.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për ?Panorama? se Çollaku dhe dy personat që u ekzekutuan në atentatin e 20 dhjetorit në Durrës, Ervin Kodra dhe Endi Caushaj, ishin pjesë e të njëjtit rrjet, që merrej me trafikun e drogës nga qyteti bregdetar drejt Italisë.
Çollaku u mor mbrëmë peng nga 4 persona dhe vetëm mëngjesin e sotëm u gjet i pajetë buzë rrugës në Muriq të Krujës. Burime nga grupi hetimor, duke konfirmuar identitetin eviktimës theksoi se ai ishte vrarë me një plumb pas koke, ndërkohë që ishte i lidhur këmbë e duar.
Atentati me dy viktima
Ervin Kodra, 33 vjeç, nga Durrësi, po lëvizte me Endri Çaushaj, nga Vlora, 25 vjeç, me makinë nga Torra Veneciane drejt Bankës Kombëtare, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatike në xhamin e parë të automjetit, duke i lënë të vdekur në vend. Ekzekutimi u cilësua i ngjashëm si në filma, pasi autorët vepruan me shpejtësi, pa u pikasur nga kamerat e sigurisë dhe duke mos lënë asnjë gjurmë.
Atentati për pazaret e drogës
Atentati i dyfishtë që tronditi mbrëmjen e 20 dhjetorit Durrësin, ku mbetën të vrarë Ervin Kodra, 33 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, dhe Endri Caushaj, nga Vlora, u tha se kishte ndodhur për prishje pazaresh droge.
Policia dhe prokuroria, të cilat u angazhuan për të zbardhur ngjarjen, dyshojnë se kanë të bëjnë me një atentat të mirorganizuar, të vënë në zbatim nga persona profesionistë. Lëvizjet e autorëve nuk janë regjistruar nga kamerat e zonës, ku së paku regjistrohen gjashtë kamera të instaluara nga bizneset dhe institucionet që ndodhen aty pranë. Burimet theksuan se personat që ekzekutuan Ervin Kodrën dhe Endri Caushajn nga Vlora kanë ditur çdo lëvizje të dy të rinjve.
Kodra dhe Caushaj pak minuta para se të bëheshin shënjestra e breshërisë së plumbave, kishin konsumuar një kafe në një lokal pranë vendit ku ndodhi krimi. Autorët, të cilët dyshohet që pas krimit të kenë lëvizur me një automjet tip ?Benz? në drejtim të ?Urës së Dajlanit?, i kanë pritur dy të rinjtë derisa të niseshin me automjetin tip ?BMW X5?, me targë AA 292 IH, dhe kanë qëlluar menjëherë, duke derdhur dy karikatorë kallashnikovi në xhamin e parë të makinës.
Autorët kanë pasur dijeni se dy të rinjtë, nën shoqërinë e një personi të tretë, po pinin kafe në një lokal aty pranë dhe mjeshtërisht kanë shmangur të gjitha kamerat që ndodheshin të instaluara aty pranë. Burime nga Policia e Durrësit thanë se të paktën kamerat që kanë kontrolluar nuk kanë mundur të fiksojnë skenën e krimit. Dyshohet se në makinën e autorëve kanë qenë dy ose tre persona, të cilët kanë qëlluar drejt mjetit të Ervin Kodrës.
Konfliktet e mëparshme të viktimave
Kodra, sipas policisë ishte me precedente penale, pasi në nëntor të vitit 2008 ndodhi një vrasje ku u implikua edhe ai në atë kohë 26 vjeç. Saimir Balla ishte viktima i qëlluar me armë zjarri nga dy persona, ndërsa Kodra u akuzua nga policia se ndihmoi autorët e krimit të largoheshin.
Ngjarja ndodhi pranë Pallatit të Kulturës, në Durrës, pas sherrit mes të rinjve. Policia arrestoi për krimin Elvis Tefën, Orges Dervishin dhe Ervin Kodrën, të tre me precedentë penalë që në atë kohë. Fillimisht tre shokët goditën me grushte Saimir Ballën e më pas e qëlluan me armë zjarri 25vjeçarin. Autorët e atentatit janë larguar, ndërsa Saimir Balla gjeti vdekjen teksa po dërgohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.
Brenda pak orësh janë identifikuar dhe arrestuar autorët e atentatit. 21vjeçari Tefa dhe 25vjeçari Dervishi akuzohen për ?vrasje me dashje, në bashkëpunim? dhe ?mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake?. Ndërsa për të dyshuarin e tretë, Ervin Kodra, u ngrit akuza e ?përkrahjes së autorit të krimit?. Policia tha në atë kohë se vrasja ndodhi pas një përplasjeje për pazaret e lëndëve narkotike.
Një shqiptar dyshohet ka vrarë gruan e tij greke në sy të fë...
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një mësuesi ...
Treni i linjës Shkodër-Podgoricë ka përplasur një makinë ku ...
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin, Luan Morava, 46 vj...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohe...
Policia e Shtetit ka informuar se gjatë 12 orëve të fundit k...
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë i shtetasin Gj...
Policia e Vlorës ka arrestuar një 49- vjeçar pasi akuzohet s...
Policia kufitare Gjirokastër ka kapur 20 shtetas të huaj, që...
Sot, në Pojan të Korçës, policia ka plotësuar kërkes-padinë ...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe i ka kërkuar ...
Forcat Renea, Fnsh dhe Policia e Shkodrës kanë vijuar operac...
Policia Kufitare e pikëkalimit kufitar të Morinës, në Kukës,...
Policia e Lezhës ka bërë me dije se ka shoqëruar 15 persona ...
Nuk i dha vajzën për nuse, ekzekutohen dy vëllezëritNjë ngja...
Dy persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një ekzekutimi. ...
Një efektiv policie në komisariatit Nr.1 në Tiranë ka humbur...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Krujë-Fushë Krujë m...
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të miture ka ndo...
Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bënë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...