Çmimet e konsumit në të gjithë Evropën/ Vendet më të shtrenjta dhe më të lira, ja ku renditet Shqipëria
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Një debat i ashpër ka ndodhur sot në mesditë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mediat raportojnë për një debat Ruli-Basha dhe largimin e ish-Ministrit të Bujqësisë, por në fakt gjithcka ka qenë një fushë e vërtetë beteje për rreth 90 minuta, ku kanë debatuar Ruli, Imami, Bregu, Paloka dhe Spaho, thanë burime nga kjo mbledhje për citynews.al. Në fund ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, që ka vulosur debatin duke mbështetur debatet e brendshme në PD. Ky reagim ka habitur një pjesë të grupit por ka lënë më gisht në gojë edhe nënkryetarët e kesaj partie Paloka e Spaho. Paloka fliste për Ballistë e PSaho për Enveristë, thanë burime nga mbledhja.
Burime nga mbledhja thanë për citynews se grupi parlamentar ka qenë në unison për qëndrimet ndaj disa kryetarëve të degëve që ditët me fundit po hedhin akuza banale dhe po akuzojnë deputetë dhe drejtues të PD. Paloka dhe Spaho, që në fakt së fundi janë duke u rrezikuar në postet e tyre kanë tentuar të kenë një qëndrim ndryshe.
Së pari debati ka filluar parimor midis Genc Rulit dhe Lulzim Bashës për qëndrimet e krerëve të disa degëve kohët e fundit. Ruli ka theksuar se janë qëndrime pa etikë. Kreu demokrat Basha i ka quajtur sulmet e krereve të degëve si manipulime mediatike të urdhëruara nga mazhoranca. Më pas Genc Ruli ka braktisur mbledhjen e grupit, pas qendrimit te Bashes se PD ka komision etike me ne krye Halim Kosoven.
Arben Imami ka qenë në të njëtën linjë me Genc Rulin, ai ka kërkuar që Basha të ndalë sulmet banale dhe të urdhëruara të disa kryetarëve të degëve. Gjithçka ka ardhur pas reagimit të djeshëm të Myslym Murrizit, dhe kreut të PD në Vlorë ditën e sotme. Pak kohë më parë pati akuza ndaj ish kryetares së parlamentit Jozefina Topalli hodhi, kreu i PD Shkodër Ramiz Cobaj e quajti turiste në fushatë. Më tej në rrjetet sociale Cobaj u akuzua si ish-bashkëpunëtor dhe spiun i sigurimit të shtetit. Myslym Murrizi i ripërsëriti dje nga gazeta SOT akuzat, por mohimi i tij u shoqërua me qëndrimin e gazetës për publikim të rregjistrimit të intervistës.
Imami dhe disa deputetë kanë kërkuar që Basha duhet të sillet si kryetar dhe të ndalë këto sulme përcarëse, grupi i PD sipas Imamit nuk funksiononte si trupë unike politike.
Astrit Veliaj, ka reaguar në mbledhje duke theksuar se kreret e degeve nuk komunikojne dot me kryetarin Basha, sipas tij kryetari i PD i le njerzit nga tre dite pas dere.
Por debatet nuk u mbyllën këtu. Spaho dhe Paloka i hedhin benzinë zjarrit. Edi Paloka që ka theksuar se deputetët kritikë janë bërë si Ballist Morina për qeverinë, ata sulmojnë PD-në dhe nuk flasin në parlament kundër qeverisë. Por Paloka, ka marrë një përgjigjë të ashpër nga ish ministrja e integrimit, Majlinda Bregu e cila ka theksuar se grupi parlamentar nuk ka kohezion dhe konfidencë. Bregut pak ditë më parë ju manipulua në media një debat me Lulzim Bashën në mbledhjen e kryesisë, më tej u sulmua në disa media on-linë pranë kreut të PD-së, por sot Paloka vazhdoi më tej?.Konfidenca që këkon Bregu fillon nga Paloka apo nga Basha?
Nënkryetari Edmond Spaho, i njohur për servilizmin e tij legjendar ka kritikuar intervistat e deputetëve dhe qëndrimet e tyre, duke kërkuar të heshtin dhe të jenë më agresivë ndaj qeverisë dhe jo të flasin për problemet e opozitës.”Une jam krenar per kete opozite, megjithese po me duket vetja si ne kohen e shokut Enver” ka theksuar Spaho duke rendisut sipas tij “fitoret” e opozites. Në fakt vetë Spaho prej kohësh në parlament më shumë shihet me ministrat dhe miqtë e tij qeveritarë, duke mbyllur si gjithmonë pazaret dhe problemet e tij personale. Postin e tij e ka kthyer thjesht në shërbim personal duke mos kryer asnjë detyre dhe punë në PD. Një pensionist i parakohshëm që ka disa dështime të pandalshme por kërkon të shpëtojë nga heqja duke bërë servilin mjeran.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndërhyrë në këto debate duke theksuar se PD, është partia e dabatit dhe fjalës të lirë. Berisha ka ndjekur me vëmendje cdo pjesë të këtij debati që për herë të parë mund të quhet një ?luftë? e fortë në grupin parlamentar të PD-së, ku Lulzim Basha ka vërtet artileri të rrëndë përballë./citynews
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është emërua...
“Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe ...
Disa deputetë kërkuan penalitete për kryetarët e degëvë humb...
Më ka rastisur, pa dashjen as kënaqësinë time, por me përgje...
Ismail Morinaj do të kishte qenë i justifikuar që të mbante ...
Mëngjesi i sotëm ka sjellë një ditë të vërtetë vjeshte me re...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot, g...
Policia e Durrësit nis procedimin penal në të gjendje të lir...
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe ka quar në proc...
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat e saj në lidhje me ink...
Në kuadër të projektit ‘Forcimi i demokracisë dhe sundimit t...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutuar sot ndryshimet ...
Pak kohë më parë, Digitalb transmetoi një dokumentar për Ba...
Ministria e Brendshme ka zbardhur deklaratën e plotë për ra...
Lajmi i ditës është arrestimi i Ismail Morinajt, por kush ja...
Në një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmjen e të martës në n...
Gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm ish-kreun e komunës ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po për...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka prezantuar mëngjesin e sotëm ...
U bene disa jave qe eshte hedhur ideja e rikthimit te Spital...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...