web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si e bleu Andrea Mano kompaninë ALBANIA CONSTRUCTION

23 Nëntor 2015, 17:04, Aktualitet CNA

Në vazhdim të publikimit të djeshëm për kompaninë e kreut të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano, citynews publikon sot dokumentet e blerjes së kompanisë ?ALBANIA CONSTRUCTION?.
Kjo kompani është regjistruar në qershor të vitit 2013, gjatë fushatës së zgjedhjeve politike në vend nga shtetasja 24-vjecare, Besjana Mulalli, në bazë të dokumentacionit rezulton se një vit më pas kjo kompani i ka kaluar kreut aktual të PD-së në Korçë, Andrea Mano, duke i shitur të gjitha kuotat e saj në datën 19.08.2014, kontratë e cila ndodhet në fotot e mëposhtme. Pas blerjes së këtyre kapitaleve, Andrea Mano largon administratoren Besiana Mullalli, e cila në vitin 2014 ka qenë një vajzë 25-vjeçare që dorëzonte tek kreu i PD-së së Korçës kompaninë e themeluar prej saj një vit më parë.Mano dokument

Citynews kontaktoi me Besianën, duke i kërkuar informacion dhe të dhëna të plota në lidhje me këtë kompani, lidhjet e saj me Andrea Manon dhe faktit se: a është përdorur ajo si mbulim nga ky person për të ndërtuar këtë kompani dhe më pas për ti transferuar aksionet? Në komunikimin e parë, Besiana pretendon se gjithçka e ka ndërtuar në moshën 23-vjeçare, me lekët e prindërve të saj. Ajo nuk mohon miqësinë me Andrea Manon, për më tepër thekson se ka qenë mbështetëse e tij në fushatën e vitit 2011.

E pyetur në lidhje me investigimin e Citynews, Besiana Mullalli thotë se: ?Nuk e di ku fillon dhe mbaron e drejta juaj sepse nuk kam parë asgjë me shkrim por si një korçar ndjej vetëm përgjegjësinë morale t?ju përgjigjem?

?Pozicionin tim nuk mudokumenti Manond ta gjykojë askush më mirë se ligji dhe morali që më karakterizon dhe i kushtëzuar nga mbiemri. Pozicioni im është 100% i vërtetë edhe aksionet së bashku me investimin. Mosha ime është në përputhje me legjislacionin në fuqi?

?Unë hyj tek vajzat me fat për shkak të punës time, ndershmërisë dhe pronave të trashëguara nga nëna dhe babai im?, tha Besiana për citynews

Në asnjë moment dhe në asnjë rresht të shkrimeve tona apo pyetjeve drejtuar ndaj Besianës, ne nuk kemi dyshuar te ?fati? i saj. Për më tepër, shqetësimit të saj se pse ne interesoheshim për aksionet e kësaj kompanie, pasi ajo nuk ishte një person publik, i jemi përgjigjur duke i theksuar se komunikimin me të e kemi kryer për të qenë sa më transparent për publikun edhe pse ishim të bindur në qëndrimin e saj dhe deklarimet ku ajo thekson se të ardhurat për ndërtimin e kësaj kompanie, të cilën më pas ja ka shitur Andrea Manos, i ka pasur prej babait të saj.

Besiana në rrëfimin e saj për Citynews tregon dhe thekson se ?e kam shok si shumë njerëz që i kam njohur diku. Në PD edhe  janë shokë?

Mano dokumentAjo pranon se ka pasur lidhje shoqërore dhe thekson se është konsulente ligjore për kompanitë dhe pretendon se është bashkëpronare me kryetarin e PD-së në Korçë, Andrea Mano. Në fakt, sipas dokumentacionit zyrtar në QKR thuhet se Besiana Mullalli është larguar nga ortakëria në datën 21.08.2014, sipas regjistrimit të dokumentacionit në QKR ku theksohet se është shtuar ortaku Andrea Mano dhe është larguar ortaku Besiana Mullali. Ndoshta Besiana është e vetmja bashkëpronare në botë që nuk figuron në dokumentet zyrtare.

Pra kompania ALBANIA CONSTRUCTION ka një ortak të vetëm, ai është Andrea Mano, kreu i PD-së në Korçë

Vendimi i datës 01.05.2015, ?për pezullimin e veprimtarisë së shoqërisë? tregon qartazi se ortaku i vetëm është Andrea Mano dhe dokumenti ndodhet në krah. Pra Besiana, në komunikimin e saj këmbëngul se tek kompania në Korçë është edhe ajo e cila është pikërisht kompania ?AC?, me adresën e re, vendosur në datën 12.11.2015 me adresë, lagja nr.3, rruga ?Nikolla Naço?, objekti nr.3, dhe kjo pikërisht është adresa e shtëpisë e kreut të PD-së në Korçë, Andrea Mano. Ajo që thotë Besiana, se është bashkëpronare është një gënjeshtër sepse dokumentet flasin krejt ndryshe.

Citynews do të sjellë nesër të tjera fakte jo vetëm për kompaninë ?AC? por edhe një tjetër aktivitet që Andrea Mano e ka pasur ?rastësisht? në të njëjtën adresë me kompaninë e parë. Pikërisht, këtë adresë ku ka deklaruar selinë në themelimin e kopanisë ?AC? Besiana Mullali. Gjithashtu, do të sjellim informacione më të plota për kreun e PD-së në Korçë, mënyrën se si ai ka ndërtuar kompaninë, duke përdorur për të gjitha veprimet në një studio ligjore një vajzë 24-vjeçare. Ne jemi të vetëdijshëm se problemi këtu nuk qëndron tek Besiana,  e cila në fakt  ndoshta ka bërë detyrën e saj të konsulntes juridike por që në komunikimet që ne kemi pasur me të ajo është mjaft konfuze dhe e dyshimtë në deklarimet që jep. Ne do të zbardhim gjithçka dhe do ti shkojmë deri në fund kësaj problematike duke përfunduar investigimin tonë atëherë kur të dalë e vërteta në dritë. Vijon…/citynews

 





Lajmet e fundit nga